Mina Koxhaku (1950-2013) | Homazh aktorit të skenës dhe ekranit!

0
3640

Mina Koxhaku (1950-2013)
Aktor i teatrit “Bylis” te Fierit dhe kinematografise shqiptare.

Lindi ne Berat me 1 maj 1950. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1973. Me pas behet pjese e trupes se teatrit “Bylis” duke qene pjes e saj deri en v. 2000 kur del si aktor i lire.

Ai ka interpretuar mjaft role ne skenen e “Bylis” duke misheruar shume figura si ato te rinjesh gazmore, njerez me sjellje te shpengurara, te moshuar apo fshatare te urte e ironike. Keto veti te tij dalin ne pah ne shfaqjet “Keshtu te dua” ;”Shoku Niqifor”; “Stine e merzitshme ne Olimp” ;”Gomone” etj. Njeri nga figurat me mbreselenese te tij ishte ajo e nje mullixhiu plak ne dramen e Teodor Lacos “Gjemimi i atij dimri” , ku u nderthuren gjakimi per te vizatuar nje karakter te mevetesishem, me perjetim dramatik te casteve te veshtira, deri edhe heroike, perballe vdekjes.

 

Ne aktrimin e tij pergjithesisht spikatin veprimet e shpenguara dhe tonet humoristike, te perthyera ne nje pershtatshmeri aktoriale organike, qe shoqerohen me befasime te kendeshme, natyrshmeri, thjeshtesi e spontanitet. Pervec interpretimeve ne skene ka marre pjese edhe ne shume filma artistike duke luajtur role te rendesishme : Vaso ne “Shtepia jone e perbashket” (1981); Seferi ne “Dritat e qytezes” (1983); Petro ne “Lundrimi i pare” (1984); Beni “Shirat e vjeshtes” (1984); doktori ne “Nje vit i gjate” (1987); brigadier Vasili ne “Shpresa” (1989) deri ne vitin 2000 ne “Nje baba teper”.

Punoi gjithashtu ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” ne Tirane ne harkun kohor nga 2005 – 2013, viti edhe kur nderron jete.


__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002
– A. T Hoxha / f.212 / Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 240.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here