Në kujtim të Artistit të Popullit, Mentor Xhemali (1924-1992)

0
2343

Mentor Xhemali (1924-1992)
Kengetare lirik. Artist i Popullit!

Lindi ne Permet me 12 maj 1924. Kengetare i mirenjohur me nje ze kumbues baritoni. Identifikimi ne gjinine e muzikes eshte tek muzika e lehte, klasike dhe popullore. Të kënduarit si në opera ashtu edhe në atë popullore mbetet një rast unik për vlerat që ai krijoi në këto dy gjini muzikore.

Ne kontakt me kengen ai bie qe femije, i rritur ne mesin e nje familje me dashuri dhe interpretim te muzikes popullore.
Qe ne moshe te mitur per te plotesuar nevojat ekonomike punon si punetor ne portin e Sarandes dhe me vone te Durresit. Ne vitin 1943 i bashkohet rradheve te ushtrise partizane per clirimin e Shqiperise. Aktivizohet ne formacionet muzikore te ushtrise partizane dhe me pas me krijimin e Ansamblit te Ushtrise nga Gaq Avrazi , behet pjese e ketij ansambli si korist e me vone kaloi si solist ne Filarmonine e Shtetit.

Mbas clirimit ne periudhen kohore 1952-1955 dergohet te studioje per kanto-bas ne konservatorin “Cajkovski” te Moskes. Mbas mbarimit te studimeve fillon pune si solist ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane . Ne kete kohe ka nje karriere te shkelqyer. Interpretimi me mjeshtri i roleve te ngarkuara ne kete institucion e vlereson me titullin e larte “Artist i Popullit” ne vitin 1975 dhe dy vjet me pas, me 1977 del ne pension.

Nder interpretimet e tij mund te permendim: “Per ty atdhe”, nje himn, nje simbol ne muziken shqiptare, romancen e C. Zadese “O ju male” , arien e Don Bazilios nga “Berberi i Seviljes” te Xh. Rosinit . Interpretime te tjera: “Jolanta”; “Jeugjen Onegin” te Cajkovskit; “Aleko” i Rahmaninov; “Mrika” i P. Jakoves etj.

Mori pjese ne nje varg koncertesh brenda dhe jashte vendit si ne Kine, Poloni, Austri, Finlande, Cekosllavaki, Bullgari, Kube, duke spikatur si bas i shquar shqiptar e duke fituar madje edhe disa cmime nderkombetare ne Varshave, Moske, Vjene e Helsinki.

Interpretimi qe ai beri disa arieve te njohura , mbeten modele te shkelqyera te tij vokale. Te tille ishin ariet: “Simon Bokanegro” e Fieskos; e Silvios nga “Emani” te Xh. Verdit, si dhe aria e Gjinit te operes “Mrika”.

Vitet e fundit te karrieres se tij u kushtua ne interpretimin e kengeve popullore permetare duke ia ngritur vleren artistike te tyre. Regjistron per here te pare kenge popullore permetare gjate xhirimeve te filmit “Gjeneral gramafoni” (shkurt 1979) se bashku me kengetarin tjeter permetar Ylli Zeqirin. Ne vitin 1977 ne repertorin e tij u shtohen kenget: “Mora rrugen per Janine”; “Zura nje bilbil me vese”.
Mbas kesaj periudhe Mentor Xhemali bashkepunon me sazet e mjeshtrit Laver Bariu ku arrin te regjistroi rreth 30 kenge permetare ne Radio-Tirana . Vazhdon bashkepunimin me mjeshtrat e muzikes popullore permetare si Lela dhe me pas Cobani duke i dhene kultures sone disa perla te tjera te kenduara te kenduara nga ai ne keto formacione muzikore. Madje me sazet e Lelajve ai regjistron edhe nje CD ne France ne vitin 1992 prane studios “Indigo”! Ka marre Cmimin e Republikes se shkalles se pare si dhe ne vitin 2001 “Qytetare nderi “ i Permetit.
Nderroi jete me 9 prill 1992 . Ne nderim te tij shetitorja ne Permet mban emrin Mentor Xhemali.

Publikuar me 8 prill 2021
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni simbas Arkivit te Isopolifonise shqiptare.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here