Në kujtim të aktores Lumturi Dashi (1940-2008)

0
932

Lumturi Dashi (1940 – 2008)
Aktore e teatrit te estrades se Durresit!

Lindi ne Durres ne vitin 1940. Se bashku me buzeqeshjen e perhershme dhe te pandryshuar ne vite, aktorja ka mbetur ne kujtese si nje interpretuese e roleve te shumta ne skenen e Teatrit “Aleksander Moisiu” te Durresit qe do te behej shtepia e dyte e saj.

Qe ne moshen 14 vjecare do te ngjitej ne skenen e ketij teatri, dikur kinema “14 nentori” me trupen amatore.

Roli i pare do te jete ne vitin 1957 tek komedia “Dhoma 13”, e perfshire ne kete projekt “ne minuten e fundit” pasi mungonte nje aktore e re dhe rastesisht Lumja, sic therritej nga koleget e saj, do te merrte besimin e regjisorit Gjergj Vlashi “Artist i Popullit” per kete rol qe do i ndryshonte tere jeten e saj. Ajo interpretoi bukur ne kete komedi ashtu si edhe ne disa shfaqje te tjera te para me estraden amatore.

Me pas, kur krijohet teatri dhe më vonë estrada profesioniste, Lumturi Dashi do te inkuadrohej në ato trupa dhe do te punoi aty deri sa del në pension.

Ne fakt me trupen profesioniste te teatrit do te fillonte pune mbas 4 vjeteve te para nga hapja e kesaj trupe dhe ardhja e saj u mirëprit si një interprete amatore për rolet e vajzave të reja.
Lumturi Dashi iu bashkua aktoreve me emër të Durrësit, si Meropi Xhoja, Vera Urumi, Marta Burda, Rexhina Kolo, Filika Ujkaj, etj.

Interpretimi i roleve qe misheroi ne teater eshte nje liste e gjate dhe impresionuese gati e pabesueshme po ti shtosh kësaj liste edhe numrin e pafund të roleve që ajo ka luajtur me trupën e varietesë, ku aktivizohej shumë shpesh. Jane keshtu mbi 40 role në skenë.

Duhet permendur se ishte ndër të paktat aktore që punonte me të dy trupat e teatrit, si atë dramatik edhe me estradën. Fillimisht luante heroinat në teatër, më pas mori pjesë edhe në premierat e para të trupës profesioniste të varietesë, që u themelua më 5 maj në vitin 1960.

Interpretoi me mjeshtëri në zhanre të ndryshme të teatrit, në drama e komedi, në skeçe e në parodi, duke na lënë në kujtesë portrete të shumta të roleve të realizuara me nivel të lartë.

Disa nga shfaqjet komedi qe mund te permendim jane: “Lindja e një burri”, “Lojtari nr.10”, “Mirëserdhe Elona”, “Kartela e verdhë” etj. dhe në dramat “Gërsheti i luftërave”, “Rrënjët e thella”, “Dimër i shkurtër” etj.

Nga e majta ne te djathte: F. Hasa; R. Koca, L. Dashi dhe M. Hoxha
Lart: Spiro Strati dhe Fadil Hasa Nga e majta ne te djathte: Enver Likmeta; Lumturi Dashi; regjisori Gjergj Vlashi dhe Ramazan Njala.
Nga e majta ne te djathte: Xhemal Sefa, Lumturi Dashi, Theodor Rupi, Guljelm Radoja, Milto Profi dhe ukur Vera Urumi

Ishte nje person me vullnet e këmbëngulje dhe punonte me kolegët partnerë, duke i ndihmuar apo duke përfituar nga përvoja e tyre, pasi thjeshtësia ishte një nga veçoritë e kësaj gruaje. Ajo asnjëherë nuk e ngriti zërin për tu dukur mbi të tjeret.Mbeti gjithmonë e urtë, e butë dhe e përkushtuar në mjeshtërinë e lojës së bukur, por jo të lehtë të aktorit.

Nderroi jete ne vitin 2008 ne moshen 68 vjecare pas nje semundje te rende. Me gjithe kontributin e vyer dhe karrieren aktive nuk u vleresua asnjehere per meritat e saja si artiste. Megjithate ne nderim te saj njera nga rruget e Durresit mban emrin Lumturi Dashi.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 5 prill 2022
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Deshmi te regjisorit Gjergj Vlashi “A.P” si dhe kolegeve te saj aktore durresak (2014).

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here