Në kujtim të aktorit e regjisorit Kadri Pirro (1940 – 1984)

0
6872

Kadri Pirro
Aktor, regjisor.

Lindi ne Durres ne 24 Gusht 1940. Pjese e teatrit durresak “Aleksander Moisiu” dhe njekohesisht regjisor ne organiken e kesaj trupe. Per vite me radhe drejtonte Teatrin e Ndermarrjes se Ndertimit ne Durres, duke punuar me aktore diletante te kesaj ndermarrje e duke pergaditur talente per nje nivel me te larte, ne ate te profesionizmit per t`i kaluar ato ne Teatrin “A. Moisiu”, institucioni ku do te punoje deri ne momentet e fundit kur do te nderroi jete para kohe.

Pervec aktrimit ka qene regjisor i shfaqjeve “Gersheti i luftrave” – 1978; “Dorina” – 1979 ( qe edhe u ekranizua), “Serafina Topia” – 1985; “Telefone ne mesnate” – 1987;

Ne kinematografi u aktivizua ne disa filma te Kinostudios, por megjithate ra ne sy per aktrimin me nivel dhe stilin e vecante ne misherimin e karaktereve ndonese rolet qe iu dhane ishin dytesore:
“Njesiti guerril” – 1969 ne rolin e Ludovigut / “Gjurma” – 1970 ing. Skenderi / “Yje te neteve te gjata” – 1978 ne rolin e nje kapiteni italian, “Dorina” – 1979 ne rolin e drejtorit, “Nje ndodhi ne port” – 1980.

Kadri Pirro kishte nje karriere artistike te shkurter qe u nderpre ne mesin e lulezimit te saj, gjate viteve `80-te duke u larguar nga kjo jete para kohe. Ne nderim te tij nje rruge ne Durres mban emrin Kadri Pirro. Nderron jete ne 9 Mars 1984.

__________
U publikua per here te pare ne Facebook “Kinematografia Shqiptare” – 2020
Formulim i tekstit nga vete administratoret e faqes.
VINI RE:
Synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar qe disponojme. Nese ndokush deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur. Shume falenderime te perzemerta!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply