Naum Prifti
Shkrimtar, skenarist i filmit, kritik arti dhe perkthyes!
U lind në Rehovë të Kolonjës me 7 mars 1932 ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës.
I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Shkrimtar i njohur qe e ka filluar veprimtarine letrare ne fillmi te viteve `50-te dhe me 1956 ka botuar vepren e pare “Tregime te fshatit”. Autore i disa vellimeve me tregime, novela, drama, letersi per femije etj.
Nga veprat e botuara prej tij mund te permenden:
“Cezmat e floririt”; “Njerez te kesaj toke”; “Nje pushke me shume”; “Njiqind vjet” etj. Drama e tij me e suksesshme eshte “Mulliri i Koste Bardhit” – 1979 mbi subjektin e se ciles u mbeshtet Tonin Harapi qe kompozoi operen “Zgjimi” disa vjet me vone. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.
Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe.
Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.
Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të”.
Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.
Tregimi : “Dimri i Uris” ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.
Paralelisht me vepra te tjera letrare ka shkruar edhe disa skenare per filmat artistike dhe vizatimore, ne menyre te pavarur ose bashkeautor me
1975: “Zani partizani” / 1978: Udha e shkronjave / 1982: Era e ngrohtë e thellësive / 1984: Kush vdes në këmbë (bashkeautor) / 1984: Fejesa e Blertës / 1988: Tre vetë kapërxejnë malin (bashkeautor)
Ndersa vizatimore: 1976: Pika e ujit / 1978: “Ketri ndihmon shokun” / 1979: “Arushi hap toke te re” /1982: “Bishti” / 1991: “Zogu dhe hieja e tij” etj.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 . A. T Hoxha / f. 316
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw