Fatos Sela (1948-2013)
Aktor i suksesshem i teatrit dhe kinemase shqiptare.
Lindi ne Tirane me 2 tetor 1948. Ka kryer studimet e larta ne vitin 1972 ne ILA ne degen e dramaturgjise. Ne periudhen kohore 1972-1975 punon si rregjizor ne TVSH, ku fill me pas transferohet ne teatrin “Bylis” te Fierit i cili punon si aktor prane ketij Teatri deri ne mesin e viteve `90-te , me sakte 1995.
Ne skenen e “Bylis” eshte nje periudhe kohe kur aktori afirmohet duke u bere njeri nga me te shquarit e ketij teatri. Interpretoj me profesionalizem pothuajse te gjitha rolet kryesore te shfaqjeve te vena ne skene nga kjo trupe teatrore, qofshin ato si nga dramaturgjia jone shqiptare por edhe nga ajo e huaja.
Nga dramaturgjia jone mund te vecojme : Seriani ne “Gjemimi i atij dimri” te Teodor Lacos; “Balade per nje grua” ; “Fytyra e dyte” te Dritero Agollit; “E bukura shtepi e vjeter” te Ruzhdi Pulahes. Nga dramaturgjia e huaj mund te vecohen rolet ne shfaqjet: “Nje leter e humbur”; “Maria Oktober”; “Koka e tjetrit” ;” Dashuri me fantazmat” etj. Ai eshte vleresuar me shume cmime ne Festivale Teatrore.
Ne rolin e Avni Rustemit ne dramen “Dy krisma ne Paris” te P. Kulles , ai krjon nje figure te hirshme, fisnike dhe plot guxim te heroit tone. Monologu dramatik i mbrojtjes perpara gjyqit , tonet akuzuese, dhe patosi i larte u pershtaten me imazhin popullor tashme te sublimuar te vete Avni Rustemit;
Me kete rol nderohet me Cmimin e Rrepublikes. Roli i Xhon Proktorit ne dramen “Shtrigat e Salemit” eshte tjeter arritje ne pervojen e tij aktoriale gjate punes ne teatrin “Bylis” te Fierit.
Ne vitin 1995 vijon karrieren aktoriale ne trupen e Teatrit Kombetar ku ne skene te ketij teatri ka interpretuar shume role dhe madje kryesore nga ku mund te permendim “Magjia e madhe” roli i pare ne T.K; Zoto ne komedine “Ne katin e dyte eshte parajsa”; “Tiranozauri”; Kapiteni Perela ne “Njeriu virtyti dhe Kafsha”; “Pulebardha” s i dhe role te tjera ne shfaqjet: “Pleshti ne vesh”; “Portreti i Dorian Greit”; “Reshajet”; “Hijet e nates”; “Streha e te harruarve”;
Ka interpretuar me plot dramacitet rolin e doktor Stokmanit ne “Armiku i popullit” te Ibsenit (1999) duke percjellur ne salle kumtin e qendreses dhe te integritetit moral, forcen e vullnetit te paepur dhe guximin per t`iu kundervene shoqerise se korruptuar.
Loja e tij aktoriale eshte shfaqur edhe ne produksione private si roli i Vah Pengu ne dramen “Harromeni” te A. Kumbaros ne vitin 2000, “Anonimi i Venedikut” nga shoqeria “Princi i kalter” (2002).
Ne vitin 2006 luan rolin e Voinickit ne dramen “Xhaxha Vanja” te A.P Cehovit. Ngulmoj te gershetonte natyren e heshtur te personazhit me deshperimin dhe shperthimet e vrullshme ne finale. Franku i V-te ne tragjikomedine homonime te F. Dyrrenmat (2008) solli ne interpretimin e Fatos Seles nje gershtim te menduar te rrafsheve te dramatikes groteskes dhe sarkastikes.
Ka interpretuar edhe ne disa filma artistike duke e filluar ne v. 1977 tek “Gunat permbi tela” ne rolin e kapedan Hodos e me pas, role te tjera si ne “Shtepia jone e perbashket”; “Nentori i dyte”; “ gracka” etj.
Ne vitin 1989 eshte nderuar me titullin “Artist i Merituar”
Aktori Fatos Sela u shqua per zerin e tij tingellues, bariton, per dhuntite fizike qe kishte ne prirje per te luajtur heronjte, prijes, profesore, qeveritare, njerez me individualitet te shprehur.
Ka nderruar jete me 18 dhjetor 2013.
FILMAT
Njesiti Guerril (1969), njeri nga te burgosurit
Gunat mbi tela (1977) , Hodo
Shtëpia jonë e përbashkët (1981), Bashkimi
nëntori i dytë (1982), oficeri serb
Gracka (film) (1983), Baja
Të paftuarit (1985), Cezar Dibra
Vjështë e nxehte e ’41 (1985), Bako
Një vit i gjatë (1987), Likurg
Pesha e kohës (1988), Trifoni
Pas takimit të fundit (1990), komisar Ganiu
Bolero (1997), instruktori i baletit
Tirana, viti zero (2001) …. qeveritari
U publikua per here te pare ne shtator 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues
___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Portale te ndryshme shqiptare online si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / papagjoni. j / f . 412-413.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw