Milto Profi (1937-2018)
Aktor dhe regjisor.
Aktor i teatrit “Aleksander Mosiu”, Durres, regjisori i pare i Estrades se Shtetit si dhe u aktivizua ne disa filma Shqiptare.
U lind ne Durres me 15 gusht 1937. Rruga artistike e tij nis ne vitin 1950, por ndrysh nga shume shoke te tij qe aktivizoheshin në grupet artistike të shkollave apo të ndërmarrjeve. Pasioni per kinemane e kishte te perhershem ndaj pas përfundimit te shkollës se mesme në Durrës, u regjistrua në Liceun artistik “Jordan Misja”. Po niste edhe një herë shkollën e mesme, për hir të artit..
Me formimin e Shkolles se lartë teatrale, tek M. Profi krijohet mënyra më e mirë për t’ju afruar objektivit. Keshtu atij iu desh që, për të shfrytëzuar bursën në Lice ti vazhdonte paralelisht studimet edhe në shkollën e re të teatrit. Bashkë me Serafin Fankun, Luigj Gurakuqin, Viktor Bruçetin, Miho Gjinin, etj. e caktuan në kursin e parë të regjisurës. Pedagogë, mjeshtrit Andra Mano, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, etj.
Pa i përfunduar ende studimet Milto Profit i kërkohet të përgatisë një shfaqje në Estradën e Shtetit. Nga dhjetra skeçe qe ai gjen në dollapët e arkivës së teatrit të Estradës sajon një libret, në bashkëpunim me Aleksandër Banushin.
“Pa prit e pa kujtu” ishte premiera e parë e drejtuar nga Milto Profi, e cila që në titull prezantonte edhe mbërritjen e një regjisori të ri. Në fakt ndodhi tamam ashtu. Profi, u bë regjisor i Estradës shtetit, pasi profesorët e tij e konsideruan shfaqjen si një punë diplome, ndërsa platformën teorike e mbrojti me dramën e Nazim Hikmetit “Kafka”.
Veprimtaria e Milto Profit në skenat e kryeqytetit përfundon në vitin 1967, katër vjet pas diplomimit. Kthehet ne Durres, si aktor, pasi pozicioni i regjisorit ishte i zënë dhe rolin e parë në teatër per te ishte i një figuranti në dramën “Familja e peshkatarit”. I duhej të lëvizte një dritare dhe të imitonte me zë furtunën që e shkundte atë. Sapo kthehej nga detyra e regjisorit të Estradës së Shtetit në Tiranë, por bënte detyrën si aktor figurant në teatrin e qytetit të tij, sikur të ishte roli kryesor i shfaqjes.
Aftesite e tij aktoriale bene shpejt qe te kthehej një nga aktorët e dashur të skenës durrsake gjate periudhes kohore 1967 – 1980.
Aktori spikati veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, dhe pa dyshim ishte pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” .
Ishte ne moshen 30 vjeçare, kur fillon të punojë si aktor në teatrin e Durrësit. Ne pjeset ku u dallua interpretimi i tije mund te permendim: “Prefekti”, “Martesa”, “Mulliri i Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”. “Kartela e verdhe” etj.
Per nje periudhe kohore i rikthehet regjisurës me dramatizimin për fëmijë “Kështjella dhe helmi” me libret të Ismail Kadaresë, e më pas edhe një shfaqje varieteje.
Megjithate ai gjen një mënyrë tjetër për të mos u larguar nga regjia, që e konsideronte “dashuria e parë”. Drejton trupat amatore të ndërmarrjeve, duke u bërë bashkë me të rinjtë pasionantë fitues i mjaft flamurëve dhe vendeve të para në festivalet teatrore të ndërmarrjeve.
Punon mire me amatorët e NI Gomës, Hekurudhës, Kantinës së Verës, ndërmarrjes komunale, e plot të tjerasi dhe Anketën muzikore të Pallatit “Rinia”, të cilën e ka drejtuar për disa vite.
Më 1975-n regjisori Haxhi Rama vendos në skenë komedinë “Kartela e verdhë” dhe dyshja Teli e Foni, që krijojne me kolegun Mirush Kabashi, u bë mjaft e njohur. Gadi 400 shfaqje me “Kartelën” u dhane në të gjithë Shqipërinë. Me Mirush Kabashin punon përkrah edhe te “Revizori” i Gogolit, me regji të Vangjel Hebës, por dyshja Teli dhe Foni i bënë ata shumë popullorë.

Reth kesaj periudhe Milto Profin e largojnë nga teatri për “një budallallëk”, për të cilin sot njerëzit mund të qeshin me lot më shumë se në një shfaqje estrade. Sidoqoftë, Milto Profi punon me të njejtin seriozitet për 18 muaj në fabrikën e Gomës dhe bëhet një nga mjeshtrat e repartit.
Kthehet në teatër dhe luan me Mirush Kabashin atë që u konsiderua “seria e dytë” e Kartelës. Regjisori dhe libretisti Haxhi Rama me “Lojtari nr 10” rikthente atmosferën e gëzuar të situatave dhe batutave, që qarkullonin jo vetëm në Durrës për dy tifozët e çmendur që hanin sapun vetëm për të mos munguar në stadium.
Mbasi del ne pension largohet drejt Greqisë, duke u vendosur në Pire.
Milto Profi u aktivizua edhe ne disa filma shqiptare te Kinostudios si : Nje udhetim i veshtire – 1977 / Dorina – 1979 / Vendimi – 1984 / Pranvere e hidhur – 1985 / etj.
Nderron jete me 21 shkurt 2018
__________
Burimi i informacionit simbas nje interviste te dhene nga vete aktori ne portalin DurresLajm. Pershtatur per faqen Kinematografia Shqiptare ne mars 2021