Mirjam Bruçeti | Aktorët e Teatrit “Migjeni”, Shkodër!

0
1394

Mirjam Bruçeti
Aktore e Teatrit “Migjeni”, Shkoder dhe e Kinematografise Shqiptare.

Ka lindur me 15 mars 1949. Ka kryer shkollen e mesme pedagogjike per mesuese ne Shkoder e me pas eshte diplomuar ne Insitutin e larte te Arteve ne Tirane. Pas diplomimit si aktore, fillon pune ne Teatrin “Migjeni” Shkoder.

Pjese e aktoreve te shquar shkodrane dhe e trupes se ketij teatrit ku ka interpretuar nje sere shfaqjesh perkrah aktoreve ne ne ze te ketij institucioni.

Perkrah karrieres artistike ne Teatrin “Migjeni”, bashkeshortja e aktorit te paharruar Viktor Brucetit eshte e njohur nga spektatori yne edhe nepermjet disa filmave artistik shqiptar , kryesisht gjate viteve `80-te, ku ka interpretuar ndonese ne role episodike, ajo ka ditur te leje gjurme, duke treguar madheshtine e nje aktoreje profesioniste. Vecohet ne rolin e Daves ne “Rruga drejt lirise” (1982).

Filma te tjere ku mund te permendim jane edhe : “Deshmoret e monumenteve” (1980); “Thesari” (1981) ne rolin e Sofies; “Flaka e maleve” (1982); “Dasma e shtyre” (1985), gruaja e Bales; “Te paftuarit” (1985); “Flutura ne kabinen time” (1988) nena e “iriqit” etj.

 

Eshte kthyer nga Parisi ne Shqiperi ne vitin 2015 apostafat per te interpretuar ne komedine “Tre halla dhe nje tul” te rregjizorit Bruno Shllaku dhe skenar te Besnik Cinarit. Ne gusht te v. 2019 nderohet me titullin “Mirenjohja e qytetit”.

________________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Abaz T. Hoxha / f.53 . U publikua me pare ne vitin 2017 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here