Muharrem Fejzo (1933-2020)
Ai eshte nje nder rregjisoret me te mire shqiptare nje nga ta qe ka krijuar historine e kinemase shqiptare, Nderi i Kombit, me nje kulture dhe finese te pakrahasueshme , shembulli me i mire per cdo artist. Ai ishte jo vetem nje rregjisor i mire sic njihej nga te gjithe , por edhe nje skulptore gjenial .Ka kryer edhe role te tjera si grimiore, butaforist.
Lindi ne Kolonje me 24 maj 1933. Mbaroi Liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane, duke mbrojtur diplomen me skulpturen “Violinistja e vogel”.
Emri i tij do te haset me vone ne disa ekspozita te arteve figurative duke mos e lene kete profesion edhe kur punonte si butaforist ne Teatrin Popullor, ne Tirane, marinar ne shkollen e instruksionit, brigadier ne nderrmajrjen artistike “Migjeni” , regjisor ne shtepine e kultures ne Kukes ose si grimior ne Kinostudio “Shqiperia e Re”, vendi ku fillon te punoje qe ne vitin 1956.
E fillon si grimior ne filmin “Debatik” (1961). Por me pare ne vitin 1959 ben nje kurs te vogel specializimi jashte shteti per grimin plastik dhe mbron diplomen per grimin ne pjesen teatrale “Oret e Kremlinit”; Rifillon ne Kinostudio duke marre pjese ne filmin “Fortuna” si grimiore e njekohesisht themelon repartin e grimit ne Kinostudio.
Ne vitin 1966 mbaron shkollen e larte per aktore, prane Teatrit Popullor e punon si pedagog e me vone si regjisor ne teatrin e Kukesit . Gjate kesaj kohe realizon edhe disa skultpura per dekorin dhe rruget e qytetit te Vlores. ne te njejten kohe punon si asistent regjisor ne filmat: “Detyre e posacme” – 1963; “Prita” – 1968; “Njesiti guerril” – 1969;
Filmin e tij te pare si regjisore e realizon ne vitin 1970 “Montatorja”.
Ne vitin 1972, se bashku me Hoshafin, xhiruan kinokomedine e pare shqiptare “Kapedani” e cila mbeti njeri nga filmat me te suksesshem te kinematografise shqiptare ne gjinine e komedise, duke e hedhur themelet e kinokomedise sone; Nder filma te tij te mevonshem qe kane bere jehone jane: “Operacioni “Zjarri” – 1973; “Fije qe priten” – 1976; “Mesonjetorja” – 1979 etj. (shiko skeden si me poshte.
KARRIERA ARTISTIKE (simbas viteve) :
1954 – Mbaron Liceun Artistik – Diplomohet skulptor (O.Paskali-J.Paco)
1954 – Punon për skenografitë e operave “Rusallka”, “Ivan Suzanin”, “Nusja e shitur”. Merr pjesë në ekspozitën kombëtare të arteve figurative.
1955 – Busti i heroinës “Zonja Çure”, Vlorë
1956 – Përfundon portrete e buste në betonarme – Durrës
1957 – Nëndrejtor i punimeve artistike – MIGJENI
1958 – Piktor-Grimior në Kinostudion “ SHQIPËRIA E RE”. Hap për herë të parë repartin e grimit
1959 – Specializohet në plasticë grimi në MOSFILM
1962 -1966 – Pedagog grimi në I.L.A. – Tiranë
1966 – Diplomohet ne I.L.A. AKTOR (ped: A. Malo – S. Prosi – D. Agolli)
1966 – Diplomohet në I.L.A. REGJISOR (ped: K. Spahivogli)
1966 – Ekspozita Personale e pikturës dhe skulpturës
1967 – Regjisor i Estradës së Kukësit
1970 – 1990 Regjisor në Kinostudio “Shqipëria e Re” – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë nga viti 1962. – Anëtar Nderi “ In Victam” i Qendrës Kulturore Artistike – BRINDISI
1974 – Fitues i Konkursit Letraro – Artistik, skenarist i filmit “Shpërthimi” Poezi: “Ty” 1954, “Dashurisë” 1955, “Shpresës” 1956, “Atdheut” 1956, “Erotike” 1961 ,“Gjallicës” (Poemë) 1967,”Djemve të mi” 1967, “Grimace”
1980 Drama: “Detyrë dhe Stuhi “ vënë në skenë në Teatrin e Kukësit, “Gardhet” 1967, “ Përroi i Heshtur” 1968, “Dara prej mishi” 1997 Aktor : Aleko “Qielli i Kuq” i T. Çaushit ; Llansi në “Dy Veronasit” Shekspir; Agimi në “E Bardha dhe E Zeza” F. Pacrami. Skenarë dhe Regji: 1968 “Agimeve bredh një copëz” – Skenari 1969 “Fillrojtësi” – Skenari
1970 “Montatorja” –Regji, sk. Dh. Xhuvani
1971 “Kapedani” – Regji (me B.A.)
1972 “Operazioni Zjarri” – Skenar dhe Regji – (me B.A) Pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik – vlerësuar nga kritika
1974 “Shpërthimi” – Skenar dhe Regji (me B.A)
1975 “Fijet që priten’’ Regji, sk. N. Tozaj.
1976 “Guna mbi tela” Skenar dhe Regji (me B.A.) Filmi i parë shqiptar me temë historike.
1977 “Sirenë në Mallakastër” Dokumentar – Regjia
1978 “Pranverë në Gjirokaster” – Regjia
1979 “Mësonjtorja” – Regjia. Vlerësuar nga shtypi dhe media shqiptare, fitues i 9 çmimeve, e propozuar për Çmimin e Republikës dhe regjizori për “Artist i Merituar”. Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Valencias. Vlerësuar si «monument i historisë shqiptare».
1980 “Mëngjeze të reja” – Regjia
1981 “Thesari” – Regjia
1982 “Ndërtimet tona” Dokumentar – Regjia
1983 “Një emër midis njerëzve” – Regjia. Konkuron ne Festivalin nderkombetar te Valencias
1985 “Pranverë e Hidhur” – Regjia
1986 “Fshati Malor“ Dokumentar – Regjia
1987 “Binarët” – Skenar dhe Regji (me B.A)
1989 ‘’Muri i gjallë’’ Regjia. Vlerësuar në Festivalin Europian, Çeki. Kino-Legjenda e Parë Shqiptare.
Të parealizuar: 1991 “Zhgënjimi” (Eksodi) – Skenar për film
1993 “Operacioni Pelikani” – Skenar
1994 “Përplasja” -Skenar
1997 “Ibrahim Kodra” – Skenar
2000 “ Shkon e nuk kthen” – Skenar (me B.A)
2003 “Albatraz” – Skenar
1981-1984 “Goditja’’ sk. Sabri Godo.
Filma Televizivë: 1996 – “Orteku” ,
1996 ‘’Sipa Press”,
1996 – “Një Piktor në Paris” ,
1997 – “Kollosi i Cirkut Shqiptar“ ,
1998 – ‘’Nata në Paris’’ regjia.
Dekore: “ E Bardha dhe E Zeza” e F. Paçramit –Teatri Popullor “Detyrë dhe Stuhi “ e M. Fejzos – Teatri Popullor
Muzikë : “Xhaxha Vanja” (çehov) – kompozitor M. Fejzo “Atdheu” Poemë – Autor dhe Kompozitor M. Fejzo
Skulpturë – Pikturë: Portrete, buste, basorelieve,
Statujë në beton-arme. Mbi qindra punime në pikturë në teknika të ndryshme të vendosura brenda dhe jashtë atdheut. Monumentet në bronx të: Kyegjyshit Botëror të Bektashizmit, Ahmet MyftarDede, Vlorë. Themeluesit të Bektashizmit, Haxhi Bektash Veliut, në kryegjyshatën Botërore në Tiranë.
Nderuar me Urdhërin: “Naim Frashëri”. Nderron jete me 22 nentor 2020.
* * *
U publikua me pare ne maj 2016 ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook dhe u rishikua ne vitet vijues .
___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw