Në kujtim të aktorit Perika Gjezi (1949-2010)

0
5996

Perika Gjezi (1949 -2010)
Aktor i teatrit “Andon Zako Cajupi”, Korce dhe njekohesisht i Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne Korce me 8 janar 1949. Qe ne moshe te re aktivizohet ne trupen e teatrit amator te gjimnazit “Fuat Babani” ne drejtimin e regjisorit dhe aktorit te mirenjohurit Pirro Mani. Do te jete viti 1965 kur do te interpretoje rolin e pare te tij ne dramen “Tre te shtena pushke” te Ibrahim Urucit qe u vendos ne skene nga trupa e Teatrit “A.Z Cajupi” te Korces. Ne vitin 1967 mbas mbarimit te gjimnazit dergohet ne pune ne Kombinatin e Maliqit, i cili do te aktivizohet me trupen amatore te ketij kombinati.

Ne maj te v. 1969 me insistimin e regjisorit Mihallaq Luarasi, fillon pune si aktor profesionist ne Teatrin “A.Z Cajupi” ku do te interpretoje disa role. Ne nentor te po ketij viti madje do te jete interpretue ne dramen e shumeperfolur “Njollat e murme” te po ketij regjisori, shfaqje e cila do te marre edhe Flamurin ne Festivalin e Teatrove te zhvilluar ne Tirane. Po ne vitin 1969, ne dhjetor niset per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak, dhe me te mbaruar ate nis studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane (sot Akademia e Arteve) ne degne e aktrimit. Ne vitin 1972 mbasi kryen studimet ne degen dramatike rikthehet te punoje ne Teatrin “A.Z. Cajupi” te Korces, duke u bere njeri nga aktoret kryesor te ketij institucioni artistik e duke luajtur kryesisht role me mbarsje pozitive.

Nga figurat mbreselenese per spekatatorin e qytetit Korcar ishte ai i Samiut ne shfaqjen “Mesuesi i letersise” te R. Pulahes, duke shfaqur nje energji dhe temperament te mire loje.
Kete format do ta thyente me figuren e Kristofit ne dramen e Artur Milerit “Ishin te gjithe bijte e mi”, ku tani loja e tij pervijohet si nje vuajtje e brendeshme, per te identifikuar fajin e te atit, rjedhimisht edhe pasivitetin e tij, me qellimin per ndershmeri ne marredheniet familjare.

Ne dramen e Petro Markos te titulluar “Qyteti i fundit” luan rol protagonisti ate te kapitenit, duke metuar veshtrime sa te natyres psikollogjike, aq edhe lirike dhe poetike, nen nje velature dramatike.

Shfaqet ku ai ka interpretuar me profesionalizem jane te shumta ku mund te permendim disa prej tyre:
“Shtepia ne rrugice”; “Maro Mokra”; “Qyteti i akuzuar”; “Otello”; “Kopraci”; “Zonja nga qyteti”; “Shoqja nga fshati”; “Kohe pa emer” etj.

Nderkohe ne kinematografi ai eshte interpretues ne 15 filma. Starton me nje rol episodik ne “I teti ne bronx” (1970) ne rolin e Demkes djalit te mullixhiut. Me pas do te jete komisari ne “Shtigje lufte” (1974); Gjergji ne “Toke e pergjakur”; po ashtu Gjergji ne “Nga mesi i eresires”; mesues Naimi ne “Balonat”; roli i Elmazit ne “Asgje nuk harrohet”; Tahiri ne “Dasem e cuditeshme” .

Foto nga filmi “Bardhesi”, aktori Perika Xhezi dhe pas tij aktorja protagoniste e ketij filmi Rabije Hyka
Foto nga filmi “Brazdat” Aktoret Fadil Kujovska dhe Perika Xhezi

Filma te tjere:
1973 – Brazdat
1976 – Përballimi (Agron Shkullaku)
1977 – Flamure ne dallge,
1977 – Streha e re
1978 – Pranverë ne Gjirokaster
1979 – I teti ne bronx
1986 – Bardhesi ,
1988 – Tre njerëz kapërcejnë malin (Jani Kripa)
1989 – Kostandini

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” / f.166 / 
Shkurt 2018.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here