Në kujtim të grimiorit Bujar Gjashta (1955-2019)

0
1456

Bujar Gjashta (1955-2019)
Grimior

Lindi ne Tirane me 11 korrik 1955. Ka mbaruar shkollen e mesme artistike “Jordan Misja” ne Tirane per skulpture ne vitin 1974 . Punoi per dy vjet ne Ndermarrjen Artistike “Migjeni” dhe , mbasi kreu edhe sherbimin ushtarak filloi pune si grimior ne Kinostudio. Filmi i pare i tij si grimiore ishte “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978).

Ai ka realizuar grimin e aktoreve ne mbi 20 filma nder te cilet: “Liri a vdekje” (dy serite) – 1979 / “Pas vdekjes” – 1980 / “Vellezer dhe shoke” – 1980 / “Si gjithe te tjeret” – 1981 / “Kercenimi” – 1981 / “Rruga e lirise” – 1982 / “Fundi i nje gjakmarrje” – 1983 / “Kush vdese ne kembe” – 1984 / “Dasma e shtyre” – 1985 / “Hije qe mbeten pas” – 1985 / “Vjeshte e nxehte `41” – 1986 / “Dasme e cuditeshme” – 1986 / “Guri i beses” – 1986 / “Kur hapen dyert e jetes” – 1986 / “Eja” – 1988 / “Shkelqim i perkoheshem” – 1988 / “Hetimi vazhdon” – 1988 / “Historiani dhe kameleoni” – 1989 / “Pas takimit te fundit” -1990 / “Jeta ne duart e tjetrit” – 1990.

Mbas viteve `90-te fillon pune ne Teatrin e Operas dhe Baletit si piktor grimior, ku pervec te tjerave ka marre pjese ne grimin e “Miss Shqiperia”, “Miss Europa” dhe ne disa spektakle te tjera televizive, sikurse edhe ne filmat “Tirana Viti Zero” – 2000 / “Misteret e Butrintit” – 2001. Paralelisht punoi edhe si pedagog i jashtem ne lenden e grimit ne Akademine e Arteve te Bukura. Ne gusht te vitit 2019 trupi i tij gjendet i pa jete ne perroin e Dunavatit ne Gjirokaster!
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha /  f. 133-134

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here