Në kujtim të aktorit Minella Borova (1947-2013)!

0
4585

#KinematografiaShqiptare
Minella Borova (1947 – 2013)
Aktor i suksesshem i teatrit “A. Z. Cajupi”, Korce dhe i kinematografise shqiptare.

Lindi ne Korce me 22 shkurt 1947. Ka mbajtur gjithashtu edhe pozicjonin e pedagogut dhe kritikut. Ne vitin 1969 kryen studimet ne ILA (Insitutuin e Larte te Arteve) ne Tirane.
Ne Teatrin e Korces “ A.Z. Çajupi” , ka qene per me se 10 vjet si aktor pjesetar i kesaj trupe, deri ne vitin 1979 e me pas punoi si pedagog i “Mjeshtrise se Aktorit” në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë per 10 vjet deri ne v. 1989.

Ka qene edhe specialist i Teatrit ne Ministrine e Kultures deri me 1991.
Si aktor roli i tij i pare ne Teater eshte ai i Lirimit ne dramen “Njollat e murme” ne v. 1969, drame e F. Pacramit, vene ne skene me regji te M. Luarasit. Me kete drame ai fiton edhe cmimin si “Aktori i ri” me i mire.
Eshte shquar si aktor ne planin satirik por edhe ne ate lirik dhe romantik.

Ne karrieren e tij artistike ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, ku u shqua ne “Te pamposhturit” – Leka (1970), “Mosha e bardhe” – Martini (1972), “Engjejt e sketerres” – Stenli Korr (1972) , “Plumbat e shkronjave” – Mesuesi (1974), “Qyteti i akuzuar” – hetuesi (1978), “Tre ditet e kimetit” – Vehapi (1984); si dhe ne rolin e Raqit tek “Mesuesi i letersise” te Ruzhdi Pulahes ne vitin 1986 etj.

Ne vitin 2007, mbas nje nderprerje rreth 15 vjecare rikthehet ne skene te teatrit ne rolin e protagonistit ne “Duke pritur te Henen” e Karlos Maria Alsina shfaqje me te cilen riafirmon talentin e tij si nje aktor teatri qe di te interpretoje dhe te gershetoje mjaft mire rrafshet psikologjike me ato satirike.

Megjithate Minella Borova do te fitoje emer me fort si aktor i filmit artistik duke realizuar nje sere rolesh te konsiderueshme , figurash e karaktere te ndryshme, nga ku mund te vecojme filmat “Udhetim ne pranvere”; “I treti”; “Pylli i lirise”; dhe vecanerisht ne rolin e nje oficeri fashist ne filmin “Ne fillim te veres”. Ne Film ka deputuar ne vitin 1970 tek “Montatorja” rolin e nje saldadori, nje vit me vone ka nje rol episodik ne “Mengjeze lufte” pastaj interpreton gjithsej rreth 30 karaktere në kinematografinë shqiptare.

Gjate viteve te tranzicjonit shqiptar, me sakte ne v. 1993 emigron per gadi 15 vjet ne Argjentine, per t`u rikthyer serish ne vendin e tij ne v. 2006, duke nisur pune si specialist i Teatrit ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” . Edhe ne Argjentine ka interpretuar ne teatrin “San Martin”, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat i ka sjellë edhe në disa festivale kombëtare e mdërkombëtare të organizuara në Shqipëri ne qytetet Tiranë, Elbasan, Pogradec, Kosovë, dhe jashte ne Maqedoni. U nda nga jeta në 30 qershor 2013 në Buenos Aires në moshën 66 vjeçare.
Ai ka shkruar edhe nje vellim me poezi “Ku puthen dy oqeanet”, si libri i tij i pare…

Filmat:
Montatorja, (1970 – Saldator).
Mëngjeze lufte, (1971 – Gjermani);
Rrugë të bardha, (1974 – Bato);
Shtigje lufte, (1974 – Studenti);
Në fillim të verës, (1975 – Fumagali);
Udhëtim në pranverë, (1975 – Besniku);
Pylli i lirisë, (1976 – Llazi Tërbufi);
Flamur në dallgë, (1977 – Provokatori);
I treti, (1978 – Isai );
Shoku ynë Tili – (1981 – Shpëtimi);
I paharruari, (1984 – Nesti);
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984 – Gjenerali);
Rrethimi i vogël, (1986 – Berti kunati i Agronit);
Botë e padukshme, (1987 – Kristofori );

___________________
Publikuar per here te pare ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne qershor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Gazeta & Forume shqiptare online; “Enciklopedia,Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena (2009) f. 53 / J. Papagjoni.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here