Në kujtim të kantautorit Françesk Radi (1950-2017)

0
1294

Françesk Radi (1950-2017)

Lindi ne Tirane me 13 shkurt 1949. Kryen Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve ne Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 fillon punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme në RTSH. Ka punuar gjithashtu në redaksinë e muzikës në RTSH si Specialist Muzike dhe kantautor.

Francesk Radi eshte me origjine nga Shkodra, femijerine e tij e kalon ne kete qytet prej te cilit merr edukimin me kenget shkodrane qe kur ishte i vogel. Ai vete e konsideronte kete pjese kohore si me te bukuren e jetes se tij.

Cdo gje e asaj kohe le gjurme te thella tek ai. Te gjitha këto emocione, kanë ndikuar dhe në formimin e tij muzikor. Idhujt e muzikes shqiptare per Frankon kane qene Tonin Tershana dhe Vace Zela. U ndikua shume shpejt edhe nga muzika e lehte boterore sidomos ajo italiane ku idhull ishte Adriano Celentano.

E ka konsideruar veten me fat që u ndikua nga muzika italiane, sepse ajo ka qenë gjithmonë një muzikë profesionale që ia vlente të merrej si model i muzikave botërore, pra jo vetëm Francesk Radi, por dhe brezi i tij ka qenë me fat që u ndikua nga kjo lloj muzike dhe sidomos në vitet ‘70 që mbahet si periudha e artë e muzikës, jo vetëm e muzikës italiane, por dhe asaj botërore, kur dëgjohej ndonese klandestine Çelentano, Morandi, Batisti, Mina e shumë të tjerë të cilët ishin modele të arta për kantautorët e rinj shqiptare.

Nuk duhet lene pa u permendur qe pasioni i pare per kantautorin Radi ka qene kitara edhe pse kushtet e kohes ishin të vështira.

Ne fillim e nis me mandolinën, sepse nuk kishte instrument, duke e përdorur mandolinën si kitarë me akorde, duke e ndjere thellesisht qe kitarra do te behej i vetmi instrument që mund t`a shoqëronte ate gjatë këngës. Që në moshë të vogël, e me pas me shoqërinë, e kupton se ka nje talent edhe per te kenduar e shoqeruar veten e tij me instrumentin e kitarres. Keshtu qe konkurron në Liceun Artistik të Tiranës, pa dijenin e prinderve.

Mbas konkurrimit, juria ku bente pjese maestro i madh Simon Gjoni e aprovon Radin si muzikant i ardheshem. Duhej pranuar se ka qenë një kohë e vështirë për artistin e vërtetë, për këngën dhe muzikën e asaj kohe. Realizmi socialist kishte atë kornizën e vet dhe ishte e vështirë të dilje nga kjo kornizë, megjithatë nuk e dime se si por gjërat bëhen më të bukura kur janë të ndalura.

Muzikantet tane dhe Francesk Radi dëgjonin dhe përfitonin nga ajo lloj muzike, mënyra e konceptimit, mënyra e akordeve i zbërthenim tonalitetet, domethënë ka qenë një ndihmë e madhe. Kishte probleme shkolle, fletërrufesh, etj.

Francesk Radin në atë kohë e shikonin si pak modern, pasi binte në sy me kitarën e tij. Ka patur ngacmime, presione gjate interpretimit te kengeve te tij si rasti i kenges “Ne aksion ishim bashke te dy” kur i terhiqet vemendja qe duhej ta interpretonte i buzeqeshur se po i kendonte “Aksionit” qe edhe pse e aprovuan si kenge mbas nje kontrolli por i bene namin Radit mbasi kishte dale ne skene me golf, duke i kerkuar dhogari se kush i kishte thene te dilte ashtu ne skene. Krijoheshin situata aq komike, por dhe te rrezikshme. Si ne rastin e kenges “Adresa” ku i thonin “Franko regjistroje një çik më thjeshtë” arriti deri aty sa që tekniku (kuptohet për mirë) t`i drejtohej “A ka mundësi ta interpretosh keq se për ndryshe kënga nuk mund të kalojë”.

Vetem mbas 90-tes mbas një kohë relativisht te gjatë kur ai ishte i shkëputur nga profesioni pasi ia kishin byllur të gjitha dyert, filloi një erë e re për kantautorin, ato që ai i kishte ndrydhur në memorien e tij më në fund arrin t’i shpreh.

Pjesemarrja ne Festivalet ne RTSH per Francesk Radin ka qene gjithnje nje pergjegjesi e madhe sidomos për brezin që ai ka përfaqësuar, atë të viteve ‘70-’80, jo vetem brezin, por të gjithë ata këngëtarë që kanë marrë pjesë në këtë festival që kanë lënë gjurmë në historinë e këngës shqiptare duke filluar që nga këngëtarja e madhe Vaçe Zela, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Liljana Kondakçi e Kozma Dushi. Me përgjegjësi sepse ishte përfaqësuesi i atyre ngjyrave te “skuadrës” se nje brezi te arte kengetaresh, te cilen vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene me te preferuarit tek artedashesi shqiptar.

Disa nga kenget e tije me te degjuara nga artedashesit:
“Adresa”; “Biçikleta”; “Rroku i burgut”; “Humba pranveren”; “Ere Vere”; “Zemer e lodhur”; “Mora Mandolinen”; “Lulebore”; “Oj zogo”; “Suzana (version italian); “Telefonate zemrash” etj.

Nderron jete me 3 prill 2017 pas nje semundje te rende, një hemoragjie cerebrale qe pesoj nje jave me pare.

_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Gazeta dhe portale te ndryshme online. Informacion i nxjerre nga nje interviste e vete kantautorit dhe pershtatur per faqen Kinematografia Shqiptare – facebook ne Prill 2017 .

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here