Dhimitra Plasari (1952-2016)
Aktore e Teatrit “Andon Z. Cajupi”, Korce si dhe u aktivizua ne nje numer te konsiderueshem filmash shqiptar te kinostudios.
Lindi me 20 Gusht 1952 ne fshatin Bulgarec te Korçës. Ka kryer studimet ne
Insitutin e Larte te Arteve per aktore ne Tirane. Nje nder aktoret me te shquara te Teatrit “A. Z. Cajupi te ketij qyteti.
Jane te shumta rolet ne shfaqet teatrale me kete trupe perkrah emrave te medhenj qe kane bere historine e ketij teatri: Pandi Raidhi, Dhorkë e Dhimiter Orgocka, Vani Trako, Vangjel Grabocka, Jani e Petrika Riza, Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko etj.
Dhimitra Plasari mbahet mend nga te gjithe spektatoret e gjere te artit skenik shqiptar, si nje intelektuale e formuar denjesisht dhe nje prej aktoreve te shquara me aftesi profesionale ne skena-shfaqjesh dhe sheshe xhirimesh te filmave artistike Shqiptare. Ajo u bë e njohur edhe ne filmin artistik, duke deputuar ne vitin 1972 ne nje rol episodik ne “Yje te neteve te gjata” . Nje vit me vone ne “Rrugicat qe kerkonin diell” (1975) e me pas ne v. 1976 tek “Dimri i fundit” (Lulja) dhe po ate vit edhe ne filmat “Perballimi”, “Pylli i lirisë” dhe “Korrieret”. .
Me pas do te vazhdoje ne filmat e Kinostudios, tek “Streha e re” (1977), “Vajzat me kordele të kuqe” (1978) si Teuta, “Nje ngjarje ne liqen (1982) si Drita do te jete edhe roli i fundit i saj ne ekran.
Aktorja korcare, Dhimitra Plasari edhe ne ekran interpreton rolet e saja përkrah emrave të njohur të kinematografisë shqiptare si : Sander Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Lazer Filipi etj
Batuta e saj ne filmin “Perballimi” ka mbetur e fiksuar ne historine e kinemase:
“Për të ftuar nuk na ftuan dhe bënë gabim këta shokët, po ne erdhëm vetë, jemi gjysma e fshatit ne Tare… “
Ndahet nga jeta me 20 prill 2016 ne moshen 64 vjecare.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne faqen Facebook” qe ne vitin 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 311 | Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 311
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw