Nazif Tale
Aktor i Teatrit te Estrades, Korce dhe i Kinematografise Shqiptare.
Lindi ne Pilur te Devollit me 2 janar 1938.
Shkollën e mesme e përfundoi si teknik gjeolog. Me të fillur punë nisi të aktivizohej me lëvizjen amatore të estradave.
Në kohën që kishte qënë ushtar ishte aktivizuar dhe me estradën e ushtarit. Rasti e solli që në një konkurim të estradave të ishte edhe regjisori Piro Mani, madje në rolin e kryetarit të jurisë. Do te jete vete regjisori i madh Pirro Mani qe do caktoje te ardhmen artistike te tij.
Vete regjisori Mani këmbënguli për ta sjellë në estradë. Në vitin 1963-1964 Nazif Tale u bë pjesë e Teatrit profesionist të Korçës.
Qe kur hyri në estradë dhe deri ditën që doli në pension mbeti aktor i papërsëritshëm. Me dhjetra role të tij mbahen mend e si të tilla mund të permendim lojën e tij te “Festa e brigadës”, te komedia me një akt “Opingat e xha Sheros”, “Njeriu pa kokë” e dhjetra të tjera.
Interpretoi me emra te medhenj te estrades korcare si: Niko Qiricin, Spanja Pipën, Spiro Karanxhën, Aleko Prodanin, Marko Bitrakun, Lindita Theodhorin, Fatbaradha Hoxhën etj. Rolet që aktori interpretoi ngelen te paharruar, sepse në shpirtin e tij kishte një humor të shëndetshëm”.
Pikërisht në këtë kohë, Nazif Tale ra në sy të regjisorëve të kinostudios qe e kerkonin per ta aktivizuar ne filmat artistik.
Keshtu interpreton edhe ne disa filma si: 1972 – Yje te neteve te gjata / 1975 – Rrugicat qe kerkonin diell / 1976 – Perballimi / 1979 – Me hapin e shokeve (TV) / 1990 – Vdekja e burrit /
Batuta e thene nga ai ne filmin “Yje te neteve te gjata” ka ngelur e pashlyeshme ne kujtese : “Ush or dreq, ush or dreq te thone. O po kur do te me shtype….”.
Nazif Tale u be një mjeshtër në role groteske, cfare e bëri atë të njohur jo vetëm në qytetin e Korçës, por në mbarë vendin.
Regjisori, Dhimitër Orgocka do e vlerësoi aktorin binjak në humor me Aleko Prodanin dhe si krijues që i dha skenës dhe ekranit shumë role që do të mbeten në kujtesën e artdashësve.
Nderroi jete me 14 dhjetor 2010!
Janar 2022 | © Material i rezervuar
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw