Preng Lekunda (1921 – 1968).
Nje nder yjet e teatrit shkodran qe nderroi jete para kohe, aktor i brezit nismetar te kinematografise shqiptare. Mban titullin “Artist i merituar”
Preng Lekunda ishte nje talent. U lind ne Mirdite me 6 korrik 1921. Qe ne radhet partizane, gjate Luftes se II-te Boterore u mor me aktrim, duke bere ate qe menjehere mbas clirimit te vendit te behej nga pjesetaret e themelimit te Teatrit te Ushtrise ne Tirane, vendi ku punoj deri ne v. 1954. Po kete vit u perfshi ne Teatrin “Migjeni” te Shkodres. Ne skenen e ketij Institucioni, luan me sukses rolin e Vates ne dramen “Toka e jone “ te K. Jakoves, ku spikati menyra e tij imponuese per personazhe qe pershfaqin ne vetvete nje veprim vrullues e qe clirojne energji te larte psikike.
Kjo tipologji aktrimi u konsolidua me tutje, posacershit me rolin e tiranit ne dramen “Tirani i Padoves” (1957). Preng Lekunda arrin ne kulmin interpretativ, me realizimin e figures se madherishme te Bajram Currit ne dramen “Plaku i maleve” te Zef Zorbes ne vitin 1962. Shtati i tij i larte dhe i hijeshem, zeri bariton dhe energjik, heshtjet emocionale dhe fuqia e komunikimit beri qe ky rol te cmohej si nder me te realizuarit e asaj kohe.
Ndonese disa nga rolet kryesore qe ai interpretoj ishin te tipologjise se heroit e personazhit dramatik e tragjik, me spikamat e dukeshme te sublimes dhe te madherishmes, permundrazi ai ngulmonte ne te vertetat e fjales, sjelljeve dhe ndjeshmerive te ketyre personazheve duke u dhene ca me shume besueshmeri.
Nje shfrytezimm te zgjuar te tille arriti te bente ne misherimin e rolit te Gjelosh Nikes ne dramen “Fisheku ne paje” (1968) te Fadil Krajes, ku fale natyrshmerise dhe thjeshtesise se dialogut dhe marredhenjeve me te tjeret, aktori paraqiti stoicizmin dhe tipare burrerore te personazhit ne situaten e rende dramatike ku ai ndodhej, duke ravijezuar e duke i dhene ngjyre kombetare virtyteve shpirterore te njeriut shqiptar.
Pervec qasjeve dramatike dhe epike, aktori luajti po aq mire edhe role te natyrave te tjera, antagoniste, te vrazhde, te rrepte e te pasjellshem duke i percjell energji veprimit skenik. Posacerisht kjo prirje gjeti formen me te plote ne rolin e Gjetes ne dramen “Cuca e maleve” (1966) rol me te cilin u cmua si “Aktori me i mire” i atij sezoni teatror, sikunder u vu re edhe ne rolin e Dodes tek filmi “Komisari i drites” .
Gjate turneut me kete shfaqje ne Vaun e Dejes, ai u semur rende duke u ndare nga jeta me 3 mars te vitit 1968.
___________
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 264 – 265.
Publikuar per here te pare ne Facebook ne faqen Kinematografia Shqiptare, korrik 2016. Rishikuar ne vitet pasardhes.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw