Muhamet Sherri (1948-2011) | Përkujtimore!

2
3831

Muhamet Sherri (1948-2011)
Aktor i teatrit “Bylis”, Fier si dhe i kinemase shqiptare.

Me nje pamje te qete dhe babaxhane, me nje timber zeri tejet karakteristik, me hapat e tij te lehte ne kontrast me fizikun e tij te madh, keto jane karakteristikat e aktorit shumeplanesh fierak Muhamet Sherri.

U lind me 12 Mars të vitit 1948 në qytetin e Fierit. me origjine nga Cameria, prinderit e tij kane ardhur qe andej ne 1944. Jeta e tij ka qene mes te papriturash here te kendshme dhe here te pakendshme, here jeta e ka perkedhelur dhe here e ka goditur me shuplake, por kurrsesi ai nuk eshte rrezuar.

Pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 1970 fillon studimet ne Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Degën e Dramës në Tiranë. Nga viti 1973 fillon punën si aktor ne teatrin “Bylis” te Fierit.

 
 
 

Ka interpretuar në më se 40 role në teatër duke marrë edhe disa Çmime në Festivalet e Teatrove në vitet 1978,1983 dhe 1986. Krahas impenjimit në teatër Muhamet Sheri ka interpretuar edhe 12 role në kinematografi. Këtu mund të përmendim rolin e tij të parë, rolin e brigadierit në filmin “Brazdat”, rolin e Bushit tek filmin “Gjeneral Gramafoni” në vitin 1978, rolin e Ndrekës në filmin “Fundi i një gjakmarrje” në vitin 1983, rolin e hanxhiut në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj.

Gjithnje artdashesi jo vetem fierak, por ne te gjitha skajet e vendit, e deri jashte kufijve e ka pritur me duartrokitje dhe ovacione.
“Kjo me ka falur shume dashuri dhe kenqesi”-ka thene ai.

Koha e arte e Muhamet Sherrit ne kinematografi, do te jete periudha e viteve 1976-1984 ku Muhameti me vokalin, timbrin e ngrohte te paperseritshem, fizikun e forte dhe burreror ka terhequr vemendjen e rregjisoreve dhe operatoreve me emer si Viktor Gjika, apo Pali Kuke. Kane qene vitet 1977 dhe 1978 ku ai luante ne shesh xhirime te ndryshme per filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Udha e shkronjave”. Gjate xhirimeve te ketyre filmave ai ka shume detaje te kendshme dhe te hidhura, ku veshtiresite e aktoreve shtoheshin edhe me teper nga kursimet, plani apo aksionet e famshme para xhirimeve, idiotesira keto te sistemit monist, apo te udhezimeve nga “lart” nga drejtuesit e Kinostudios “Shqiperia e re”.

 
 
 

Roli i tij i fundit eshte roli i Kostes, i nje fermeri grek Papuli sic i thone ata me dashmamiresi, eshte nje rol i nje njeriu te urte, te mire, dashamires, i cili percjell mesazhe teper njerezore, karshi personazheve te tjere sidomos atyre grek qe kane nje mentalitet negative karshi shqiptareve qe te detyruar nga kushtet ekonomike kane marre rruget e hirta te kurbetit ne token fqinje.

Muhamet Sherri ishte nje aktor me nje kariere 35 vjecare , duke marre cmime qe nga viti 1976, 1981, 1989 ne Festivalin e fundit ne Tirane me dramen “E bukur shtepi e vjeter” te Pellumb Kulles. Ka marre cmim edhe ne vitin 1986 me rolin e Hodo Ruzhaj tek “Gjemimi i atij dimri”, me rolin e Xhafo Idrizit tek “2 krisma ne Paris”, keshtu qe Sherri asnjehere nuk eshte konsideruar si aktor “provincial”.

Per Muhamet sherrin si Filmi ashtu edhe Teatri nuk kane patur ndonje dallim. Ja si i eshte pergjigjur ai kesaj pyetje:

“Sejcila me bukurine e vet, te mirat e veta, bukuria e teatrit eshte se e ke emocionin brenda ne salle drejtperdrejt me spektatorin, brenda 2 oreshit, emocionet clirohen plotesisht, ndersa kinematografia ka te miren tjeter qe mbetesh ne arshive, shikojne brezat punen tende. Psh ka film qe une kam luajtur si “Udha e shkronjave” ne 1977, tek “Gjeneral gramafoni”, “Gunat permbi tela”, “Ne prag te jetes”, “Fundi i nje gjakmarrjeje” e te tjera qe nuk me kujtohen tani. Ato mbeten, por sigurisht edhe drama qe eshte e bukur eshte e filmuar dhe ajo mbetet e rregjistruar e cila eshte dhene disa here si psh “2 krisma ne Paris”, nje drame qe eshte shfaqur qindra here dhe spektatori e mirepret, apo “Maria Oktober”, “Kush e vrau Kastijin” nje shfaqje model, “Shtrigat e Salemit”, “Pusi” etj qe vazhdojne te qendrojen ne arshivene TVSH.”

Muhamet Sherri eshte ndare nga jeta me 14 Shkurt 2011!

Per tu permendur keto Filma ne karrieren e aktorit
1973 — Brazdat- – Brigadieri

1976 — Pylli i lirise – – Ballist
1977 — Gunat mbi tela- -Dalip Kamberi
1978 — Udha e shkronjave (Film TV)-Çobani
1978 — Gjeneral Gramafoni- -Bushi

1979 — Ne vinim nga lufta – – Malua
1983 — Fundi i një gjakmarrje – – Ndreka
1985 — Në prag të jetës – – Pano Manza, babai i Rinës
1988 — Rikonstruksioni – – Brigadieri
1989 — Balada e Kurbinit – – Hanxhiu

Teater
1983 — “Dy Krisma në Paris” e Skifter Këlliçit….Xhafo Idrizi
1982 — “Shoku Niqifor” e Pëllumb Kullës
1976 — “Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Laços…Hodo Ruzhaj
“E bukur shtëpi e vjetër” e Pëllumb Kullës ; “Koka e tjetrit” e Marsel Emesë ;
“Kush e vrau Kastijin” ; “Maria Oktober”; “Pusi” ; “Shtrigat e Salemit” (2008)
“Fqinjët “ e Rushdi Pulahës etj.

________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Forume & Gazeta shqiptare online – intervista te aktorit, informacion nga 2007 – 2010. Publikuar per here te pare ne mars 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

2 COMMENTS

  1. Formuluesit e shkrimit me lart qe i kushtohet aktorit te shquar Muhamet Sherri kane lejuar nje sere gabimesh dhe pasaktesirash qe i bejne dem punes se vyer ne kete websajt. Ne rast se nuk ndihet nevoja te ndreqen, le te mbeten, por them se i bejne dem edhe portretit te artistit tone te paharruar. Mbettë perhere i ndritur kujtimi i tij! Pellumb Kulla

    • Pershendetje mjeshter !
      Patjeter qe ka vend gjithmone dhe perhere ne kete sajt per plotesimin, ndreqjen apo zgjerimin e informacionit, si edhe ne kete rast per artistin tashme te ndjerin Muhamet Sherri. Aq me mire kur informacioni vjen nga artistet vete sic edhe jeni ju i nderuar z. Kulla. Eshte privilegj! Faqja eshte gjithmone e hapur dhe mirepret cdo koment, opinion, verejtje etj., mjafton vetem qe te jene te nje komunikimi te qyteteruar.
      Pa dyshim qe e vleresojme dhe e marim ne konsiderate verejtjen tuaj, por a mund te na thoni se ku dhe cfare duhet plotesuar dhe ndrequr, ne menyre qe portreti i artistit te paharruar M. Sherri t`i paraqitet publikut perkrah saktesise te informacionit edhe nje nivel maksimal i kenaqeshem!
      Na kontaktoni ne privat per ndreqjet ju lutem.
      Shume te faleminderit dhe ne te njejten kohe ju mirepresim me shume kenaqesi.

      shqiptarekinematografia@gmail.com
      ose thjesht ne mailbox te faqes ne Facebook “Kinematografia Shqiptare”

Leave a Reply