Në kujtim të ikonografit Josif Droboniku (1952-2020)!

0
1078

Josif Droboniku (1952-2020)
Piktor dhe regjisor i filmit te animuar ne Kinostudion “Shqiperia e re”. Me pas nje piktor i shquar, mozaicist me të ardhme. Eshte autor i mozaikut te madh te Tiranës në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar.

Lindi me 21 dhjetor 1952. Pasi mbaroi studimet ne Instituin e Larte te Arteve ne vitet `70 per pikture , filloi punen si piktor ne sektorin e filmave vizatimor prane Kinostudios “Shqiperia e re”.

Ne vitin 1982 realizoi filmin e tij te pare “Djaloshi i lirise”. Deri ne vitin 1984 realizoi edhe filma te tjere nga ku mund te permendim “Dite korrjesh” – 1984 / “Pricipata e Arberit” – 1994.

Punoi paralelisht per stemat, pllakatet e filmave , organizimin e ekspozitave dhe Festivaleve te filmave.
Eshte autor i sinjalit te hyrjes te filmit shqiptar “Albafilm” paraqet dhe shume punimeve te tjera si piktor i Kinostudios.

Përpara viteve ’90, ai spikati jo vetëm si një piktor mozaicist me të ardhme, por, veçanërisht në pikturën e kavaletat në përmasa afër monumentalitetit, kryesisht në telajo. Përmendim këtu “Kuvendin e Lezhës”, me figurën e Skënderbeut në qendër e shumë vepra të tjera, të realizuar në këtë periudhë, si mozaiku “Drejt jetës”, në Institutin e Lartë Bujqësor, Tiranë (1983); piktura murale në Muzeun Historik, Lushnjë (1987), piktura murale në hotel “Korabi”, në qytetin e Peshkopisë (1988) etj.

Prirja e tij e kahershme ka qenë figura e aplikuar në sipërfaqe të mëdha murale. Ai e kishte gjetur veten në këtë gjuhë dhe me ketë gjini (mozaikun) mbrojti diplomën në vitin 1977. Rasti i tij i fortë ishte mozaiku i madh i Tiranës në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar.

Mbetet një artist shumëdimensional, që sigurisht do zërë vendin e merituar në historinë e pikturës shqiptare të shekullit XX-XXI. Në shumëllojshmërinë e temave dhe teknikave që ai trajtoi, një vend të veçantë ka zënë tematike historike dhe ajo fetare – ikonografike.

Me veprën e tij të dendur dhe të bukur, lavdëroi Zotin dhe kombin e tij. Si një mozaicist i rrallë, bëri të mundur të pamundurën me këtë teknikë sa të lashtë dhe bashkëkohore njëherësh, duke lënë kështu një gjurmë të pashlyer elokuence dhe bukurie të rrallë të figuracionit human.

Nderroi jete me 12 shkurt 2020
_________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 100 si dhe nje seleksionim i informacionit online. Fotot jane “google credit”.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here