Qenan Toro (1931 – 1989)
Aktor i Teatrit Popullor dhe Kinematografise Shqiptare.
Lindi në Tiranë me 30 Dhjetor 1931.
Punon si financier ne Banke per disa vite. Pasioni i tij i vecante ishte te behej aktor, dhe keshtu qe ne vitin 1950 leshon librezen e punes si bankier per t`u pranuar ne Teatrin Popullor .
Ne vitin 1954 kryen Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe po ate vit fillon aktivitetin e tij si aktor ne Teatrin Popullor. Zeri tij me nje timber te vecante kumbues ishte nje dhurate qe ja kishte fale natyra. Interpretoi në mbi 80 role në teatër.
Luan ne fillim nje sere rolesh episodike plotesuese por me pas qe nga viti 1954 fillon te jete protagonist. Po kete vit, interpreton rolin e parë në komedinë “Vajza nga fshati”, rolin kryesor të sekretarit të partisë. I vecante viti 1956 ku interpreton 7 role brenda një viti.
Rregjistron nje karriere te gjate 35 vjecare ku natyrisht dallohet ne shume role si psh: Ribakovin “Orët e Kremlinit”, Leka “Përkolgjinajt”, “Learti “Hamleti”, Prokurori “Procesi i Lajpcigut”, Cuva e maleve”, “Arturo ui” e në dhjetra pjesë të tjera deri në mesin e viteve 80….
Qenan Toro ka qene edhe regjizor ku tek drama “Lulet e Shegës” mbetet shfaqja e tij më e mirë.
Foto galeri e aktorit Qenan Toro![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Ndersa ne Kinematografi ka interpretuar pak role : Debatik (1961, Toka e jone (1964) , Shpresa (1988).
Ne aktrimin e tij u dallua posacerisht per zerin e ngrohte dhe bariton, per nje fjale dhe shqiptim te paster, per shtatin dhe qendrimin e hijshem. Nga nje semundje ne laring u detyrua te luante role te dyta dhe episodike, i prirur si aktor drejt personazheve pozitive, njerez te virtyteshem, prijes te vullnetshem, por nuk munguan edhe role te kahut negativ si ato figura me vese dhe te kriminalizuara.
Rolet me te suksesshme te tij jane ato tek shfaqjet: “Otello”; “Mbreti Lir”; “Mbi germadha”; “Familja e peshkatarit”; “Doktor Aleksi” ;”Tre te shtena pushke”; “Studentja e vitit te fundit” ; “Fytyra e dyte”; “Ngjarje ne fabrike”: “Viti `41”; “Toka e jone”; “Lulet e sheges” etj.
Ka interpretuar edhe ne shume emisione te kohes ne Radio Tirana, dramatizime apo “Fjala artistike ne mikrofon” , fale dhuntise se zerit te tij. Në vitin 1988 del në pension.
Nderron jete me 1 dhjetor të vitit 1989 .
U publikua ne Facebook ne Kinematografia Shqiptare qe ne dhjetor 2013 dhe u rishikua ne vitet vijues.
_________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 523; “60 vjet Teater Kombetar” 1945-2005 / f. 56
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw