Në kujtim të aktorit Fatmir Xhelili (1951-2020)

0
3019

Fatmir Xhelili (1951-2020)
Aktor i teatrit te komedise “Bylis” – Fier

Lindi ne Selenice te Vlores, me 23 dhjetor. Mbaroi shkollen e mesme elelktrike me 1965. Punoi si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh. Dhuntite e tij si aktor i humorit u shfaqen ne aktivizimin ne Levizjen Amatore te qytetit te Fierit dhe ne teatrin “Bylis” me disa role dramatike dytesore.

Ne vitin 1982 u pranua si aktor profesionist ne Estraden e Fierit ku vijoi deri me 2020. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

I natyrshem dhe i holle ne humor, perkunder formave banalizuese me nje sy shprehes dhe pershtatje te mire skenike, ai krijoi nje mori figurash, sikurse ishin kryetari i bashkise te “Servet beu jep zgjidhje”, shkrimtari ne “Shkrimtari ne kullen e tij” , arixhiu ne “Plakemi me hallet e botes” beu ne “Fshatari dhe kadiu” etj.

Pervec interpretimit ne zhanret letrare dramaturgjike te teatrit te varietese si komedia e shkurter, skeci, monologu, dialogu etj., talenti i tij u plotesua dhe u poq me tutje me frymezimin qe u beri disa personazheve ne gjinine e komedise, si: Llomovi ne “Fejesa” e Cehovit (1995); Bushi ne “Sa mire beri qe vdiq” (2002) e Ilir Bezhanit; Bufi ne “Zi e me zi” ; koci ne “Vllazeri e interes”; Legeni ne “Akraballeqet”, tre komedi te Kristo Flloqit te bashkuara ne nje shfaqje (2004).

Arritja me e pllte e tij ishte roli i te burgosurit tek “I burgosuri i katit te 15” te Nil Saimonit (2007); “Dy dyzina me trëndafila”, “Një budalla e gjysmë”, Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.

Për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë. Ndahet nga jeta me 20 nentor 2020 mbasi u infektua me Covid-19.

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve nga gazetat shqiptare “online”
Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 544-545

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here