Myftar Armiri (1932-1993) | Përkujtimore!

0
1238

Myftar Armiri (1932-1993)
Aktori veteran i Estrades se Shtetit (Tiranes).
Eshte njeri nga aktoret te lene ne “pluhurin” e harreses, ashtu si shume te tjere sic po ndodh zakonisht ne kohet e nje tranzicioni te pafund qe po kalon vendi yne, aktore / artiste te humbur se bashku me materialet filmike ku kontribuan nje jete te tere ne pasurimin e arkives se artit. Ai eshte nje emer i rendesishem persa i perket kontributit te dhene me Estraden e Shtetit.

Myftar Armiri (ose Tarja – per te afermit, shoket e miqte), lindi ne nje familje libohovite me 30 dhjetor 1932.
Ne vitin 1950 nen mbikqyrjen dhe nismen e regjisorit Xhemal Broja u thirr per te themeluar Teatrin e Kukullave se bashku me M.Burden, E.Plasari, A.Kcira, A.Resuli, T.Keten, Q.Toro, E.Dauti, M.Cobani, etj duke realizuar premieren e pare te kesaj trupe me titull “Fatbardha ” te shkrimtarit sovjetik Shnejdor, ku aktroi dhe madje kreu detyren e as/regizorit deri ne vitin 1952. Dy vitet e mevoneshme gjate sherbimit ushtarak mori pjese ne Estraden e Ushtarit ku vashdoi deri ne vitin 1956. Ne kete vit artisti Myftar Armiri fillon pune ne Estaraden e Shtetit si prestixhator e mbas pak si aktor deri ne ne vitin 1968. Nderkohe eshte dipllomuar si aktor dramatik qe ne vitin 1962.

Gjate kesaj kohe ai pati nje karriere shume te sukseshme artistike ku performoi ne te gjitha premierat dhe ne te gjitha aktivitetet e tjera qe Estrada zhvilloi. Arti i tij si prestixhator, aktor dhe prezantues ne krah te partnerve si S.Sallaku, S.Plasari, E.Dauti, R.Zyberi, D.Llukaci, M.Cobani, L.Ndoka, M.Pici, T.Kanci, B.Kapexhiu, Xh.Myftiu ( Kacja ) kengetaren simbol AnitaTake e Vace .Zela etj. u shpalos ne te gjithe talentin e vet te natyrshem dhe thumbues. Tarja u be shume i dashur per publikun qe mbushte sallen e Estrades per elegancen, ironine e holle, humorin e kulturuar, simpatine, dhe talentin.

Duetet artistike me Skender Sallakun dhe Melpomeni Cobanin u mbajten mend nga spektatori i asaj kohe per batutat dhe personazhet e paumerta. Ne vitin 1950, interpreton ne komedine me tre akte te autorit rus V.Katajev, “Nje dite pushimi” se bashku me emrat e medhenj si Qenan Toro, Xhavid Xhepa, Rudolf Stambolla, Luan Qerimi etj. Nderkohe, ne vitin 1954 me shfaqjen “Midis nesh, pjesa -Ditari i nje Bojaxhiu” i autorit Mustafa Gerbelleshi i adaptuar per skene nga Dinios Bubabni, arriti nje sukses tjeter artistik. Artisti Myftar Amiri, ka marre pjese edhe ne disa filma artistik te markes se Kinostudios: “Fortuna” (1959), “Estarada ne Ekran”(1968), dhe mbas shume vitesh kthehet ne interpretim ne filmin “Historiani dhe kameleonet”.

Ne periudhen kohore te 1970-1972 u emerua pergjegjes i Teatrit te Institutit te Larte te Arteve, ku bashkepunoi me R. Ndreniken, G.Kame, etj
Myftar Amiri per kontibutin e dhene eshte nderuar me “Urdhrin e Punes te Klasit te II” ne vitin 1987. Ndahet nga jeta dhe nga njerezit e tij te aferm ndersa punonte ne gazeten “Rilindja Demokratike” me 19 gusht 1993, mbas nje semundje te pasherueshme.

E pa tolerueshme heshtja e shtetit dhe ne vecanti e drejtuesve te institucioneve perkatese te artit skenik, ne reabilitimin e ketyre figurave, te artisteve te paharruar te asaj plejade nismetare qe lane gjurme te pashlyeshme ne historine e artit te skenes.
________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Publikuar me pare ne Facebook ne janar 2020
Referenca : Simbas deshmise se djalit te aktorit, zotit Enver Armiri te cilin e falenderojme nga zemra. Fotot jane marre nga faqja zyrtare e aktorit Myftar Armiri
VINI RE: Ky eshte nje material i rezervuar © Cdo tekst identik me kete si me siper ose perdorimi i fotove nga ky album qe do te shikohet jashte kesaj faqe , me perjashtim te vete autorit, familjes Armiri, do te konsiderohet – Plagjiature dhe shkelje e te drejtave te autorit – Abuzuesit do te raportohen! Faleminderit!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here