Në kujtim të aktores veterane Lumturi Shtino (1936 – 2022)

0
915

Lumturi Shtino
Aktore e Teatrit “Zihni Sako”. U aktivizua gjithashtu edhe ne disa filma te Kinostudios “Shqiperia e Re”

Lindi me 12 nentor 1936 ne Pogradec.
Aktivitetin artistik te saj e zhvillon ne Teatrin “Zihni Sako” te Gjirokastres duke qene njera nga aktoret kryesore te kesaj skene gjate periudhes kohore 1968 – 1990.
Gjate 22 vjeteve veprimtaria ne skenen e teatrit gjirokastrit ishte e e gjere dhe e mbushur me mjaft role kryesore ku ka spikatur me talentin e saj te mbruajtur qe ne vogeli, pikerisht ne teatrin e vogel te qytetit te saj te lindjes ne Pogradec.

Shfaqja e saj e pare ka qene premiera e vendosur ne skene ne krijimin e teatrit profesionist “Zihni Sako”, ku ka interpretuar edhe ne krah te bashkeshortit te saj Hiqmet Shtino. Perkrah shfajeve teatrale Lumturi Shtino u aktivizua edhe ne komedi duke krijuar nje galeri te gjere figurash artistike te realizuara me mjeshteri dhe dinjitet artistik.

Te shumta jane shfaqjet teatrore ku interpretoi ajo, ne role kryesore dhe dytesore nga te cilat si me poshte :

“Gryka e nemur”-e verbera / “Shoket” – Liria, e ema
“Drita” – Manushaqja / “Dasma e madhe e dritave”- Nena / “Shtepia me dy porta”- Esmaja / “Qielli i kuq” / “Perballe vehtes”- Xhexheja / “Aeroporti’- Gjyshja / “Shtepia ne bulevard”- Bardha / “Ishte kohe lufte”1974-Xhexheja / “Fundi sinoreve”- Gjena / “Duke u gdhire viti 45” / “Ne ngjitje”- Nena / “Kufiri i gjakut”- Gruaja / “Operacioni”- Zonja Piancentini / “Fundi i botes”- Zinka / “Shqetesimet e Anes”- Ana / “Udha e Zanalinajve” – Xheja / “Paqe e pergjakur”- / “Pyesni malet”-Nena / “Mbroj te verteten”- Urania / “Kenge djepi e shitur”- Madam Kraus / “Njeriu me top”-Gruaja e Nevzarit / “Atje ne Ebro” – Huanita / “Dashuri e vertete”- Aferdita / “Kjo nuk duhet harruar”- Drita / “E fejuara”- Andronaqi
“Historia e nje nate”- Merjeme / “Ndeshja”-Nena / “Nje dimer i shkurter’-Nasta / “Pabesia”-Katina / “Rrenjet”-Gruaja / “Kerkoj shtepine time”-Nena / “Tinguj dhe krisma”- Lucia.

Lumturi Shtino u aktivizua edhe ne nje numer te konsiderueshem filmash televiziv ose artistik te Kinostudios “Shqiperia e Re” nga te cilet mund te permendim:

“Zani partizani” – 1976 (Nena); “Shtrengate ne mal” TV – 1979 (gruaja e keshilltarit); “Nje shoqe nga fshati” – 1980 (njera nga tre shoqet e Ollges) “Perralle nga e kaluara” – 1987 ; “Nje djale dhe nje vajze” – 1990 .

Gjate karrires se saj eshte vleresuar me mjaft cmime te realizuara ne konkurset kombetare te teatrove.

Pas viteve 90-te u transferua ne Tirane ku banoi derisa nderroi jete me 14 korrik 2022

Ishte nje aktore qe do mbahet mend per interpretimin real ne misherimin e personazheve e cila punoi pa u lodhur duke kontribuar me pasion, pikesepari ne skenen e teatrit profesionist te Z. Sakos”.

Ekzkluziviteti ne kete faqe mban daten 31 gusht 2022
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Per skeden e teatrove nga faqja zyrtare e Teatrit “Z. Sako”. Lajme te shkeputura nga gazetat shqiptare on line. Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here