Në kujtim të fotografit të filmit Mihal Çarka (1925-2001)

0
298

Mihal Çarka (1925-2001)
Fotograf, konsulent i filmit ne Kinostudion “Shqiperia e Re”
Themeluesi i laboratorit fotografik te Kinostudios “Shqiperia e Re”

Lindi ne Sheper te Zagorise me 16 mars 1925. Qe ne moshe te re u lidh ngushte familjarisht me Levizjen Antifashiste Nacionalclirimtare. Pas clirimit perfundoi shkollen fillore dhe u apasionua me fotografine.

Ne vitin 1949 dergohet ne Moske pran Studios Qendrore te Filmave Dokumentare me grupin e pare te 6 kineasteve shqiptare qe u pergaditen per te punuar ne Kinostudio qe ishte duke u ndertuar.

Specializohet per proceset e ndryshme laboratorike te perpunimit te filmave / zhvillimit, dhenies se drites, stampim, montim negativi etj procese. Me 30 mars 1950 fillon pune ne Kinematografi, duke u bere themeluesi i ketij sektori. Ai punoi me perkushtim dhe korrektesi profesionale deri sa doli ne pension ne fundin e viteve 80-te.

Mihal Carka ka meriten e vecante ne pergaditjen e shume kuadrove te specialiteteve te ndryshme te laboratorit te filmit e duke u bere edhe themeluesi i laboratorit fotografik te kinostudios qe sherbeu per provat e aktoreve, pergaditjen ne seri te fotografive per distribucionin e filmave etj. Nderron jete me 28 mars 2001.

Publikuar me pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne mars 2021

________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2001 / A. T Hoxha / f. 69

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here