Moderatorja e TVSH-së Silvana Braçe!

0
2186

Silvana Brace
Ekonomiste, gazetare, prezantuese shfaqjeve artistike.

Lindi ne Tirane ne vitin 1958. Qe femije ajo ndonese ishte nje tip i druajtur, dallohej mbi te tjeret, ne recitim, hartime, poezi. Ne shkollen fillore qe nga klasa e 1 deri ne te 7-ten merret me balet. Te gjitha keto jane eksperienca personale te sajat qe do t`i vlejne per me vone, sidomos baleti, eshte i domosdoshem per plastiken, skenen dhe ekranin.


Kontakti i pare me kameren televizive nuk ka qene i drejtperdrejte. Ne moshen 15 vjecare ka qene mikrofoni i Radio Tiranes ku ajo e ka filluar rrugen e prezantimit. Krejt rastesisht mbasi mbaron shkollen 8 vjecare, nje punonjes i Radios ne ate kohe, i terhequr nga zeri i saj, i fton prinderit e saj te beje nje prove ne radio. E ema e Silves, insiston dhe mbasi kontakton radion, Silvana starton ne nje program per te rinj, ndonese ishte ne nje moshe akoma feminore. Me pas e nxitur edhe nga te tjeret bene proven bindese para kamerave te televizionit , madje duke i habitur te gjithe me ate sigurine pa i ber syri “terr”.


Ne te njejten kohe gradualisht vazhdon gjimnazin e pergjithshem dhe punen ne televizion. Ka privilegjin dhe nderin te zevendesoje nje spikere te shquar te brezit nismetar ne Televizion, pikerisht Stoli Belin, spikerja e pare zyrtarisht e TVSH-se. Arsimimi i saj eshte per ekonomi, financiere e diplomuar ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1985. Ne televizion u emerua si redaktore e cila gjeti ndihmen dhe perkrahjen nga dy kolege, Pandi Lacos dhe Genc Pulahes, te dy bije shkrimtaresh.

Me pas ajo eshte lancuar duke pervetesuar me se miri zanatin e gazetares dhe spikeres ne TVSH. Prezanton tre Festivale te kenges, mjaft emisione muzikore.

Me buzëqeshjen e saj të bukur dhe të pashteruar dhe me finesën e saj, zbukuroi dhe kënaqi zemrat e teleshikuesve. Kryesisht prezanton emisione mbi muzikën dhe me të ftuar muzikantë dhe këngëtarë. Emisionet e saj janë pasuri e veçantë për TVSH-në. Frymezimi i saj ka qene Raffaella Carra`
Aktualisht jeton ne Rimini , Itali.

__________________
Kinematografia Shqiptare – prill 2018
Informacioni i perdorur nga nje seleksionim i lajmeve nga gazeta shqiptare on line.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here