Në kujtim të aktorit të shquar Aleksander Pogaçe (1943-2016)!

0
2083

Aleksander Pogaçe (1943-2016)!
Aktor dramatik i teatrit dhe Kinematografise Shqiptare

I lindur ne Fier me 16 Tetor 1943, aktor i mirenjohur i skenes si ne Teater ashtu edhe ne Film. Loja e tij aktoriale te krijon pershtypjen e nje aktori aristokrat, duke interpretuar me mjeshteri dhe profesionalizem shume role qe i caktoheshin nga rregjisoret edhe pse shumica prej tyre ishin personazhe negative.

Ne vitin 1964 mbaron shkollen e larte ne degen e aktrimit ne “Aleksander Moisiu”, dhe menjehere mbas ketij viti do te behet pjesetar i trupes se Teatrit “Petro Marko” ne Vlore.
Ne veprimtarine e gjate te tij artistike ai ka bere pjese edhe ne trupat teatrale te Fierit e asaj te Gjirokastres, duke u dalluar per nivelin e tij te larte te interpretimit, nje aktor i permasave te medhaja ne Teater por pa merita qe padyshim i takojne per kontributin e dhene ne keto trupa.

Per tu permendur ne mes shume shfaqjeve te gjinise teatrale edhe drama “Dy krisma ne Paris” (1982). Shfaqje te tjera mund te permendim “Lavirja e denje per respekt”; “Pas dyerve” ; Filomena Marturano” etj.
Interpreton me pak role , pothuajse te gjitha negative, ne gjinine e filmit, ne kinematografi. por natyrisht spektatori nuk i ka harruar kurrsesi ato.
Aktiviteti i tij ne kinema kryesisht shtrihet gjate viteve `80-te. Ne vitin 1980 do te luaje ne tre filma artistike, ne rolin e nje doktori tek “Mengjese te reja” , “Plumba perandorit” te manifestuesit dhe togerin Franc tek “Deshmort e monumenteve” (1980). Nje vit me vone dy filma te tjere per ate, ne rolin e Peter Majevskit tek “Kercenimi” (1981), dhe tek Thesari (1981) ne rolin e nje oficeri gjerman.

Foto galeri e aktorit ne filmin "Kercenimi"!
 
  
  
  
  
 

Ne kinematografi aktori fierak Pogace do te vazhdoje ne vitin 1983 me nje rol te Reshitit tek “Nje emer midis njerezve”, “Fushe e blerte, fushe e kuqe” – 1984. Me pas do te kete tre vjet shkeputje kur ne vitin 1986 do te interpretoje Ferrucion tek “Guri i beses”, pastaj per te vazhduar ne vitin 1987 ne rolin e Teofanit ne “Bote e padukshme”.

Mbas 1990-tes pothuajse nuk eshte aktivizuar ne asnje shfaqje, film apo teater. Ne mes tjerash duhet te kujtojme se Aleksandri rrjedh nga nje familje artistesh ai eshte edhe djali i aktorit te humorit fierak, Nestor Pogaces. Nderron jete me 16 mars 2016.

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar qe me pare ne Tetor 2015 ne faqen me te njejtin emer ne Facebook dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Nje seleksionim i informacionit te nxjerre on line nga gazeta shqiptare.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here