Në kujtim të aktorit e regjisorit Tonin Ujka (1940-2008)

0
1224

Tonin Ujka (1940-2008)
Aktor, regjisor i Teatrit “Migjeni” i Teatrit Popullor (TK) si dhe i
kinematografise shqiptare.

Lindi ne Shkoder me 13 qershor 1940. Mbaroi studimet e larta ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” ne harkun kohor 1960-1964. Menjehere me pas u emerua aktor ne teatrin “Migjeni” te Shkodres.
Gjate sezonit 1970-1971 kreu kursin njevjecar per regjisure. Ne vitet 1994-1996 ishte deputet i Partise emokratike ne Kuvendin Popullor, kurse ne vitet 1996-1997 drejtor i Teatrit Kombetar e me pas edhe të Teatrit të Kukullave derisa doli në pension.

Tonin Ujka eshte nje nder emrat e medhenj te Teatrit “Migjeni” , institucioni ku kaloj pjesen me te madhe te karrieres se tij artistike . Ka punuar pranë këtij teatri si aktor që nga vitet ‘60-të e deri në fillim të viteve ‘90-të, kohë kur u zhvendos familjarisht në Tiranë.

Ne teatrin “Migjeni” mbahet mend ne interpretime në dramat “Djem te mbare” -1975, ne rolin e Colit, “Shpartallimi” – 1975 ne rolin e priftit, “Baca i Gjetajve” në rolin e djalit të bajraktarit, tek “Fisheku në pajë”në rolin e mësuesit, tek “Çështja e Blertës”në roli i vëllait etj. Si regjisor ka vënë në skenë me trupën e “Migjenit” dramën “Luani i shtëpisë” ; “Buka e pathyer “ e N. Dokles; “Fytyra e dyte” e D. Agollit dhe një sërë veprash për fëmijë. Interpretimi i fundit i tij me këtë teatër ishte në vitin 2000 në dramën e Fadil Krajës “Flamur në dasmë”.

Tonin Ujka eshte nje emer i madh edhe ne kinematografine shqiptare, duke dhene nje kontribut te konsiderueshem ne kete gjini te artit skenik.
Interpretimi i tij per nje artisti te vertete dallohet qe ne vitin 1968 ne deputimin e tij ne “Plage te vjetra” si dhe ne filmat “Kur zbardhi nje dite” (1971), “Operacioni – Zjarri” (1973) ne rolin e gjethit te kuq, “Flaka e maleve” – 1982 ne rolin e Gjeto Doracit . Ne vitin 2004 interpreton ne Teatrin Kombetar perkrah plejades se arte te aktoreve shqiptare ne dramen “Streha e te harruarve” , me Tinka Kurtin; Violeta Manushin; Reshat Arbanen; Drita Pelingun.

Tonin Ujka ka qene edhe deputet i Shkodrës në parlamentin shqiptar duke përfaqësuar Partinë Demokratike. Nderron jete me 8 korrik 2008 nga nje hemorragji cerebrale. Vepra dhe kontributi i tij ne artin skenik meriton respekt te thelle dhe mirenjohje.

     

Filmat
Plagë të vjetra …..Inxhinjer i minieres (1968)
Kur zbardhi një ditë – (1971)… Arixhiu
Operacioni “zjarri” – (1973)… Gjethi i Kuq
Lumë drite – (1975)… Mësuesi
Në pyjet me dëborë ka jetë – (1978)… Marku
Nga mesi i errësirës – (1978)… Shoku Drin
Një ndodhi në port – (1980)
Gëzhoja e vjetër – (1980)
Një natë pa dritë – (1981)… Prifti
Qortimet e vjeshtes – (1982)….Hoxha
Shokët – (1982)
Flaka e maleve – (1982)….Gjeto Doraci
Bregu i ashpër – (1988)… Kola
Prindërit e vegjël – (1991)
Gjoleka djali i Abazit – (2006)


________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne qershor 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here