Në kujtim të një artisti të kompletuar, Koço Devole (1945 – 2020)

0
1568

Koco Devole (1945-2020)
Aktor humori, karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. nje artist i kompletuar.

Arti skenik ka humbur nje tjeter kolose nga fusha e humorit. Mbas Tano Banushit (ne v. 90-te), humori shqiptar gjate v. 2000 humbi koloset e kesaj gjinie, Skender Sallaku, Fadil Hasa, Aleko Prodani, Vasillaq Vangjeli, Gjosho Vasia, Paulin Selimi, Veli Rada, Melpomeni Cobani, Met Bega, Vegim Xhani, Muhamet Liko, Leka Kruta, Gezim Kruja, Fuat Boci…….pra te gjithe emra te medhenj te humorit shqiptar, te pazevendesueshem, pjese e kesaj gjenerate ishte padyshim edhe Koco Devole, breza te tere artedashes do te mbajne mend e do kujtojne me nostalgji kete emer, karakteret qe misheroi, por edhe si drejtuesin e mbremjeve festive te nderrimit te viteve apo te spektakleve e varieteve te ndryshme.

Lindi në Kuçovë më 28 nëntor 1945, nga një familje me origjinë nga Poloska e Korçës. Ai mbetet një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Që ne vitin 1946 se bashku me familjen zhvendoset ne Tirane. Studion per dy vjet inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës,. Në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurron për dramë në Akademinë e Arteve, dhe nuk fitoi, duke e cilësuar si të patalentuar.

Megjithate ai do te gjeje nje rruge tjeter per tu futur ne artin e skenes per te mos dale me nga ajo dhe madje duke zene nje vend nderi ne kete gjini. Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpise qendrore të ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Devole ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve me emer si Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997 me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-se e shkarkon si të pa aftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA.

Në 26 nëntor të vitit 2002 së bahku me një mikun e tij kapet nga policia Italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh me 24 Korrik 2003 lirohet nga burgu Italian dhe pas gjyqit ne Gjykaten e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut.

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”
Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e estrades se Tiranes, Fierit, Beratit etj.

Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1980 – 1997 . Ka qene rregjizor dhe aktor ne shume prej ketyre komedive:

Gjuetia e fundit 1992; Canta e zeze 1986; Të gjallë apo të vdekur – komedi skenike dhe televizive. Canta me nje milion 1993; Oreksi i madh 1995; Revolja e heroit 1996; Per pushime ne Rome 1996 Tre shoke pa sherbyesen 2000 ; Milioneri 2005; Karafili dhe Kleopatra ; Shoku Sillo kerkon grua ; Na ishte njehere Shqiperia 2009…..

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Nderron jete me 6 nentor 2020.


 

KOCO DEVOLE (1943 – 2020)
Comedian, caricaturist, screenwriter, director and show men.
He was born in Kuçova on November 28, 1945, to a family originally from Poloska in Korça. He remains one of the most famous personalities of Albanian humor. His roles on stage and screen are among the best known to the Albanian public.
Since 1946, together with his family, he moved to Tirana. Studied mechanical engineering for two years at the University of Tirana. In his sophomore year of high school he auditioned for drama at the Academy of Arts, and did not win, calling him untalented. However, he will find another way to enter the Scenic Art so as not to leave it anymore even occupy a place of honor in this genre. He worked as an actor and director of the Army Central House Variety, in the magazine “Hosteni” as a cartoonist. During the years 1970-1977 Devole was sent several times to forced labor for ideological “mistakes” in the performing arts. In 1978, Devole started working for the Albanian Television TVSH as an editor, screenwriter and director of artistic programs. In 1997, when the Socialists took power, the Director of RTSH dismissed him as incompetent. Devole is forced to emigrate with his family to the US.
In 2004 – 2005 he worked as a director and screenwriter in the show “Fiks Fare” as well as in the humorous show “Portokalli” Koço Devole is the author and director of many stage shows with the variety troupe of Tirana, Fier, Berat, etc. He was a screenwriter and actor in the New Year Shows of RTSH in the years 1980-1997. He has directed and acted in many of these comedies: Last Hunt 1992 (Gjuetia e fundit); Black bag 1986 (Canta e zeze) ; Dead or Alive (Gjalle apo te vdekur)
Stage and TV Comedy. The bag with a million 1993 (Canta me nje milion); Great appetite 1995 (Oreksi i madh); Revolver of a Hero 1996 (Revolja e heroit) ; In Rome for Holiday 1996 (Per pushime ne Rome); Three friends without a maid 2000 (Tre shoke pa sherbyesen); Millionaires 2005 (Milioneri); Karafil and Cleopatra (Karafili dhe Kleopatra); Comrade Sillo is looking for a wife (Shoku Sillo kerkon grua); Once upon a time in Albania 2009… .. In 1997, together with Agron Llaken in “Telebingo Shqiptare”, his humor had a real shine. The greates artist Koco Devole, passed away on November 6, 2020.

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here