Namik Prizreni, piktori i parë i filmit të Kinostudios!

0
1680

Namik Prizreni
Piktor i pare i filmit shqiptar, mban titullin “Artist i merituar”!

Lindi ne Tirane me 18 shkurt 1936. Emri i tij është i lidhur fort me historinë e kinemase. Prizreni ka dhënë një kontribut në ndërtimin e një modeli mbi pikturën e filmit. Pas përfundimit të Liceut Artistik për pikturë, ai do të nisej për në Çeki ku do të studionte për “piktor filmi” për gati dy vjet.

Me pas filloi punen ne sektorin e titujve te filmave te Kinostudios qe ne vitin 1975. Ka realizuar si piktor filmin e pare shqiptar “Tana” – 1958, duke u bere keshtu skenografi i pare i filmit artistik shqiptar. Me pas eshte rikthyer ne kete repart te titujve per filmat. Mbas viti 1969 ju kushtua teresisht veprimtarise si piktor i filmave artistike duke nisur me filmin “Plage te vjetra” – 1969.

Deri ne vitin 1993 punoi si piktor ne rreth 20 filma nder te cilet dallohet puna e tij si ne : “I teti ne brox” – 1970; “Malet me blerim mbuluar” – 1971; “Fije qe priten” – 1976; “Lulekuqe mbi mure” – 1976 film i cili fitoi cmim per skenografine; “Balle per balle” – 1979; “Sketerre `43” – 1980; “Nje nate pa drite” – 1981; “Militanti” – 1984; “Vendimi” – 1984; “Ne emer te lirise” – 1987; “Balada e Kurbinit” – 1990, edhe ky nderuar me cmim per skenografine; Shume nga filmat ku ka punuar, jane vleresuar ne festivale kombetare dhe nderkombetare dhe puna e tij eshte vleresuar me kupa e medaljone.

Krahas punës në kinematografi, Prizreni ka dhënë kontribut në kompozimin e një sërë serish të pullave postare dhe për 30 vjet me radhë ka realizuar një numër të madh serish filatelike (40 emisione me 250 pamje). Ai ka kompozuar monedhat metalike të Lekut Shqiptar të cilat vazhdojnë të jenë në përdorim, si dhe së fundi ka kompozuar koleksione numizmatike përkujtimore për Bankën e Shqipërisë. Një tjetër gjini ku Prizreni është ndalur gjatë karrierës së tij është dhe grafika. Ai i ka dhënë jetë një sërë veprash grafike kryesisht pllakate të filmave ku ka qenë vetë edhe piktor, por edhe pllakata e stema për ngjarje të rëndësishme të kohës, të cilat kanë qenë pjesë e ekspozitave të ndryshme, të vlerësuara dhe me çmime.

Per nivelin e larte cilesor te krijimtarise se tij si piktor i filmave eshte nderuar me titullin “Artist i merituar”.
_______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here