NAIM S. FRASHËRI (1923-1975) | IKONË E PAVDEKSHME E TEATRIT SHQIPTAR!

0
2614

Naim Frasheri nderroi jete shume shpejt dhe ndonese karriera e tij nuk ishte e gjate, ai konsiderohet aktori me i madh per te gjitha koherat i teatrit shqiptar!

Lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923. Fillimi i karrierës ka qenë për ate menjehere mjaft impenjative.
Në vitin 1936 hyn në Gjimnazin e Shtetit Tiranë. Në vitin 1942 inkuadrohet në rradhet e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1945 hyn në Shkollën Dramatike që e drejton regjisori Sokrat Mio ku i numerohen rreth 72 role te interpretuara.
Nderkohe karrierën profesionale si aktor e fillon pikerisht ne vitin 1945 edhe pse dashuria për teatrin i lindi kohe me pare qe ne vitin 1942.

Në fillim të ’44-ës krijohet Grupi artistik i Rinisë. Atje përgatitët drama “Partizanët” të Fatmir Gjatës, ku Ikona e ardheshme do te luaje rolin kryesor. Shfaqja u dha premierë në Tiranë në 28-29 nëntor të 1944-ës.
Mund te konsiderohet si takimi i parë me spektatorin si debutimet e para, kontaktet e para në skenën e teatrit: nje monolog që ka recituar në moshën 7 vjeç para prindërve në shkollën fillore të qytetit të Kavajës dhe pas disa pjesëve të vogla që i jepnin gjatë luftës në lagjet e ndryshme të Tiranës, gjithashtu edhe roli i komisarit në dramën “Partizanët”.

Hapat e para per ate do te jene te veshtire. Pas një viti ne Teatrin Popullor (TK), kur erdhi nga Rumania regjisori Pandi Stillu i beson rolin e Mishës te “Portreti” por nuk pati sukses duke u shfaqur disa pikëpyetje ne lidhje me perspektivën e tij.

Kjo ishte periudha më e vështirë për aktorin e ardheshem. Besimi ne vetvete e gjen ate përballë mosbesimit të një pjese të madhe të teatrit.
Por… më në fund prapë regjisori i dashur për aktorin vecanerisht ne hapat e para, Pandi Stillu, i besoi rolin e Fjodorit te “Invadimi”, rol shumë i mirë, por edhe i vështirë. I duhet një punë shumë e madhe, jo vetëm për krijimin e këtij roli, por edhe për të thyer murin e tmerrshëm të opinioneve dhe për të pasur një vend në kolektivin e ketij teatri.
Ai ia arrin qellimit me mjaft sukses. Jo me kot eshte e thene shprehja se aktori i mire dhe i pergaditur dallohet ne Teater. E pra Naim Frashëri ishte i tille, mjeshter i gjinise teatrore ku do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valeri në “Tartufi”, Smithi në “Çështja ruse”, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë”, Jonuz Bruga “Familja e peshkatarit”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti “Hamleti”.

Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. E fill pas kësaj, mbase vetëm tre a katër ditë, ai nderroi jete, mëngjesin e një të marte në muajin shkurt të vitit 1975. Hamleti ishte një nga rolet më të mëdha të tij, por ai vete ka lene te shenuar edhe shumë role, të cilat i pati për zemër.
Pikërisht, atëherë kur ishte në kulmin e karrierës së tij, iu krijua një trysni shumë e madhe, derisa e larguan nga teatri dhe e çuan pedagog në Akademinë e Arteve. Atë kohë, aktori ishte mjaft i rënë shpirtërisht. Naim Frashëri do te nderoj jete në moshën 52 vjeçare, më 18 shkurt 1975 !

Mbetet nje aktori i madh. Ai padyshim është edhe një prej njerëzve që diti ta bënte për vete spektatorin dhe adhuruesin e filmit. E kane quajtur edhe “Një meteor i skenës shqiptare”, e për më shumë “Një pasardhës i denjë i Aleksandër Moisiut”. Sigurisht, ishte një fatkeqësi për shqiptarët, që humbën në një moshë të re nje aktor te kalibrit boteror dhe kur kishte shumë për të dhënë, një aktor me vlera të veçanta.

Shpesh here ai theksonte se përsosmëria në art nuk arrihet kurrë, por për shumë nga adhuruesit e ndjekësit e tij, ai e kishte prekur këtë përsosmëri.
Naim Frasheri është aktor dramatik teatri e më pas edhe komedian me një humor therës e një aktor i shkëlqyer i kinematografisë shqiptare.
Ndonese jo shume role ne film rreth 8 prej tyre ai i ka interpretuar ato me mjaft mjeshteri, duke shfaqur tek spektatori profesionalizmin e nje aktori te vertete.

Nje kontribut te vyer ka dhene edhe si pedagog . Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar.
Ështe dekoruar edhe me urdhërin e lartë “Hero i punës socialiste”, si dhe mban titullin “Artist i Popullit”. Me daten 31 maj 2010 u vleresua edhe me titullin Nderi i Kombit

FILMOGRAFIA :
Skënderbeu – (1953)……Pali
Fëmijët e saj – (1957) …. Mësuesi
Tana – (1958) …. Stefani
Fortuna (1959)………Qemali
Ngadhnjim mbi vdekjen (1967) …. Hans von Shtolc
Plagë të vjetra – (1968)…….Doktor Pellumbi
Gjurma – (1970)……..Doktor Artani

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Role te tjera ne Teater
Partizanët
Tartufi (Valeri)
Çështja ruse (Smith)
Prefekti
Armiqtë (Nikolla)
Orët e Kremlinit (Sasha Ribakov)
Procesi i Lapcigut (Lubeni)
Rrenjë të thella (Haward)
Përkolgjinajt (Leka)
Halili dhe Hajrija
Intrigë e Dashuri (Ferdinanti)
Familja e peshkatarit (Jonuz Bruga)
Hamleti (Hamleti)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur (gjenerali).

___
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne vitin 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply