Në kujtim të aktorit Adem Gjyzeli (1941-2004)!

0
3677

Adem Gjyzeli
Aktor dramatik i Teatrit “Petro Marko” – Vlore dhe i Kinematografise Shqiptare

Aktori i mirenjohur i skenes sone sidomos pjese e Teatrit “Petro Marko” Vlore, eshte me origjine nga Cameria. Ka lindur me 15 Tetor 1941 nga nje familje came e cila u zhvendos ne Shqiperi qysh ne vitin 1945.

Ne vitin 1955 Ademi fillon studimet ne Tirane prane liceut artistik “Jordan Misja” te cilat i vazhdon deri me 1964 ne shkollen per aktor tek “Aleksander Moisiu”. Nje vit para mbarimit (1958) te liceut, aktivizohet ne rradhet e trupes se Teatrit Popullor (sot TK) ne shfaqen e rregjizorit Vangjush Vicani me titullin “Te rinjte” .

Foto eshte me te drejta autoresie e zonjes Samo Gjyzeli dhe familjareve te artistit. Falenderime te perzemerta

Ne vitin 1960, e gjejme pjese e estrades profesioniste te qytetit te Gjirokastres. Mbasi mbaron studimet per aktor ne vitin 1964, fillon pune ne Teatrin “Petro Marko “ Vlore, ku do te interpretoje me qindra role nga ku nje pjese e madhe si protagoniste perkrah aktores se madhe Liza Laska. Ai do te dallohet dhe cilesite e tij do te vihen ne pah ne skenen e ketij teatri, mjafton te permendim disa shfaqje mbreselenese tek artedashesit vlonjate si: “Rrenjet” (1970) te rregjizorit Leka Bungo; “Nje dashuri e tille” e rregjizorit Nazmi Bonjaku; “Jatagani” (1975) te po te njejtit rregjizor N. Bonjaku; “Fytyra e dyte” e rregjizorit Leka Bungo; “Vite te veshtira” (1976) e “Buka e duarve tona” me rregjizuren e Vladimir Balles; “Shpartallimi” (1982) e “Berberi i Sevilljes” te rregjizorit Besnik Aliaj; “Lidhur si fisheke gjerdani” te rregjizoreve Pjeter Gjoka dhe Lazer Filipi; e shume shfaqje te tjere.

Ne Kinematografi eshte aktivizuar me pak por rolet qe ka interpretuar kane mbetur si relike ne gjerdanin e artete te veprave shqiptare, si psh ne filmin “Liria e vdekje” (1979) ne rolin e Imamit; “Keshilltaret”(1979) ku luan Abedinin; “Gezhoja e vjeter” (1980) ne rolin e Xhelalit; “Vellezer dhe shoke” (1980) ne rolin e tregtarit Thoma; “Qortimet e vjeshtes” (1981) profesor Andoni; “Itendenti” (1981) ne rolin e Salo dyqanxhiut e deri tek filmi i vitit 1984, “Dora e ngrohte” ne rolin e Xhezos.

Filma te tjere: “Tana” – 1958 / “Guna permbi tela” – 1977. Eshte nderuar me Urdhrin “Naim Frasheri i Arte”.

Foto galeri e aktorit Adem Gjyzeli

 





 
 
 

Nderron jete me 29 korrik 2004.

Adem Gjyzeli (pas vdekjes ne vitin 2004) nderohet si “Qytetar Nderi” i Vlores me motivacionin :
“Për kontributin e spikatur mbi 30 vjeçar, si aktor në teatrin e Vlorës dhe në ekranin e kinemasë. Për përkushtimin, talentin e dashurinë që ka treguar për Vlorën dhe artëdashësin vlonjat në karrierën e gjatë artistike. Për kontribut të çmuar në fushën e skenës dhe artit, duke pasuruar veçanërisht fondin e teatrit të dramës së qytetit të Vlorës”.

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013
Informacioni i mbledhur nga faqe forumesh online dhe: “Historiku i Teatrit “Petro Marko”. U publikua per here te pare ne Facebook ne faqen me te njejtin emer qe ne tetor 2013.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here