Na ishte njëhere Estrada e Ushtarit (1962-1992) | Histori 30 vjecare nga një e kaluar e pa mohueshme!

0
913

Estrada e Ushtarit. Pak histori nga e kaluara!
Institucion teatror profesionist i tipit të varietesë.

U ngrit më 16 janar 1962, pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Fillesat e saj gjenden në shfaqjet e shumta që organizoheshin në njësitet partizane, ku materialet letrare humoristike të Ilojeve të ndryshme, imitimet, pantomimat, vjershat satirike, tok me këngët partizane formonin tipin e varietesë. Pas çlirimit të vendit, në repartet e mëdha ushtarake u ngritën shumë grupe teatrore amatore të estradës.

Nga elementët më të talentuar që u përzgjodhën prej këtyre grupeve u krijua trupa profesioniste e Estradës së Ushtarit. Ndër aktorët themelues të saj ishin:
Vangjel Heba*, Lutfi Hoxha*, Paulin Preka*, Esat Oktrova*, Tonin Kançi, Myftar Armiri etj.

Takimi i parë shënonte edhe premierën promovuese të saj.
Të tjera premiera, që patën sukses të merituar për kohën, ishin: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, “S’bëhet kiameti për dhjetë minuta”, “Protokolli numer 5” etj.

Në vitet ’60-`70 vihet re një dinamikë tjetër në mënyrën e konceptimit të shfaqjeve, sidomos të pasurimit me forma e mjete të reja artistike, paçka se herë-herë ndërfuten tema të ashpra dhe klishe të njohura politike. Këto u vunë re në premierat: “Fjala dhe kenga jonë”, “Gaz dhe kundërgaz”, “Rregullo hapin, shok”!, “Me hapin e shokëve”, “Shiko veten në posqyrë”, “Zjarr me bresheri”! etj.

Në vitin 1965, Estrada e Ushtarit zgjeroi formacionin orkestral me instrumentistë të talentuar. Në takimin kombëtar të estradave profesioniste, më I968, ajo fitoi Çmimin e Tretë, ndërsa orkestra u nderua me Medaljen e Artë.

Gjatë viteve ’70-’80 u vlerësuan si shfaqje të ârrira, që sollën risi per këtë trupë: “Syri në shënjestër”, “Një ditë në repart” , “Shokë të mirë, “Ruajmë buzëqeshjet”,“Të operojmë”; gjithashtu komeditë “Komedioni në mal”, “Karriera e zotit Maksut”, sipas romanit me të njëjtin titull të Qamil Buxhelit.

Regjisorë të trupës kanë qenë: Thanas Gjoka, Alqi Boshnjaku, Roland Roshi.

Dirigjentë të orkestrës: Rudolf Çamuku, Selim lshmaku dhe Alfred Kaçinari.

Estrada e Ushtarit ka pasur në gjirin e vet artistë të njohur, si këngëtarja Vaçe Zela, Bashkim Alibali, Tonin Tershana, aktorët: Koço Devole*, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari, Mehdi Malkaj. Vilson Gjonçai etj.

Pas vitit 1992, Estrada e Ushtarit pushoi së ekzistuari.

Jo rrallëherë në trupën e saj janë bërë rinovime, ose largime për motive politike, sikurse ka ngjarë në vitin 1977, kur u përjashtuan disa artistë të talentuar.

Përgjatë 30 vjetëve të aktivitetit të saj, Estrada e Ushtarit ka shërbyer si një shans i bukur për argëtimin e masës së ushtarëve në repartet ushtarake, kudo zhvillonte turne të shumta, sikundër edhe te publiku qytetar.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten: 31 janar 2022
(C) Material i rezervuar
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: U perdor nje informacion nga “Historia e teatrit shqiptar 2 (maket) /Shtëpia Botues e Librit Shkollor, Tirane, 1985, f.202

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here