Miho Gjini, publicist dhe kritik arti!

0
323

Miho Gjini
Publicist, kritik arti, shkrimtar!

Lindi ne fshatin Piqeras te Sarandes, me 20 mars 1938.
Pas perfundimit te studimeve te mesme ne politknikumin “7 Nentori” te Tiranes, specializohet nje vit per Elektrecitetin ne Mjeksi, prej nga dergohet te punoje si teknik rentgeni ne rrethin e Gjirokastres.

Pas 3 vjetesh pune ketu, vijoi studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” (1959-1963) , duke u specializuar edhe per regjisure e kritik teatri. Ka punuar per tre vjet si drejtor i Teatrit “Skampa” ne Elbasan, me pas u emerua ne Ministrine e Arsimit dhe te Kultures, fillimisht per nxjerrjen e buletineve “Teatri” dhe “Estrada”, dhe me vone si inspektor i pergjithshem i teatrove dhe estradave, detyre qe e vazhdoi per 12 vjet me radhe. U aktivizua s

i pedagog i jashtem ne Insitutin e Larte te Arteve per lendet “Mjeshtri e aktorit”, “Histori e Teatrit” dhe “Te folurit skenik”. Veprimtarine studimore e filloi qysh ne vitin 1960 dhe u be nga kritiket me te zeshem te teatrit gjate viteve `60-`70.

Pas vitit 1973, Miho Gjini u kritikua per frymen liberale si dhe mbrojtjen e dramave “Njollat e murrme” (1969 te Minush Jeros dhe “Historia e nje vajze” (1972) te K. Dushes. U shkarkua nga detyra dhe u dergua mesues ne shkollen e mesme te kultures ne Tirane. Ndersa ne v. 1976 u dergua per ri edukim ne minieren e Memaliajt. Pas tre vjetesh pune ne galerite e nendheshme, u burgos me 7 vjet heqje lirie duke kryer denimin ne burgjet e Tepelenes, Spaci e te Ballshit.

Ne vitin 1992 emigroi ne Greqi duke punuar pune te renda si punetor. Krahas kritikes ai ka shkruar edhe skece e komedi me nje akt. Dy vellime me tregime dhe novella per te rritur jane nderuar me cmime te para ne konkursin e shpallur nga shoqata “Shqiptaret e Selanikut” ne Greqi. Anetar i grupit “Drita” ne Athine dhe korrespondent i gezates “Himara” qe botohet ne Nju Jork, SHBA.

Ai njihet si publicist qe nga viti 1960 e deri me sot. Nga veprat e botuara me shkrime kritike per teatrin dhe dramaturgjine jane: “Trokitje ne dyert e Teatrit” (artikuj kritike, 1967), “Pas shfaqjes” (artikuj kritike 1973), Teatri dhe koha (studime kritike, 1975), “Artisti i popullit Mihal Popi” (monografi, 1997; botimi i pare i te cilit i bere qe ne vitin 1967, por u kthye ne karton me rastin e denimit te autorit).

Ky liber eshte nderuar nga juria e konkursit te 30-vjetorit te clirimit te atdheut me cmim te trete. Me monografine Naim Frasheri, pasardhes I Moisiut (1998), ai shleu nje peng te vjeter, duke lartesuar individualitetin e njerit prej aktoreve me te shquar te teatrit shqiptar, saje informacionit te pasur artistic qe sjell qasje vleresuese mbi cilesine e aktrimit te tij, sikunder edhe nje percjellje me perthyerje emocionale vetjake, qe e bejne me te lexueshem librin.

Te libri “jete artistesh – portrete” (1999), ai sjell disa nga portretet me te spikatura te aktrimit shqiptar, ku vecohen ato kushtuar Kujtim Spahivoglit, Bexhet Nelkut, Margarita Xhepes, Yllka Mujos etj.

Libra te tjere: “Nje jete e nderprere – Pirro Sava” (2005); “Biseda me muzat” (artikuj kritike, 2008); “Vdekja e mjellmes” (tregime, 1995), “Adio Xhulja” (tregime e novela, 2000), “Vila e vetmuar” (novele, 2001), “Debimi, udha per ne ferr” (roman autobiografik, 2002) “Arratisja e kujteses” (tregime, 2003), “Vdekja e artistit” (2006) .

Aktualisht jeton ne Greqi. Miho Gjini i eshte dhene titulli “Mjeshter i Madh i Punes” dhe “Qytetar Nderi i Bregdetit”
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 168-169

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here