Natasha Sela, aktorja e roleve në zhanre të ndryshme!

0
2059

Natasha Sela
Aktore e roleve komike dhe dramatike.
Ishte pjese e teatrit “Bylis”, Fier dhe me pas e Estrades se Tiranes.
Interpretoi pas viteve 90-te ne disa komedi te ndryshme.

Drama ka qene dashuria e pare, madje ajo ne fillimet e saja i ka refuzuar rolet komike, por me kalimin e kohes ato role janë bere pjese e profilit te saj.

Ka lindur me 27 dhjetor 1953. Ishte per nje kohe te gjate pjesë e teatrit “Bylis” në Fier. Në teatrin e Fierit ka patur një rol tek “Zonja nga qyteti”. Ka qenë një moment i veçantë, pasi e ftuar në këtë shfaqje erdhi e madhja Violeta Manushi. Përveç këtij roli ka vendosur një seri rolesh gjatë 22 viteve karrierë si aktore e këtij teatri.

Pas teatrit, në vitin 1995, eshte emëruar në Estradën e Tiranës deri në momentin që u shkri.

Ne karrieren e saj ndër vite numërohen role në zhanre të ndryshme. Por, ajo që i ka ndjekur më shumë ka qenë komedia, aty e ka gjetur më shumë veten.

Ky është mendimi i saj, por edhe konfirmimi nga ana e regjizoreve që i kanë besuar asaj rolet gjatë gjithë viteve kryesisht mbas 90-tes.
Teatri është ai që i fal Natashes më shumë emocion dhe për faktin se komedinë e ka më për zemër.

Ndërsa, filmi e bën ate të ndjehet komode sidomos në filmin “Njerëz dhe fate” me rolin e Bedries, ishte një personazh i popullit.
Por, ajo që Natasha Sela thekson është se artistët flasin në skenë, jo në jetë. Ne vitin 2012 rikthehet ne skene me nje komedi “Ëndrra në papafingo”, me regji të Erion Isait. Ketu bashkëpunon me aktorë të rinj. Në këtë komedi përmblidhen “Ëndrrat e një nate vere” nga William Shekspir, “Dialogje dhe monologje” të krijuara enkas për këtë shfaqje, si dhe nga kryevepra botërore “Dekameroni”, e Xhovani Bokaços .

Ndersa ne Prill 2013 luan ne komedine tragjike “Hajdutja e bukur” me rregji te E. Petrovcit. Eshte bashkeshorte e artistit tjeter te Teatrit te Fierit dhe Teatrit Kombetar, Fatos Sela.
Punon në Qendrën Kulturore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në këtë fushë ajo ndjehet mirë, pasi eshte specialiste aktrimi ku punon me fëmijët e ushtarakëve.

  
   

Interpretime:
“Fletë të bardha” (1990)
“Nata” (1998)
“Njerez dhe Fate” (2002-2003), Bedria pastruesja
“Piruet” (2005) nena
“Gjoleka djali i Abazit” (2006)
“Mao Ce Dun” (2007), fallxhorja
“Ylli pa emër” , Mademoiselle Kuku
“Kronikë provinciale” (2009)
“Horoskopi” (2010)
“Enderra ne papafingo (2012)
“Hajdutja e bukur” (2013) komedia tragjike me rregji te Enver Petrovcit.

dhjetor 2016.
Teksti u rishikua ne vitet vijues.

________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim informacionit on line, gazeta dhe portale shqiptare.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here