Kadri Pirro
Aktor, regjisor.
Lindi ne Durres. Pjese e teatrit durresak “Aleksander Moisiu” dhe njekohesisht regjisor ne organiken e kesaj trupe. Per vite me radhe drejtonte Teatrin e Ndermarrjes se Ndertimit ne Durres, duke punuar me aktore diletante te kesaj ndermarrje e duke pergaditur talente per nje nivel me te larte, ne ate te profesionizmit per t`i kaluar ato ne Teatrin “A. Moisiu”, institucioni ku do te punoje deri ne momentet e fundit kur do te nderroi jete para kohe.
Pervec aktrimit ka qene regjisor i shfaqjeve “Gersheti i luftrave” – 1978; “Dorina” – 1979 ( qe edhe u ekranizua), “Serafina Topia” – 1985; “Telefone ne mesnate” – 1987;
Ne kinematografi u aktivizua ne disa filma te Kinostudios, por megjithate ra ne sy per aktrimin me nivel dhe stilin e vecante ne misherimin e karaktereve ndonese rolet qe iu dhane ishin dytesore:
“Njesiti guerril” – 1969 ne rolin e Ludovigut / “Gjurma” – 1970 / “Yje te neteve te gjata” – 1978 ne rolin e nje kapiteni italian, “Dorina” – 1979 ne rolin e drejtorit, “Nje ndodhi ne port” – 1980.
Kadri Pirro kishte nje karriere artistike te shkurter qe u nderpre ne mesin e lulezimit te saj, gjate viteve `80-te duke u larguar nga kjo jete para kohe. Ne nderim te tij nje rruge ne Durres mban emrin Kadri Pirro.
__________
U publikua per here te pare ne Facebook “Kinematografia Shqiptare” – 2020
Formulim i tekstit nga vete administratoret e faqes.
VINI RE:
Synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar qe disponojme. Nese ndokush deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur. Shume falenderime te perzemerta!
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw