Vladimir Grillo
Gazetar sportiv, komentator i ngjarjeve sportive ne Televizionin Publik Shqiptar – RTSH!
Njeri nga gazetaret me te vjeter ne aktivitet, mbaroi studimet ne Institutin Histori-Filologji ne degen e gjuhe letersise ne vitin 1969.
Me 3 janar 1970 fillon te punoje ne Rtsh per te qendruar aty deri ne fund. Vladimir Grillo ka nje karriere te gjate si gazetar dhe komentator sportiv. Fillimisht e nisi ne RTSH ne sektorin e kultures.
Emisioni parë i gazetarit dhe më i vështiri për momentin qe kur filloj punë ka qenë një diskutim për krijimtarinë e shkrimtarit Fatos Arapi.
Nga viti 1971 kalon tek sporti kur bashkë me operatorin Astrit Omeri përgatisnin emisionin “Sport-Kalitje-Shëndet e me vone ”Rubrika Sportive po ne RTSH, ku publiku shqiptar e mban mend njekohesisht edhe ne komentimin e shume ndeshjeve te kampionatit kombetar, perfaqesueseve tona kombetares dhe shpresave e gjithashtu eventeve te ndryshme sportive boterore.
Nderroi jete me 30 dhjetor 2021.
______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Follow us: Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/