Në kujtim të këngëtarit veteran Qemal Kërtusha (1931-2022)

0
2225

Qemal Kërtusha (1931-2022)
Kengetar. Mban titullin “Artist i Merituar”

Lindi më 27 tetor të vitit 1931 ne Durres dhe ka marrë titulli “Artist i Merituar” qe më 1968, për vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij.

Përfshihet shpejt në lëvizjen amatore artistike të qytetit qysh në vitin 1946. Më pas, bëhet pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë dhe i ansamblit të ushtrisë.
Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje, në periudhën 1951 –1953 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja.
Më pas, kthehet në qytetin e lindjes dhe përfshihet si aktor në teatrin “A. Moisiu”.

Me krijimin e estradës profesioniste kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera.

Në vitin 1962 merr pjesë në festivalin e parë të këngës në Radio, ku nderohet me çmime për të tria këngët; “Fëmija i parë”, “Vashëzo” dhe “Mos më qorto”.
Më pas vijon me çmimet e fituara në shtatëmbëdhjetë festivale rresht. Në vitin 1963 realizon dhe jep me sukses të parin koncert recital me këngë nga festivalet e muzikës së lehtë. Në vitin 1968 merr pjesë në operan “Bijtë e Skëndërbeut”. Ishte fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër.

Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku. Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.
Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

       

Nderroi jete me 9 mars 2022

Data e ekskluzivitetit ne kete faqe mban daten 24 tetor 2022
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivtet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply