Mjeshter i humorit, Sander Ruçi | Profil!

0
2159

Sander Ruçi, mjeshtri i madh i humorit!

Ja Shkodra ra n’qetesi
E ne oborre t’gjana si nuse
E plot stoli
Po na e shndriste hana
Qe udheton ngadale
Driten e saje tuj fale …….

…. Dhe lule vilet n’mur
Heshti edhe i fundit za
Ne Shkoder n’gjume ka ra

PROLOG!
Eshte aktor i gjinise se humorit, rregjisor, producent, skenarist, parodist, te gjitha cka mund dhe duhet te kete nje artist i kompletuar i skenes, shkurt duke i permbledhur te gjitha me nje fjale eshte nje artist i vecante, pjese e historise se artit te varietese shkodrane e sidomos mbas viteve 90-te luan nje rol te vecante ne humor dhe padyshim i perket asaj plejade artistesh me te cilen Shkoder “Locja” krenohet.

Ne kohet e ketij tranzicioni te pafund vihet re nje tentative dhe qellime dashakeqese te antivlerave per te injoruar artin dhe artistet e nje gjenerate te cilet faktikisht bene historine e ketij arti ne zhanre te ndryshme te tij. Vlerat e artisteve te tille mundet dhe duhet te vihen ne dukje gjeresisht sidomos tek brezi i ri , i cili duhet t`i marre ato si shembull!

Sander Ruci lindi me 19 Korrik 1955 ne rrugen “Palin Canaj”. Eshte nje lagje ne Shkoder nga e cila dolen, mjaft njerez te talentuar, artiste, kengetare, emra si Tish Daia, Bik Ndoja, etj. Nena e tij Pina ka qene nje grua e shkolluar me arsim te mesem qe ne ate kohe ishte e rradhe tek njerezit, dhe qe zoteronte mjaft mire gjuhen italiane. Babai Sandrit, Zef Ruci, ka qene oficer dhe me origjine nga mirdita por banues ne Shkoder qe prej 60-viteve dhe me teper. Sandri ka kryer gjimnazin 28 – 29 Nentori.

 

Fillimet!
Shkodres nuk i kane munguar asnjehere talentet.
Ishte koha kur organizohej nje festival, konkurrimi i estradave amatore te qytetit, e cila vihej gjithnje nen vrojtimin e specialisteve te Teatrit dhe te estrades dhe nga ku behej burimi kryesor per gjetur dhe perfshire ne Teaterin profesionist talentin e duhur .

Ne fakt te gjithe artistet shkodrane, sidomos ato te estrades asnjeri nuk ka kryer akademine e artit, si qofte Tano Banushi, Bik Pepa, Hasan Smaja. Paulin Preka etj dhe po keshtu edhe Sandri, i cili zbulohet si talent nga i ndjeri Paulin Sekuj.

Keshtu me 16 shtator 1976, deputon ne Teatrin e varietese me te gjithe gjigandet e humorit shkodrane. Ka nje rol prove te cilin e kalon me sukses. ne skecin “Kushtetuta” nje lloj interlokutori, nderlidhes, prezantues i skenave te aktoreve qe interpretojne prapa tij, periudhen dhe rrjedhjen e ngjarjeve qe nga koha e Zogut deri tek viti 1976.

Keshtu starton karriera e tij. Vrojton, studjon mjeshtrin e madh Tano Banushi prej te cilit meson shume, Gjosho Vasine, vecanerisht origjinalitetin e Paulin Prekes, me te cilin do te kete nderin ne shume raste te interpretoje, duke ju perkushtuar me pasion, deshire artit te skenes, gjinise se humorit ne mbi 40 vjet ne karriere , nje nder ma te pasurat qe me humorin e tij ka lene gjurme te pashlyeshme jo vetem ne skenen shkodrane por edhe ate shqiptare .

Te panumerta skecet dhe karakteret qe interpretoi me mjaft mjeshtri perkrah emrave te tjere ne vazhdimesi si ; Zef Deda, Zylyha Miloti, Mark Lekunda, Besnik Çinari etj. Nder ato skece e humor mund te permendim : Gjyqi në mungesë / Lahuta / Anderr Grashë / Kur kam njoftë Ndreken / Kthimi Mehillit / Gomonia / Nusja e sodit / Vllaznia asht Vllazni / Weekend e Piknik / Puseta / Amelcinat e Hillura / Maska / Dan Dupi ….

 

Nji pjesë e pa thënē e portretit autobiografik !

Krahas kontributit si Aktor Rregjisor e Producent nji ndihmesë në favor të artit në veçanti dhe të tij në pergjithesi eshte produktiviteti jo i pakte në krijimtarine letrare e në shume zhanre të kësaj krijimtarie si : Liber Humoristikë , Vëshgime , Meditime , Monologje ,Elegji , Recitime , Parodi , Tregime Humoristikë , Skeçe , Ventrilokë , Diologë , Filma me metrazhë të shkurtër humoristik , Skeçe Muzikorë , Vargje , Librete Varieteje , Fjalë të urta , Reportazhe gazetareske , Spote televizive .

Me poshte jane 40 materialet e 20 viteve të fundit (2000-2020) që jane në fondin e artë të tij, si aktor, regjisor e producent , ku ka shkruar 138 materiale letrare dhe në 46 vjet karierë ka vene ne skene 41 premiera,
ka kater “Stand Up komedi” , në total 13 recitale ( qe perbejne edhe rekord absolut kombetarë ). Sander Ruci krijoi me profesionalizem rreth 500 role e karaktere , me trupat amatore e profesioniste.

Qe nga debutimi në Estraden profesioniste te Shkodres, me 1976, ka interpretuar 93 premiera , nën drejtimin e emrave te shquar te artit shqiptar si Paulin Sekuj , Zerudin Dokles e Arben Haverit , Rregjisor e Producent i shume Neteve Shkodrane me trupen profesioniste. Ka mbuluar per disa kohe edhe pozicionin e drejtorit ne televizionin lokal “Rozafa” , per tre vjet direct ka drejtuar emisionin “100 fjale për nji pare”.

Ka në repertor 10000 Vargje e mbi 6000 dalje në skene . Ai nuk ndalet me kaq, rrugetimi i tij artistik vazhdon, prej 22 vitesh operon në profesion të lire duke shkruar, interpretuar e vene ne skene, nën singlen “Sandri & Kompani” si producent në të gjithe kete “background” te pasur artistik në rang lokal, kombetarë, madje edhe nderkombetare.

Ka gadi premieren e re , te titulluar “No Honey (hani) no Money (mani)” , të cilen e pengoi ky rasti i jashtezakonshem i Covid-19, qe mund te konsiderohet si nga premierat me te mira te 10 viteve të fundit .
Ne repertorin e tij, po ashtu eshte edhe nji tjeter “Stand Up Show” si kangetare e aktor ku ka brenda ketij spektakli 11 kange të tjera nderkombetare.

138 materialet e këtyre zhanreve të siper përmendura e të shkruara nga Sandri në kto dy dekada e kane pa driten e skenes e të tjera në vazhdim po e presin atë me prodhimtari të re , një pune që vazhdon sigurisht e mundishme me pergjegjësi por që sjellë sadisfaksion e pse jo mundesisht edhe risi !

Aktualisht jeton me familjen e tij, qe nga viti 2006 ne Boca Raton te Floridas ne US.America, me dashurine e madhe per Shkodren dhe atdheun, pa u ndare aktivitetit artistik. Sander Ruci si biri i Shkodres nuk ka se si te mos ngjasoje me artistet e tjere te medhenj shkodrane qe i nxori vatra shkodrane. Pervese humorit ai shkruan po aq bukur. Ne vitin 2011 ka shkruar librin e pare “Kur te buzeqesh vargu”, ne nje frymarrje te re te letersise shqiptare te humorit kjo letersi tipike sidomos ne Shkoder. Lindja,buzeqeshja e librit te pare eshte si lindja e nje djali pas nje dashurie .

Sander Ruci nder te tjera eshte nje person i sjellshem, i edukuar dhe mjat i komunikueshem..

Cmime dhe tituj:
“Medaljen e artë të mirenjohjes” nga presidenti Moisiu
“Urdheri Mjeshter i Madh” nga , presidenti Nishani

Për çdo vit në vendëlindje vjen me nga dy premiera të reja duke qene pak a shume i Sander Ruçit artistik që adhuron artin e qytetin e vet Shkodren.

Jane shifra qe nuk duhet te anashkalohen lehte, ose te nenvlehtesohen te ketij artisti qe vazhdon akoma te kete prodhimtari, cilesi e kualitet ne kete fushe per spektatorin qe eshte gjykuesi me i drejte.

______________________________________________

VINI RE: Ky material mbrohet me te drejta autoresie © Sander Ruçi & Kinematografia Shqiptare. Ne ndertimin e ketij materiali u perdoren informacione nga vete artisti ne fjale Sander Ruci . Perpunoi dhe pershtati per publikim “Kinematografia Shqiptare” / Shtator 2014 / Janar 2021. Falenderojme perzemersisht aktorin Sander Ruci qe na ndihmoj ne publikimin e disa fotove te ketij albumi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here