Në kujtim të aktores Besa Imami (1928-2014)

0
3319

Besa Imami (1928-2014)
Aktore veterane e Teatri dhe Kinematografise Shqiptare.
“Artiste e merituar” & “Nderi i Kombit”

Lindi më 8 gusht të vitit 1928 në Gjakovë, Kosove.
Në vitin 1937 familja e saj do të shpërngulet në Tiranë. Pushtimi i vendit do të bëjë që ajo të aktivizohet në luftën kundër okupatorit duke qenë anëtare e organizatës antifashiste “Debatik” dhe më vonë e organizatës së Rinisë Komuniste.

Me çlirimin e vendit do të fillojë punë në kryeministri dhe njëkohësisht do të marr pjesë me grupet teatrale amatore në jetën artistike të kryeqytetit.
Në një prej garave midis këtyre grupeve në vitin 1945, ku ajo luante edhe rolin e saj të parë në publik, atë të shërbëtores në pjesën “Burri, burrë” ajo do të përzgjidhet nga një prej themeluesve të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) regjisorit të njohur Pandi Stillu për të qenë pjesë e trupës të sapoformuar të këtij Teatri.

Kështu që prej shtatorit të vitit 1946 e deri në 1 Shtator të vitit 1988 ajo do të jetë aktore në këtë Teatër duke i dhënë publikut mbi 90-të role. Këtu mund të përmendim : rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani” e Selman Vaqarrit , rolin e Nënë Zyrasë tek “Bashkë me agimin” e Bashkim Kozelit, rolin e Prendës tek “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës, rolin e Klara Gaberit tek “Procesi i Lajpcigut-Gjergj Dimitrovi”, rolin e Rushës tek “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, rolin e Lajes tek “Lulet e Shegës”, rolin e Nënës tek “Monserati”, rolin e Gjinervës tek “Rrënjët e thella” etj. Rikthehet përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në roline malësores.

Në kinematografi ajo do të bëhet e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera si roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj. Roli i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart” në vitin 2006.

Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe në operën “Kavaleria Rustikane” të Pietro Maskanjit të vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe i Baletit.
Martohet me përkthyesin Petro Zheji dhe më 1961 lind djalin e tyre të vetëm, Arturin. 

Në vitin 1961, kur ishte 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.
Nderron jete me 21 Shtator 2014

Kinematografi
2006 — Eduart….Gruaja myslimane
2002 — Gruaj pa krahë……Gjelina
1989 — Balada e Kurbinit..Nëna e Gurgenit
1979 — Radiostacioni…Nëna e punonjësit të arrestuar
1975 — Në fillim të verës….Nënë Tana
1972 – Ndergjegja……Nena e Artes
1953 — Skënderbeu..Donika Kastrioti

Teatër
24/03/1949 — “Rrënjët e thella” e Xh.Gou dhe A.Jusso…..Gjinevra
26/12/1949 — “Karakteri moskovit” e Sofronov
11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kol Jakovës…..Rusha
22/05/1955 — “Përleshja”e Xhemal Brojës
25/12/1955 — “Procesi i Lajpcigut-Gjergj Dimitrov” e Lev Kompanjec dhe Leonid Kronfeld….Klara Gaber
01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)
02/06/1956 — “Armiqtë” e Maksim Gorkit
23/12/1956 — “Sukses në jetë” e V. Rozov
05/11/1957 — “Çështja Ruse” e K. Simonovit
03/02/1958 — “Majlinda” e Xhemal Brojës
30/11/1959 — “Në tufan” e Fadil Paçramit
10/03/1961 — “Ambicja” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
29/04/1962 — “Mbi gërmadha” e Fadil Paçramit
26/06/1962 — “Artani” e Selman Vaqarrit…..Mbretëresha Teuta
09/01/1963 — “Qeni i kopshtarit” e Lope de Vega
19/06/1963 — “Fundosja e Skuadrës” e Kornejcuk
11/01/1964 — “Monserati” e Emanuel Roble….Nëna
28/05/1964 — “Doktor Aleksi” e Ibrahim Uruçit
04/03/1966 — “Muri i madh i pakapërcyeshëm” e Xhan Huan
07/03/1967 — “Cuca e maleve” e Kolë Jakovës……Prenda
17/09/1967 — “Toka e zjarrtë” e Drita Agollit
21/01/1968 — “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)
08/05/1968 — “Ngjarje në fabrikë” e Fadil Paçramit
04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços
23/05/1971 — “Një dimër i shkurtër” e Sheri Mitës
10/05/1972 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Pirro Manit (Artist i Popullit)
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës…Zyraja
11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës
15/05/1976 — “Lulet e shegës” e Kolë Jakovës…Laja
25/04/1979 — “Gryka e nëmur” e Teodor Laços
24/10/1979 — “Tragjedia e fundit e Deas” e Kiço Blushit
13/12/1983 — “Qëndresa” e Zef Bushatit dhe Petro Koçit
25/03/1989 — “Rajmonda” e Artur Zhejit
— /05/2004 — “Streha e të harruarve” e Ruzhdi Pulahës…Malësorja
“Mikroborgjezi”

Çmime e Tituj
Artiste e Merituar

31 Maj 2005
Çmimin “Nder dhe qëndresë”
në Festivalit Ballkanik të Komedisë të zhvilluar në Tiranë në Maj të vitit 2005

15 Shtator 2014 ne Gjakove:
“Nderi i skenes shqiptare”
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here