Në kujtim të aktorit të humorit Myqerem Ferra (1928-1996)!

0
3329

Myqerem Ferra (1928 – 1996)
Artist i merituar”

Aktor i teatrit te estrades vlonjate, njeri nga emrat e shquar te humorit shqiptar.

Lindi ne Vlore ne vitin 1928 dhe qe ne moshe te re u aktivizua si aktor komik ne Levizjen Amatore Teatrore te qytetit te lindjes. Ka qene nder aktoret themelues te Estrades se Vlores ne vitin 1955, ku vijoi derisa doli ne pension ne vitin 1986.

Nje dyshe e mirenjohur e humorit shqiptar, pararendesit e parodisteve te Vlores, Leka Kruta dhe Myqerem Ferra.

Ka interpretuar shume role ne 140 premiera estrade, me te shumtet ne segmente te shkurtra kohore si : skece, monologe, kuplete, parodi , pantomime, dialoge. Ishte nder aktoret e brezit nismetar dhe mjaft te suksesshem ne interrpetimin e parodive, kupleteve. U dallua sidomos ne portretizimin e roleve qe vinin nga shtresat fshatare dhe ato te ulta, sikunder edhe figurave te tjera me profile sociale e karakteriale te larmishme, si tek skeci pantomime “Dy bojaxhinjte (bojaxhiu i dyte”. Mbahet mend ne interpretimin e skeceve: “per ku jeni nisur te shkoni keshtu, zoti Hitlet?” ne rolin e Hitlerit; “Raxh Kapuri”; “Hiqe oren te shpetoj doren”; “Tekniku i lavatrices” etj.

ne filmin televiziv serial “Agimet e stines se madhe”
Shkeputur nga filmi “Agimet e stines se madhe”

Ishte nje aktor me humor te natyrshem, qe u shfaq posacerisht ne qendisjen e tipav e te rendomte, disi te leshte, te hutuar, sikurse edhe te njerezve qe vinin nga meset punetore etj. Per shume kohe Myqerem Ferra ishte edhe regjisor i kesaj estrade. Si i tille, pati prirje dhe parapelqime per te ndertuar shfaqje me nje bosht tematik dhe ideor, te cilat ndikuan ne rritjen e cilesise dhe kultures se saj. Mban titullin “Artist i merituar”.

Interpretoi edhe ne disa filma artistik te Kinostudios: “Kur zbardhi nje dite” – 1971 / “Malet me blerim mbuluar” – 1971 / “Brazdat” – 1973 / “Agimet e stines se madhe” – 1981 / “Guret e shtepise sime” – 1985.


Dy jane batutat me te spikatura prej tij ne keto filma qe kane mbetur ne kujtesen e spektatorit: “Oh c`do shqepemi me petulla sot” (njeri nga ballistet tek episodi “Armet” ne “Kur zbardhi nje dite” si dhe “Dyfeku do mustaqe” tek “Malet me blerim mbuluar” ne rolin e xha Lames
_____________________
Referenca: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 130. Pershtatur per faqen “Kinematografia Shqiptare” ne mars 2021. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here