Në kujtim të aktorit e regjisorit Fatbardh Smaja (1956-2015)

0
1247

Fatbardh Smaja (1956-2015)
Aktor, regjisor i Teatrit “Migjeni” si dhe aktor i mirenjohur i Knematografise Shqiptare.

Lindi më 2 shtator 1956 në qytetin e Shkodrës.
Kontaktin me artin e ka qe femije kur studjon për violonçel, e me pas për klarinetë ne shkollen e muzikes “Preng Jakova”. Me pas do te frekuentoj Insitutin e larte te Arteve per aktrim ne Tirane. Pas perfundimit te studimeve ai do do t’ia përkushtonte nje pjese te mire te jetes se tij gjinise teatrale.

Ne vitin 1980 nisi punën ne teatrin “Migjeni“ si aktor te cilit me kalimin e viteve do te numëroje rreth 30 role në komedi, dramë, tragjedi.
Ne Teatrin “Migjeni” ai do te angazhohet edhe me rregjizure duke e filluar si asistent i nje emri te madh sic ishte Serafin Fanko “Artist i Popullit”; Me vone ai merr krejtesisht rolin e rregjizorit duke vene vete pjese e shfaqje ne skene.
Disa nga veprat që ai ka vënë në skenë janë “Rëndësia e të qënurit i sinqertë”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I sëmuri për mend” “Zeneli” “Enderra Eldorado” (2014); etj.

Ai gjithashtu ka sjellë çdo vit në skenat e teatrove shqiptare, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë ne keto krijime e veçojne shfaqjen dhe punen e tij .

Fatbardh Smaja ka qene njeri nga rregjizoret me te vleresuar nga publiku.
Drama e fundit e tij qe mban firmen si rregjizore ka qene “Kandili i argjendit” e cila u vu ne skene me 31 Tetor 2015 me rastin e 90-vjetorit te poetit Martin Camaj, premieren e se ciles vete autori nuk mundi ta ndiqte pasi u shtrua ne spital


Po ne Tetor te ketij viti (2015) ishte emeruar si drejtor iTeatrit “Migjeni”.
Ai ka luajtuar gjithashtu edhe ne disa filma shqiptare mjafton te permendim disa prej tyre si protagoniste ne “Fundi i një gjakmarrjeje “ (1983) ,”Fejesa e Blertës” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990).

Nderron jete para kohe ne moshen 59 vjecare per shkak te nje semundje te rende. Humbja e Smajës është e rëndë jo vetëm për familjen e tij, gruan dhe vajzën që i kishte partnere në skenë, por edhe të birin që i trashëgoi dashurinë për regjisurën.


__________________________
Kinematografia nShqiptare 2013-2021
Referenca: seleksionim i lajmeve nga gazeta te ndryshme shqiptare on line, “Panorama” ; “Ora News”. Publikuar per here ta pare me 7 nentor 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues / Te gjitha fotot jane kontribut i administratoreve te faqes nga filmat shqiptare ku interpretoj aktori / rregjizori.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here