Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama (1938-2015)

0
2920

Ramiz Rama (1938-2015)
Aktor i Teatrit “Migjeni”, Shkoder dhe i Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne qytetin e Shkodres me 9 nentor 1938. Fillimet i ka që herët, qysh 8 vjeç. I ndjeri, e i mirënjohuri Tofik Gjyli (një ish shkrimtar i talentuar për fëmijë) i kërkon mësueses Gjyliana Kçira, një fëmijë për një emission në Radio Shkodra për recitime vjersha e monologje. Ky do te ishte aktori i ardheshem Ramiz Rama qe do te baj nje interpretim te shkelqyer ne ate moshe, aq sa qysh at’here e mbrapa nuk ju ndanë interpretimet në Radio si dhe në shkollë.

Ashtu si cdo femije kishte shumë ëndra e dëshira. Dëshironte të bëhej aviator, të lundronte në det, të shetiste kudo, por ja që jeta e Ramizit mori nje drejtim ndryshe. Ata qe do te beheshin miqte e tij, profesorët e tij Sadete Vigani, Gjosha Çarkaxhija, Jup Kastrati, Nuri Çaushi, Xhemal Broja etj I kane qendruar mjaft afër dhe e aktivizonin në çfaqjet te ndryshme.

Në Liceun Artistik ne Tiranë,ka patur fatin por edhe se nuk e dinte që nesër shokët e tij: Bexhet Nelku, Serafin Fanko, Viktor Bruçeti etj, etj sëbashku me vete Ramiz Ramen do të bëheshin artistë të vërtetë në sallat e teatrove dhe ekranet e kinemave apo edhe të televizionit. Ëndra që në atë moshë shumë pak i vlerëson, por sot ç’krenari që ndjen kur emri i aktorit shkruhet perkrah atyre emrave qe e bene te madhe kinematografine shqiptare.

Roli i parë serioz që ka “veshur” Ramizi me mjaft sukses ka qenë ai i Xhindit (një hyjni keqbërëse) në qytetin e Kukësit. Trajtohej martesa e një plaku me një vajzë të re. Kaq mbresëlënës ka qenë ai rol sa që për 3 vjet qe jetonte në Kukës nuk e thirrtnin me emër por Xhindi!

Instituti i Lartë i Arteve qe një shkollë tepër e fuqishme, ketu aktori shkodran rritet si ne trup por edhe si aktor. Ben mbrojtjen e diplomës me pjesën “E bardha dhe e zeza” të Fadil Paçramit, si dhe pjesa tjetër “Dy zotni nga Verona”. Menjehere vlerësohet ndër më të mirët. Në vitin 1966, në Korrik fillon punë pranë tetrit “Migjeni”, një ëndër që e priste ne fakt prej vitesh.
Regjizori i madh i at’hershëm Mihallaq Luarasi, që drejtonte trupën e Shkodrës, i cakton atij një rol tek drama “Cuca e maleve” e Loni Papës, rolin e Pjetër Zekës, që tashme eshte i njohur nga te gjithe. Opinionet dhena te publikut me pas per kete rol jane vlerësime optimale.

Me pas rolet dhe interpretimet e tije janë te shumtë, ne drama, filma, komedi e plot gjini të tjera, por do të veçonim: rolin e Mbretit Blu, tek drama “Gjaku i Arbërit” (F. Krajës), rolin e Prêkës, tek drama “Shpartallimi” (F. Krajës), rolin e Bektash Shkozës, tek “Fytyra e dytë” e D. Agollit, rolin e shefit administratës, tek “Luani i shtëpisë”(Komedi), rolin e Alush agës tek “Fundi i një komedie”, rolin e Niqiforit, tek komedia “Shoku Niqifor” e P. Kullës, rolin e Qoses se Prenges tek “Baca i Gjetajve” etj, etj.

Te filmat, që në filmin e parë shqiptar “Fortuna” e më pas “Ditë që sollën pranverën”, “Flaka e maleve”, “Te paftuarit”, “Nje nate pa drite”, “Kur hapen dyert e jetes” etj. Ramizi ka patur nderin dhe fatin qe te marrë përvojë nga të mëdhenjtë e “Migjenit” si Tinka Kurti, Adem Kastrati, Ndrek Luca, Bep Shiroka, Elez Kadrija, Lec Shllaku, Ymer Bala, e deri tek regjizori Serafin Fanko.

Nderron jete ne moshen 77 vjecare me 3 Korrik 2015
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivtet qe ne vitin 2013
Informacioni i marre nga nje interviste e aktorit ne gazeten lokale Shkodra – Shtator 2005. Te gjitha fotot e ketij albumi jane kontribut i administratoreve te kesaj faqe Publikuar per here te pare ne gusht 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here