Viktor Gjoka (1922-2007)
Aktor / Regjisor ne organiken e Teatrit Popullor!
U lind ne Peshtan te Tepelenes, me 4 korrik 1922. Qe ne fillim bie ne sy per talentin e tij me levizjen amatore te Tiranes, kjo beri qe ne tetor te viti 1946 te perfshihej ne organiken si aktor me Teatrin Popullor. Ne vitin 1948, kryen liceun artistik ne Tirane. Behet i njohur me rolin e Klestakovit ne komedine “Revizori” (1952) te Gogolit me regjine e rusit Kricko.
Ne kete rol Viktor Gjoka paraqiti shkathtesi, sens humoristik, gjeste e nje plastike karakterizuese te aventurierit te paskrupullt, te riun cinik qe perfitonte e tallej me shpuren e nenpunesve te korruptuar te gubernes ruse. Tek komedia “Letra e humbur” te Karaxhales interpretoi rolin e Pristados, per te mberritur me tutje ne nje tjeter personazh, te tipit te “commedia dell`arte” i interpretuar ne menyre te cliret e me thyerje te shumta interpretative, sikurse qe ai i sherbetorit tek komedia e Goldonit, “Sherbetori i dy zoterive” (1956).
Ne harkun kohor 1957-1961, aktori Viktor Gjoka kryen studimet e larta per regjizure teatri dhe kinematografie ne Baku te Azerbajxhanit ne ish-Bashkimin Sovjetik. Ne vitet `60-te ai mberriti edhe nivelet me te larta te aktrimit te tij me dy role, qe mbeten si arritje te merituara e pervoja te vyera ne rrafsh kombetar, si roli i Nikollaq Jorganxhiut ne komedine “Karnavalet e Korces” te Spiro Comores ne vitin 1964, dhe roli i Halil Shkozes ne dramen satire “Fytyra e dyte” e Dritero Agollit ne vitin 1968.
Me te dyja keto role ai fitoi cmimin e pare si “Aktori me i mire” ne festivalet e teatrit, te zhvilluara ne ato vite. Me rolin e Nikollaqit, fale perdorimit te kundershtive komike, burleskut ne shpotitjen e fjalomanise se personazhit mbi vleren e parase, fale gjithashtu mprehtesise se pikasur ojna e huqe identifikuese prej nje njeriu kurrnac e te kamur, aktori theksoi fuqine degraduese te vesit te lakmise per para te njeriu i pasur, qe bjerr karakterin “human” te hallit te tij si prinde dhe e ben komike “vuajtjen” per humbjen e paperfillshme per priken e vajzes se pamartuar.
Krejt tjeter eshte shembelltyra qe solli nepermjet portretizimit te xha Halilit, ku aktori apostafat u ka meshuar gjetjeve qe vijne nga arsenali i mjeteve shprehese te folklorit teatror, nga fryma popullore e vete personazhit, nga pasuria e intonacioneve foljore te Shqiperise se Jugut, nga lokalizimi i veshjes, nga shprehesia komike e portretit me mustaqe te gjata, te vendosura shtrember, me vetullat kaleshe, me menyren qesendisese te te folurit etj.
Ne vitin 1971 u largua nga teatri shoqeror me masa ndeshkuese per arsye te marteses se dyte te tij. Sidofote, nuk rreshti se punuari si aktor e regjisor me levizjen amatore, ku dramatizoi dhe vuri ne skene, nder te tjera, poemen e Shefqet Musarait “Epopeja e Ballit Kombetar nen titullin “Karavidhet” ne vitin 1971. Ne vitin 1972, i kthyer ne Teatrin e te Rinjve, realizoi nje rol interesant, me nje prerje te bukur groteske, Ivan Ivanovicin ne komedine e V. Majakovskit, “Banja” me regji te Spahivoglit. Per 15 vjet nuk mundi te luante me ne skenen e teatrit , i ndaluar
Nga organet e pushtetit, i detyruar te kryente pune te rendomta. Here ne uzinen e “autotraktoreve” e here ne Berzhite te Tiranes dhe me pas me grupet e pionerit. Erdhi rishtazi ne skenen e Teatrit PoPullor me rolin e Spirakes ne komedine “Valsi i Titanikut” e Mushateskut.
Ne vitin 1990 Viktor Gjoka emigroi ne Itali ku u vendose ne Rome vendi ku edhe nderroi jete me 27 tetor 2007. Edhe ne Itali ngriti shoqaten kulturore “Dea”, nepermjet se ciles promovoi disa veprimtari artistike qe benin fjale per Shqiperine, nder to edhe disa filma dokumentare. Ne Itali interpretoi ne dy filma “Metropilitana” dhe “Piazza di Spagna”.
Ne vitin 1994, beri nje perpjekje per te ringjallur Klestakovin ne nje version te ri te “revizorit” ne skenen e Teatrit Kombetar, tashme edhe si regjisore i shfaqjes, por pa arritur ne nivelet e dikurshme te tij. Ai ishte nje aktor me temperament te shprehur, vrullues, i ndryshueshem. U shqua per qendisjen e karaktereve te mirefillta, me elemente te nje realizmi te thelle.
Nder shfaqjet me te suksesshme te tij ne teater mund te permendim:
“Revizori”; “Grate gazmore te Uindsorit”; “Fytyra e dyte”; “Karnavalet e Korces”; “Valsi i Titanikut” etj. U dallua per humorin e tij edhe me estraden e Tiranes. Ka interpretuar edhe ne disa filma shqiptare si tek “Zëvendësi i grave” (1987); “Historiani dhe kameleoni” (1988); “Babai i studentit” (1988); “Kush është vrasësi” (1989); “Vdekja e burrit” (1992)
Gjate historise se tij interpretative ka fituar tre here titullin si “Aktori me i mire” ne festivalet e teatrove. Eshte nderuar me tiullin “Artist i merituar”
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: 1 – Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare ( me korrigjime datash qe ishin te gabuara) – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 170-171
2 – “60 vjet Teatri Kombetar” 1945-2005 / 55 shtepia botuese / F. Slatina / f. 55.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw