Në kujtim të aktores Valentina Caci (1936 – 2019)!

0
1528

Valentina Caci
2 Mars 1936 – 11 Korrik 2019
Aktore e Teatrit “A. Z. Cajupi”, Korce dhe e Kinematografise Shqiptare. Njera nga veteranet e aktrimit shqiptar.

Lindi në Korçë më 2 mars të vitit 1936. Vjen nga lëvizja artistike e grupeve amatore teatrale te qytetit ku lindi. Aftesite e saja te aktrimit me keto grupe bien ne sy të regjisorit Dhimitër Trajçe, duke e afruar Valentinen në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Vetem mbas nje viti nga krijimi i teatrit profesionist korcar, dhe duke u bazuar ne aftesite e saja aktoriale qe kishte treguar në grupin amator, emërohet aktore me kete trupe duke iu bashkuar brezit nismetar te teatrit “Andon Zako Cajupi” te Korces. Gjate gjithe karrieres se saj artistike regjisoret e ndryshem i kane besuar role te rendesishme te cilat Valentina Caci i ka interpretuar me profesionalizem duke shperblyer gjithmone besimin e tyre.

Nder shume rolet e interpretuara nga ajo mund te permendim: Ollga në dramën “Makar Dubrava” e Korneiçukut, Kolkoziania në dramën “Rruga e madhe” e Fjodorovit, Gallupkova në komedinë “Kush e ka fajin” e Molinavit, Lumturia në dramën “Të rinjtë” e V. Vinçanit, Lumtua në komedinë “Vajza nga fshati” e F. Gjatës, Bardha në dramën “Sëmundje e rrezikshme”, Viku në dramën “Ishulli i Aferditës, Vjollca në dramën “Doktor Aleksi” e I. Uruçit, Efrosinja në dramën “Vajza pa prikë”, Vjollca në dramën “Gjaku i ri” e A.Binos, Valdeti në dramën “Tre të shtëna pushke” e I. Uruçit, Eleni në dramën “Flakë në shtëpi” e Z. Cikulit, Nerka në dramën “Stina e kuqe” e F. Gjatës, Neribani në dramën “Mosha e bardhë” e D. Agollit, Afërdita në dramën “Varri i pagëzimit” e N. Shkodranit, Leti në dramën “Motra Katerinë” e V. Zikos, Veroria në dramën “Këneta” e F. Gjatës, Nafia në dramën “Hijet e natës”e V. Kokonës, Meri në dramën “Rrethimi i bardhë” e N. Priftit, Helena në dramën “Engjejt e skëterrës” e Kantenit, Gruaja në dramën “Orteku i vjeshtës” e S. Andonit, Luçia në komedinë “Karnavalet e Korçës” e S. Çomorës, Dhora në dramën “Rruga e madhe”e V. Zikos, Nekia ne komedinë “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës, Lena në dramën “Maro Mokra” e R. Pulahës, Gruaja në dramën “Kur çel dashuria” e T. Laços, Nekia në komedinë “Shoqja nga fshati” e R. Pulahës, Komshia ne dramën “Shtëpia në rrugicë” e T. Laços, Komshia në dramën “Paja” e Di Maxhios.

Valentina Caci ka dhene edhe ajo nje kontribut te vyer ne filmin shqiptar duke interpretuar ne disa prej tyre ndonese ne role episodike. “Zonja nga qyteti” – 1976, “Mesonjetorja” – 1979 ne rolin e Anthulles; “Me hapin e shokeve” – 1979, “Nje shoqe nga fshati” – 1980 ne rolin e Kias, “Vëllezër dhe shokë” – 1980 ne rolin e nenes se Vasos etj.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me mjeshtëri, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi. Eshte nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Nderroi jete me 11 koriik 2019.


___________________
kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f.61 si dhe nje informacion i seleksionuar nga gazeta te ndryshme shqiptare on line dhe pershtatur per faqen ne mars 2021.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here