Në kujtim të aktorit të humorit Hasan Smaja (1922-1987)!

0
1858

Hasan Smaja (25 korrik 1922 – 23 korrik 1987)
Aktor i teatrit te estrades “Migjeni” – Shkoder.
Artisti i Merituar

Lindi me 25 korrik 1922 në Shkodër. Që në moshë të njomë u detyrua të punonte si shegert në një manifakturë. Ece-jaket e shegertit, e djaloshit që rritej dita-ditës, që zgjonte nga ”gjumi” mëngjeset dhe kthehej mbrëmjeve vonë; i lodhur dhe i drobitur, në të shumtën pa buzëqeshje në fytyrë; bënë që edhe në shpirtin e tij të trokiste era e luftës, në fillim si pakuptuar, por pastaj në ditët e mëvonshme do të kishte marrëdhëniet, aktivitetin e tij dhe shtjellat e saj.

Bazuar ne kujtimet e artistit, ai ushtronte veglen e kitarës, nderkohe shoket e tij nje vegle tjetër dhe…, kështu krijojne një orkestër të vogël, me të cilin luanin këngë e melodi popullore shkodrane. Paralelisht me këtë grup “muzikant ata kishin ngritur edhe një skuadër futbolli, që i vunë emrin kuptimplotë “Rilindja”. Këto dy grupe me aktivitetin e tyre dhanë ndihmesa të vlefshme në shërbim te levizjes e luftës, që tashmë, era e barutit dëgjohej qartë edhe në qytet.

Me kalimin e viteve, Hasani nisi punën si agjitator për kulturën dhe artin. Por ënderra e tij e kahershme e që nuk e linte rehat, ishte skena. Kështu, në vitin 1945, organizoi vetë një shfaqje teatrore, ku mori edhe një rol për ta interpretuar po vete. Emcionet e kesaj shfaqje qendruan per nje kohe te gjate tek vete aktori shkodran, pas një jete të tërë në skenë. Kjo pjese, në vetvete, pati shumë sukses. Vetë niveli i kërkesave të kohës ishte i tillë, sa në fakt ajo shfaqje mbeti thjesht një shfaqje amatorësh, që aktoret ishin përpjekur ta interpretonin lirshën.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Hasani punoi si inspektor për problemet e kulturës e të artit, dhe pastaj si punëtor në Fabrikën e Fermentimit të Duhanit. Nisi të aktivizohet me pasion në grupin amator teatral të ndermarrjes. Më vonë bëhet vetë organizator i kësaj lëvizjeje artistike në fabrikë. Gjatë marrjes me aktivitet skenik, Hasoni vëren tek vetja se atë e tërhiqte humori. Nderkohe “Zanati” i vjetër i kitaristit e ngacmonte shpesh për të krjuar e muzikuar ndonjë gjë.

Aty nga viti 1954, kur punonte në Shtëpinë e Kulturës, mori disa tekste të poetit humorist Tonin Miloti dhe krijoi me to disa parodi. Ky sukses që ia “ndriti* më shumë talentin e tij, ia shtoi më shumë dëshirën atij, për t’u marrë me artin skenik, e vecanërisht me estradën. Me të drejtë studiuesi Salvator Gjeci ku ndermjet tjerash thekson : “bën përshtypje fakti që, edhe pas 28 vjetësh, ai mban mend disa nga paroditë e tij, të krijuara në vitet e para të deputimit të vet’’.

Duke parë talentin e tij si aktor, të cilin e kishte shfaqur që me grupet amatore në të cilat ishte aktivizuar, në vitin 1955 pranohet në teatër. Kjo ndjenjë përgjegjësie e bëri djaloshin shkodran që të jetë gjithnjë kërkues ndaj vetes.

Regjisori i parë i Estradës profesioniste te Shkodres Paulin Sekuj (i ndarë nga jeta, më 26.06.2003, në moshën 76-vjecare) bashkeudhëtar me aktorin në jetën artistike për afro 30 vjet, ka thene: “Aktori Hasan Smaja ka ditur të jetë gjithmonë i ri për spektatorin dhe askush nuk tha qoftë edhe një herë se, arti i tij u konsumua. Dhe kjo ka ardhur, sepse Hasani ka ndjekur evoluimin dhe rritjen e shijeve të spektatorit”

Hasan Smaja ishte nje krijues origjinal në skenë
ai, në procesin e tij krijues si aktor, i ka kushtuar vëmendje personazhit që do të interpretonte. Ndaj, pa u lodhur, ka punuar për të gjetur për të (personazhin):
a) elemente e “dramca nga gurra e humorit popullor;
b) mënyrën e të konceptuarit të fenomeneve e dukurive komike e humoristike të gaztorëve e të bejtarëve shkodranë. Të gjitha këto, duke i shestuar me kujdes përbënin °tharmin” brenda hapësirës teksa “shëtiste” origjinaliteti i tij. Kështu, të gjitha këto detaje erdhën duke u forcuar me kalimin e viteve, bashkëngjizur edhe me rritjen e nivelit artistik e profesional të tij. Tani, në skenë ai si aktor hynte më krijues, më origjinal, më i pranueshëm, e më i duartrokitur nga spektatori.

Edhe bashkemoshataret e tij qe e kane njohur aq mire, deshmojne se aktori Smaja mblidhte bejte të bejtexhinjve të njohur shkodrane, si ato te Osos së Falltores, Kolë Shirokës, Molla Sali Patës, e shumë të tjerëve, që ishin të përmendur për humorin e tyre me “kripë”. Ai i recitonte ato e shpesh vargjet i shoqëronte si me Iëvizje të gjymtyrëve të trupit, ashtu edhe me mimikën e fytyrës duke shkaktuar te qeshura.

Gjatë punës dhe jetës së tij si aktor estrade, Hasani punoi dhe interpretoi në te gjitha gjinitë dhe zhanret që përbëjnë një shfaqje estrade. Atë e shihje te interpretonte denjesisht si në skece, në monologë, në tregime të ndryshme, në poezi humoristike, në batuta te castit “qït e prit”, në grimca humoristike, në skece të muzikuara, etj.; por në vecanti atje ku binin ne sy aftesite e tij te shkelqyera si aktor ishin pantomimat e befta, në numrat e shpejtësisë me atë buzagazin e tij që dukej sikur nuk mbaronte kurrë…

Për portretin e ketij artistit studiuesi Salvator Gjeci ka nënvizuar, se “Kjo është shprehje e talentit të shumanshën te tij. Ai ishte gjithnjë në gjendje që brenda një numri të gërshetonte me mjeshtèri dhe, të kalonte me finesë nga skeci në parodi, në monolog, apo në tregim të përshtatej drejt me materialin letrar; të lidhej bukur e me elegancë mendimi e fjala me partnerët e tij në skenë. Ai kalonte me lehtësi nga skeci që kërkon lojë e interpretim të natyrshëm realist, duke krijuar figurë artistike aq sa lejon kjo gjini e artit; në kuplet që kërkon një interpretim kompleks me gjeste e me melodi muzikore, dhe përsëri nga kupleti në tregim, në monolog, apo në humoristike”
Hasan Smaja eshte aktori qe ka interpretuar mbi 1000 role të ndryshme për gaterinë e gjerë e te madhe të tipave e karaktereve që ai ka sjellë në skenën tonë në përgjithësi e shkodrane në vecanti. Në galerinë e tipave të tij hyjnë: shërbëtorë, xhandarê, milicë, nëpunës burokratë, servilë, arrogantë, prepotentë, beqarë, fshatare, punëtorë, etj.

Aktori Hasan Smaja duke interpretuar ne nje komedi me dy aktoret e mirenjohura te Teatrit “Migjeni”, Tinka Kurti dhe Roza Anagnosti – Xhuxha

Kjo ka bërë që gjatë jetës në skenë “të ndërrojë” me dhjetra zanate e me dhjetra fytyra. Dhe për këtë “ndërrim” nuk të ndihmojnë vetëm rrobat, paraqitja e jashtme, apo plastika e grimi. Kryesorja është përshtatja e karakterit sipas thelbit të brendshëm të personazhit që interpreton, njohja e rolit, depërtim në thellësi të botës së brendshme të personazhit, njohja e profesionit e zanatit që ushtron personazhi i inskenuar.

Janë shumë të rralla ato premiera të Estradës profesioniste të qytetit të Shkodrès ku të mos ketë marrë pjesë aktori Hasan Smaja gjithashtu, janë tepër të rralla ato premiera qè të mos kenë patur në repertorin e tyre parodi e intermexo muzikore. Dhe Hasani gjithmonë me një ‘profil të ri’ larg skemës e përsëritjes së vetvetes, interpretonte me dinjitet e kulturë.
Dikur në rininë e tij, i binte kitarës. Por kitara nuk mbeti vetëm nje kujtim i bukur e i largët i rinisë tek ai, por e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij.
Duke parë punën shumëvjecare të ketij aktori me zërin melodik, vërejmë se ai është një aktor plot kolorit karakteresh. Karakteret, tipat dhe rolet e realizuara prej tij, janë të bindshëm, pa sfumatura e jetësorë.

Që në shfaqjen e parë që u dha më 14 shtator 1958, vënë në skenë nga regjisori Paulin Sekuj me titutin: “Reparti i operacionit të zemrës”, spikat loja e aktorit Hasan Smaja, vecanërisht në skecin “Flamuri i pastërtisë” (në tekst roli i kryetarit paraqitej skematik, por loja e aktorit Smaja e kapërcen skematizmin e të shkruarit të tekstit.) Jo vetëm e bën të gjallërueshëm, por krijon profilin e një tipi interesant. Më vonë, në skecin “Prezantimi” ne rolin e drejtorit mbetet një figurë e interpretuar me dinjitet, duke krijuar situata plot humor. Për ecurinë dhe profilin e aktorit Smaja, regjisori Sekuj shprehet: “Në pamjen e parë duket sikur ecën ngadalë në procesin e punës. Kjo ndodh për arsye se, ai punon duke mos ia lënë punën e vet spontanitetit dhe intuitës në castin për të dalë atje ku është objektivi i tij, por e studion hollësisht cdo fjalë, cdo mendim, studion mirë domethënien e saj.

Kështu, kur vjen prova e përgjithshme, aktori Hasan Smaja është i gatshëm dhe i sigurtë për të dalë përpara spektatorit. Eshtë nga ata aktorë që nuk e lë rolin e tij të vyshket, nuk e lë të vjetërohet, nuk mekanizohet, por gjatë gjithë kohës ruan freskinë e figurës e të interpretimit”

Ndërsa kolegu i tij Tano Banushi, Artist i Popultit, do të thoshte: “Hasani ka aftësinë të akumulojë me frymëzim dhe me ndjenjë kulminanten dhe ta japë atë kurdoherë me emocion”. Nderkohe vete aktori Smaja thoshte*… “Figurat në tetër që jep autori i materialit letrar kërkojnë jetë që ta bëjnë spektatorin për vete. Dhe këtë jetë ne nuk mund ta marrim askund tjetër më mirë se nga jeta”.

Aktori shkodran rrallë herë ka shkuar në prova pa një punë paraprake individuale. Gjithnjë është thelluar në njohjen me hollësi të të “panjohurave” të personazheve që do të interpretonte. *Përherë ka ballafaquar veten me personazhin. (Unë… filan personazh… nga vij, me cfarë CV-je paraqitem, në cfarë rrethanash jam, cfarë do të bëj e me kë kam të bëj, qëllimin që ndodhem këtu dhe, si do t’ia arrij këtij qëllimi. Këto pyetje ia bënte vetes aktori Hasan Smaja para se të fillonte punën e tij artistike.

Regjisori Paulin Sekuj, së bashku me H. Smajen, Tano Banushin e të tjerë ishin nga të parët që themeluam Estradën profesioniste. Kane punuar më tepër se 20 vjet bashkë, pa u ndarë për asnjë past, asnjë ditë, dhe gjatë tërë kësaj jete së bashku, si regjisor e aktorë, ruajnë kujtimet më të bukura. Jetë pune me të vërtetë e këndshme! Dhe… Hasanin e dallon si aktor i mirë jo vetëm kur interpreton fjalën e artikuluar, por edhe atëherë kur nuk ftet. Edhe kur nuk fliste, atij i bëheshin shprehës sytë, shprehnin dicka gjestet, mimika, e përligjte në cdo kohë qëndrimin e tij në skenë dhe lidhej në mënyrë origjinale me partnerët, me spektatorin, duke qenë shumë komunikues. Këtë aftësi të tijën, ai e ka manifestuar në dhjetra skece që ishin më shumë pantomime, pasi kishin pak ose aspak fjatë.

Aktorin Hasan Smaja e kujtojme jo vetëm tek pantomima ku shndriti e rrezatoi, por edhe te komedia “Prefekti” në rolin e Beqir agës; edhe te “Shaljanët”, edhe tek komedia “Fejesa”, edhe tek “Gropat e bullicave”, edhe te komedia “Dopiogjashta” në rolin e baba Tushit, etj.

Gjithashtu Hasan Smaja u dallua posacërisht për tipizimin e disa figurave nga fshati, si dhe për skecet: “Po të këndoj këngën me saze”, “Brigada e elektrifikimit”, “Rreth pemës së Vitit të Ri, Mirë se të vini”, “Hallet e hallkave*, “Ju lutem, buzëqeshni!*, “ Me laps në dorë”, “Erdhi ustai”, etj.
Ishte i holle në përdorimin e detajeve dhe shfrytëzimin e situatës komike, duke parapëlqyer elementet e groteskut dhe të karikaturizmit se sa paraqitjen e personazheve mënyrën realiste, me një besueshmëri të dukshme, por plot gjetje e sens humoristik që buronte nga natyra e tij, sikundër edhe nga kundërvënia me gjendjen ku ndodhej e vepronte ky personazh. Aktori shkodran do te nderroi jete me 23 korrik 1987, pikerisht 2 dite para dates se lindjes!
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. Publikuar me pare ne faqen Facebook qe ne korrik 2020
Referenca: Nje shkrim i Xh. Bushatit / “Kujtesa e nje qyteti” / albas-Shkoder 1988-2019 / f. 108 – 112!

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply