Ndriçim Xhepa | Aktori që dominoi vitet `80-të!

0
3110

Ndricim Xhepa
Aktor i suksesshem i filmit shqiptar `80-te

Lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Duke qene se rrjedh nga nje familje artistesh apasionohet pas interpretimit qe ne moshe te vogel. Djali i “Artistes se Popullit” Margarita Xhepes.

Ka mbaruar Akademinë e Arteve, per aktor me 1979, dhe menjehere me pas fillon punën ne Teatrin Kombëtar. Nga momenti i emërimit në teatër për gati tri vite ka ndier “kënaqësinë” e të qenurit në rreth 10-12 shfaqje vetëm figurant, ne kerkim te individualitetit te tij artistik, rendom jo te suksesshme.

Roli i pare në teatër, pas tre viteve vetëm si figurant, ka qene ne “Kulla e Hutajve” Gjithesi kjo në të njëjtën kohë tregon konkretisht se nuk ka qenë për asnjë moment i përkëdheluri i fatit si fëmija i një artisteje. Gjithçka është arritur përmes një preokupacioni shpirtëror maksimal dhe një pune tej mase të lodhshme.

Ne 10-vjeçarin e parë arrinte të luante katër deri pesë role në vit në film dhe në teatër. Fillesat nuk i ka patur me regjisorë që të lançonin dhe ky është një tjetër fakt domethënës.

Si fillim nuk punonte me Anagnostin ose as me Viktor Gjikën apo Vladimir Priftin e Kristaq Dhamon. Por me pas nga fillimi i v. 80-te dhe sidomos gjate v. `90-te u be nje nga aktoret me te spikatur ne planin dramatik e psikollogjik sidomos ne Teater skenen e te cilit interpreton me shume se 40 role prej te cileve mund te vecojme, Arsenin ne dramen e R. Pulahes “Nen dritat e skenes”; Prometeu ne “Prometeu” te V. Eftimiut e per te realizuar me pas figuren pasionale te Romeos ne tragjedine klasike te Shekspirit “Romeo dhe Zhulijeta.

Nje rol i paraqitur me tone te dhimbshme por edhe te zymta dhe konfliktuale, nje perballje tragjike me fatin, me veten dhe mjedisin armiqesor si ithtar kokekrisur i lirise dhe dashurise.

Ne vitin 1995, interpreton rolin e Fernandos tek drama “Fernando Krafti me ka shkrurar nje leter” te T. Dorstit. Rol me te cilin arrin ne pikat me te larta te karrieres se tij aktoriale ne teater, duke i dhene fryme nje personazhi kompleks dhe kontradiktor e qe vuante dyzimin e vet ne raport me gruan, i renduar nga paragjykimet, tjetersimi, pre e krenarise se tepert e shkaterruese nga njera ane, e perkushtimit , dashurise se “pathene” , xhelozise, tjetersimit vramendes, nga ana tjeter.

Ne vitin 2002 luan Dorianin ne “Portreti i Dorian Grejit” te Oskar Uajlldit. Me pas me rolin e Xhorxh Shnajder te komedia lirike e Neil Simon, “Kapitulli i dytë”, ndryshon formatin duke thyer modelin e parapelqyer te tipave te tij te deriatehershem, duke kerkuar shprehesi tashme ne rafshin e komikes dhe lirikes, me perdorimin e mprehte e elegant te qasjeve kunderthenese.

Tek drama “Closer” (Me afer), ne vitin 2005 ai deshmoi perpos ndjeshmerise dhe pezmit te fshehte ndaj vetes dhe te tjereve dhe nje sens te holle ironie, sarkazme kundrejt raporteve te veshtira e kontradiktore ne dashuri.

Ne krye te dy vjeteve realizon edhe dy role ku mjeshteria e tij ngjan se arrin ne apogje, me rolin e “A”-se ne pjesen “Per nje fjale goje “ ne vitin 2006 e Natali Sarrot duke shperfaqur aftesine e shfrytezimit maksimal te heshtjes, vemendjen dhe perqendrimin e larte psikik, sikunder edhe nje plan te dyte te perpunuar imtesisht me rolin e Astrovit ne “Xhaxha Vanja” te Cehovit (2008) ne “Teater Kronos” .

Ne vitin 2007 luan rolin e Ilirian Demit ne “Korbi i bardhe” te M. Luarasit . Role te tjera ne Teater: Robespieri te “Vdekja e Dantonit”, Hebi ne “Vdekja e nje komisioneri” ; Ministri ne “Shkallet” ; Poeti ne “Pulebardha”; Eskobar te “Vdekja dhe virgjëresha”, Edmundi te “Mbreti Lir”, Gregu te “Kujdes kafshon”; “Hekurat”; e deri tek drama e I. Kadarese “Darka e gabuar” ne nje rol te oficerit gjerman Pol Vanshvabe.

Karriera e tij ka qene teper e suksesshme edhe ne Film duke interpretuar rreth 30 role kryesore e duke qene njeri nga aktoret me te pelqyer e me ne ze per vite me rradhe.

Filmi i parë ka qene “Këshilltarët” ne vitin 1979, një rol i thjeshtë me një regjisor modest si Xhezair Dafa.
Terheq vemendjen per lojen e kahut psikollogjik ne rolin e Fredit ne filmin “Hije qe mbeten pas” (1982), me te cilin jetesoj tronditjen dhe vuajtjen e shkaktuar nga tjetersimi, hipokrizia e trysnia ndaj pershfaqjes lirisht te personalitetit ne nje familje te bjerurrur nga interesat meskine dhe pandershmeria.

Ne vitin 1988, misheron me dramacitet rolin e Tomes ne “Flutura ne kabinen time” ku paraqet nje tip harrakat e moskokeqares te nje shoferi te ri, i cili, ne nje rethane krimi te bere pa dashje , pas nje tronditje e refleksioni te thelle kthehet ne thelbin e mire te tij dhe mbaresohet. Djete vjet mbas ketij roli arrin ne njerin nga interpetimet e tija me te mira, nga figurat me te realizuara , me komplekse me rrafshe te larmishme interpretative e kundershti te forta emocionale, sikurse qe ajo e Alush Beut ne “Dasma e Sakos” .

Aktrimi i Ndricim Xhepes eshte i kahut dramatik e psikollogjik me nje temperament rendom shperthyes, me nje sy zhbirues, me fjale dhe xheste e mimike tek e cila shfaqet e mbartet nje mendim dhe nentekst i lexueshem bukur.

Një krijimtari artistike mbi 30-vjeçare në skenë dhe në ekran. Eshtë normale që të ketë një diferencë mes interpretimeve. Për shumë arsye që nuk është e nevojshme te analizohen, rolet ndryshojnë nga njëri-tjetri. Por, një pjesë të mirë të tyre, i kanë veçuar vet çmimet, të cilat tashmë janë 15 të tilla, duke përfshirë festivalet e filmit, të teatrit, çmimet vjetore dhe medaljet.

Personazhe të tillë, të paharrueshëm dhe emocionues janë Beni te “Hije që mbeten pas”, Toma te “Flutura në kabinën time”, gjenerali gjerman te “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, Alush Beu te “Dasma e Sakos”, Harun Bonata tek “I dashur armik” apo qe më pare , Arseni te “Duaje emrin tënd”, Genci te “Shokët”, Ardi te “Të mos heshtësh”, Astriti te “Treni niset në 7 pa 5”, Neritani te “Telefoni i një mëngjesi’, Davidi te “Porta Eva”, duke e mbyllur rreshtin e personazheve filmike me kryerolin Ilo Zoto, personazhi që interpreton në filmin “Lindje, Perëndim, Lindje” të regjisorit Gjergj Xhuvani. Në fillimet e viteve ’80 N. Xhepa ka pasur përvoje bashkëpunimi filmike e skenike me aktorë të “Gardës së vjetër” si Pitarka, Manushi, Roshi, Prosi, Prokop Mima, Pjetër Gjoka, Marie Logoreci, Ndrekë Shkezi etj.

Në mënyrë të qëllimshme ose të paqëllimshme, i riu në profesion padyshim që përfiton nga përvoja e tyre. Siç ata ishin të ngjyrshëm nga njëri-tjetri, edhe tek brezi i ri, dhe tek Ndricim Xhepa, pa e kuptuar, ajo tablo ka shtuar përvojën dhe tablonë personale. Pra, në raport me ate brez te madh te aktoreve, sigurisht, në bazë të vlerave përkatëse dhe të ndryshme që kishin, duhet të ekzistojë pohimi dhe jo mohimi, gjë që me gjeneratën e sotme nuk ndodh.

Ja c`mendon ai me brezin e ri te aktoreve: “ Shpesh konstatohet elementë rrugaçërie, mohimi dhe kapadaillëku të pa argumentuar.

Nuk e kuptojnë se ky zanat kërkon dekada që të konsolidohesh e të plotshmërohesh profesionalisht. Absolutisht, ndien dhe djem e vajza, të rinj e të reja, të cilët e kuptojnë shumë mirë se kjo rrugë është e gjatë dhe si rrjedhojë reflektojnë mirësjellje, qytetari, respekt e mirësi” .

Per t`u permendur në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit.

Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit. Qe nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në festivalet V dhe VI te Filmit, është fitues i medaljeve për aktor.

Tre here fitues i Kupës për Aktorin me te Mire në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000.

Fitues i Çmimit “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit me 1995 dhe Çmimit për Aktorin me te Mire në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.

Per karrieren e tij artistike eshte nderuar me titullin “Artist i Merituar”

Filmografia
Keshilltaret – 1979;
Njeriu i mirë – (1982);
Shokët – (1982) ;
Kohë e largët – (1983) ;
Duaje emrin tënd – (1984) ;
Vendimi – (1984). ;
Enveri ynë – 1985;
Të mos heshtësh – (1985) ;
Hije që mbeten pas- (1985);
Tri ditë nga një jetë – (1986)
Telefoni i një mëngjesi – (1987)
Treni niset më shtatë pa pesë – (1988).
Flutura në kabinën time – (1988) ;
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989) ;
Unë e dua Erën – (1991) (TV).
Enigma – (1991);
Pas fasadës – (1992) ;
Plumbi prej plasteline – (1994) ;
Loin des barbares – (1994).;
Përdhunuesit – (1995) ;
Dasma e Sakos – (1998) ;
Kaskadori shqiptar – (1998);
Porta Eva – (1999).;
I dashur armik – (2004);
Omiros – (2005) ;
Eduart – (2006) ;
Sekretet – (2008)
Lindje, perëndim, lindje – (2008) ;
Lutjet e dashurisë – Kronikë provinciale (2009).
Në kërkim të kujt – (2011) serial;
Millenium (2014)
etj.


_________________________

Referenca:
Forume dhe Gazeta Shqiptare online (2009-2014) ; Libri “60 vjet Teatri Kombetar” 1945 – 2005/ F. Slatina / f. 103; Libri “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” / J. Papagjoni / f. 546-547
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply