Ndoc Sheldia | Yje të humbur të aktrimit shqiptar!

0
2354

Ne kujtim te aktorit te Teatrit “Migjeni” Ndoc Sheldia
Aktor dhe regjisor i ketij institucioni te kultures dhe artit shqiptar!

Eshte nje grupim aktoresh, kryesisht te v. `50-`60, per te cilet zor te gjesh nje informacion te plote edhe pse sot kemi arritur ne kohen e teknologjise ku informacioni supozohet te kete arritur ne maksimumin e mundur. Pikerisht keto aktore dhe artiste shqiptar i kemi quajtur “Yje te humbur” ku kjo faqe hera heres i ka nxjerr nga pluhuri i harreses duke i kujtuar e nderuar me shume respekt. Andaj keto aktore meritojne nje gje te tille per kontributin e pamohueshem te dhene kultures dhe artit shqiptar!

Prolog

Kush ishte aktori shkodran Ndoc Sheldia?
Shikuesit e vemendeshem te filmit shqiptar munden ta identifikojne ate ne rolin e Gjergj Bardhit ne filmin “Toka e jone” ne vitin 1964 si dhe ne rolin e Mhilli Pjetrit tek “Komisari i drites”, nje fshatari te varfer dhe te uritur i pavendosur se nga cili krah te mbaje!
Por Ndoc Sheldia ishte me shume se keto dy role ne kinematografi dhe do flasim si me poshte rreth profilit te tij me te gjere ne teater!

Nje batute e thene ne kuvendin e burrave tek “Komisari i drites” eshte mjaft domethenese:

“Per shkolle pret puna! Per buke jena keq, po na mbijne ferrat n’bark shprehet Mhilli i gjore e me tutje vazhdon: “Une s`kam femij per shkolle! E c`ka na duhet shkolla kur nuk mbushim dot barkun me buke”!!!
Po pra, eshte nje batute filmi e thene qe ne vitin 1966 ne kohen kur u realizua “Komisari i drites” por ama edhe sot kur e degjojme na bene te reflektojme, pamvaresisht se Mhilli perfaqeson ne film nje fshatar te viteve pasluftes me njemije veshtiresi ne rimekembjen e vendit.

Edhe sot eshte pothuajse e njejta tabllo ku duket sikur “Mhillet”  vazhdojne te thone ne kontestin e kohes: “C`ka na duhet arsimimi, kultura, arti….nuk na hy gje ne xhep nga shkolla”!!!

Andaj aktori Ndoc Sheldia dhe regjisoret Hysen Hakani e Dhimiter Anagnosti qe e zbuluan ate marrin vlera te medha artistikisht!

Shiko videon per nje informacion me te detajuar:

 

Ndoc Sheldia aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni”, Shkoder!

Lindi ne Shkoder. Aktiviteti i tij artistik ishte kryesisht gjate viteve `50-te dhe `60-te duke qene pjese ne organiken e stafit te teatrit “Migjeni” te Shkodres, ku ka interpretuar ne shume shfaqje teatrore me kete trupe gjate viteve te lartpermendura, madje ka qene edhe regjizor ne disa prej tyre, nje nder te cilat mund te permendim ate vitit 1960 “Teper sekret” e cila fitoj cmimin e pare. Duhet thene gjithashtu se ne kete shfaqje mori pjese per here te pare 14 vjecarja Zyliha Miloti, (sot Artiste e merituar . Urdhrin “Naim Frasheri” te arte).

Stafi i shfaqjes “Jeta fillon perseri” – 1952 | Teatri “Migjeni”, Shkoder. Me shenjen e kuqe eshte aktori Ndoc Sheldia
Stafi i shfaqjes “Nora” – Teatri “Migjeni”, Shkoder
Tabllo nga shfaqja “Dy binjaket venecian” – 1959 | Teatri “Migjeni”, Shkoder!

Shfaqje te tjera ne skenen e “Migjenit” mund te permendim:
1952 – “Jeta fillon perseri”; 1952 – “Kopraci” , komedi ne 5 akte nga Molier, ne rolin e Simonit; 1955 – “Sherbetori i dy zoterive” komedi nga Goldoni; 1959 – “Dy binjaket venecian” komedia me tre akte e Goldonit; 1959 – “Kunora e Nuries” e Kole Jakoves; 1960 – “Nora” e Andrea Skanjetit; 1962 – “Plaku i maleve” nga Tom Shoshi e Zef Pali, dekoruar me Urdhrin e Punes se Klasit te I; 1964 – “Zekthi” i E. Vojnic ne rolin e Grasinit; 1965 – “Si u kalit celiku” sipas romanit me te njejtin titull te Bondarenko, ne rolin e Birjukut, shfaqje e cila u dekorua me Urdhrin e Punes se Klsit te I; 1967 – “Skenderbeu” , drame e shkruar nga pese autore se bashku: Ton Shoshi, Fadil Kraja, Jonuz Dini, Frederik Rreshpja dhe Paulin Sekuj, dhe te tjera.

Foto nga drama “Skenderbeu” | Teatri “Migjeni”, Shkoder
Stafi i shfaqjes “Kopraci” – Teatri “Migjeni”, Shkoder
Ndoc Sheldia dhe Pulin Lacaj nga shfaqja “Plaku i maleve” | Teatri “Migjeni”, Shkoder

Ishte asistent regjisori i shfaqjes “Pushket e Nanes Karrar” te Bertold Brehtit vene ne skene nga Jonuz Dini
Sic e permendem edhe me lart ai ka interpretuar edhe ne filmat e pare te Kinostudios si “Toka e jone” (1964) ne rolin e Gjergj Bardhit dhe “Komisari i drites” (1966) ne rolin e Mhill Pjetrit.

Foto galeri e roleve te Gjergj Bardhit dhe Mhill Pjetrit!
 
 
 
 
 
 
 
 
 

© Material i rezervur | Ndalohet kopjimi! Ju lutemi respektoni mundin dhe punen e tjetrit.
Kujdes dhe merrini ne konsiderate lajmerimet tona: Abuzuesit do te behen REPORT!

Ekskluziviteti ne faqen “Kinematografia Shqiptare” mban daten 2 maj 2016. U rishikua dhe u plotesua me 7 shkurt 2022.


____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike e artit skenik ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here