Në kujtim të komediografit shkodran Bik Pepa (1925-1998)!

0
1740

Bik Pepa ishte poet dhe artist, nje figure e kompletuar, mjeshter i satires, humorist, komediograf i shquar shkodran i gjysmes se shek 20-te. Ishte nje personalitet krijues, kryesisht ne planin e humorit dhe satires. Dinte te shkruante po aq bukur edhe poezi.

Per te portretizuar Bike Pepen, poetin e artistin qe ngerthen nje kompleksitet te vecante ne raportet e botes se tij te brendeshme mendore e shpirterore me rebelizmin e jashtem te jetes se vet private, do te thote qe shpesh, shume shpesh e qeshura te te perzihet me lot dhe anasjelltas, lotet te te nderpriten nga te qeshurat. E tille qe jeta e tij, natyra vepra qe krijoj dhe veprimtaria qe zhvilloj.

Ai ishte mbret i humorit, ajka e harese se cdo mjedisi, ndaj u pelqye prej te shumteve, prej shkodraneve dhe shqiptareve, ndaj u imitua prej shume humoristeve te ri , duke e ba nje model i ndjekur nga shume krijues ne fushen e humorit te Estradave.

Lindi në Shkodër me 19 shtator 1925. Ka mbaruar shkollën pranë gjimnazit franceskan ”Illyricum”, dhe më pas fakultetin e Gjuhë – Letërsisë së Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë ne 1949.

Dijet dhe kultura e marrun ne keto shkolla e kryesisht ne vitet e gjimnazit i kishin dhene atij njohje te konsiderueshme mbi letersine, ate shqipe dhe te huaj, ashtu edhe si per gjuhet e huaja, italisht, frengjisht, latinisht e greqisht.

Ai fillimisht u evidentua si poet lirik duke demostruar talent premtues në liriken intime dhe atë meditative përmes poezish. Ai krijoj lirika te nje vlere te konsiderueshme duke na lene te kuptojme se Biku ne kete fushe te krijimtarise letrare ishte po aq i madh sa ne ate te kontributit ne fushen e humorit.

Keto cilesi duken qartazi ne poezite: “Më ka ra mall”, ’Farketari” ; “Je vjeshte e gjelberueme” ; “ Atje tek ti”; “Shpirtin une pyes”; “Buzeqeshja e Mona Lizes”; “Cilen jete”; “Kujtimeve”; “Altareve t`besimit”; “Liria”; “Ne vetmine e nates” etj, te botuara ne organet e kohes, apo dhe poezine “Vdekje permalluese“ kushtuar vdekjes se muzikantit Gjon Kujxhia.

Bik Pepa si nje talent i shquar dhe krijues i humorit popullor e te kultivuar, do te ishte per 22 vjet me rradhe artisti me peshe te ndjeshme ne skenen autoritare profesioniste te estrades se Shkodres, rrethane qe ndikoj shume ne konformizmin e tij krijues. Ne anen tjeter pak i njohur dhe i eksploruar ne te vertetat me te qenesishme te botes se tij te brendeshme mendore e shpirterore, pamje krejt e kunder kjo me shfaqjen e tij te jashtme.

Per nga vlerat artistike e permbajtesore, satira e humori bikpepian mbeten realizime te veçanta e te paperseritshme ne llojin e vet. Krijime dhe burime keto te nje talenti e individualiteti krijues te spikatur qe zgjoi si rralle kush interesin e adhurimin e spektarorit e lexuesit. Bik Pepa performoi dimensione madhore krijuese ne fushen e satires e te humorit te kultivuar, por dhe atij te improvizuar popullor. Pepa ishte dhe mbeti nje legjende e humorit shkodran. Qe ne premieren e pare te Estrades.

Profesioniste qe u shfaq me 14 nentor 1958, suksesi i madh i Bikut ne ate qe i plote. Figura dhe personaliteti i Bik Pepes dominoi skenen e sartires dhe te humorit te kultivuar, kater dekada me radhe nga vitet ‘50 deri ato’90 te shekullit te kaluar. Bashke me koleget e tij ato do t`i vinin themelet e shendosha e cilesore te kesaj gjinie duke e cuar ne kulmet qe tashme njeh historiku i kesaj trupe. Personalitet poliedrik i letersise dhe artit, lirik,satirik,humorist,komediograf,perkthyes, aktor profesionist i skenes ai si krijues dhe artist “pushtoi” skenen shkodrane e shqiptare te humorit profesionist te estradave,kesaj gjinie demokratike te dashur e e ndjekur me interes nga spektatori shqiptar.

Ndonese ne shpirt mbeti gjithnje lirik jeta e tij krijuese e artistike do t’i perkushtohet teatrit te estrades, fillimisht si amator i trupes se zgjedhur amatore te teatrit te drames e estrades se te pares shtepi kulture te ngritur ne Shkoder me 18 janar 1945, trupe kjo qe nen drejtimin e regjisorit Andrea Skanjeti vuri ne skene pjese te ndryshme teatrale.

Nisi me “Bujtina e te vorfenve”e Maksim Gorkit, qe u shfaq me 5 shkurt 1945, per te vazhduar vit pas viti me te tjera drama e komedi nga autore vendas e te huaj si “Nje pule ka kendue si gjel” e Ton Shoshit ku u aktivizua per hete te pare si aktor edhe Bik Pepa.
Me lindjen e artit skenik te estrades , ne fillimet e viteve ‘50 te shekullit te kaluar Bik Pepa aktivizohet si aktor dhe krijues materialesh letrare per shfaqjet e suksesshme qe realizoi kjo trupe ku u shquan ato “E tashti do te degjoni”, ”Estrada pa perçe”. Me rolet e veta e sidomos me deklamimet e satirave te tija me tema sociale e politike, Pepa u be nje nder artistet me te dashtur per spektatorin.

Jane keto tregues qe do ta inkuadrojne Bik Pepen ne trupat e estradave. Dy vite para krijimit te Estrades profesioniste te Shkodres ishte pjede e trupes se Estrades profesioniste te Tiranes. Me pas me Estraden shkodrane, krijuar ne korrik 1958. Bashke me aktore te talentuar si Tano Banushi , Hajrije Sula, Paulin Preka, Roza Xhuxha (Anagnosti), Hasan Smaja, e ne vazhsimesi me te tjere te talentuar si Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Gezim Kruja, Gjosho Vasia, Zef Deda etj,
Pepa dhe Estrada e Shkodres do te terheqe respektin e adhurimin e shkodraneve e shqiptareve.

Qe ne premieren e pare te estrades peofesioniste “Reparti i operacionit te zemres” 14 nentor 1958, suksesi i trupes dhe i Bik Pepes qe i plote. Sukses pati Bik Pepa dhe ne premieren e dyte “Po ta kendoj kengen me saze”, per te vazhfuar me te tjera ku theksohet komedia ‘Çifti i lumtur” qe u ekranizua dhe film e krijuar nga i madhi Bik Pepa, autoresia e vertete e cila nuk u permend askund, “babai” i kesaj komedie te cmuar.

Bik Pepa ishte anetar i Deges se Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve te Rrethit, por nuk iu dha ndonjehere leje krijuese e nuk u mblodhe ndonjehere kush per ate e ndonje promovim te veprave e botimeve te tij. Nuk pati kurre grada e medalje, tituj apo vleresime duke mbet gjithmone nje ushtar i thjeshte. Megjithate ai beri nje epoke, u kthye ne nje model si humoris, mjeshter i satires si satirik, autoritet krijues si libretist spektaklesh estradeske, komediograf i komedive nga ma te bukurat e letersise shqiptare, mjeshter i vargut, i bejtes, anektodes e batutes humoristike, improvizator i rralle i situatave komike nga ma befasueset dhe nga me te spikaturat. Kjo eshte performanca e Bikut , ky eshte portreti qe i njohu atij Shkodra e mbare Shqiperia, nje dimension i madh dhe i papaerseritshem i komikes ne llojin e vet. Prova per keto nivele te tilla satire mund te permendim: “Muzike e kerkueme”; “Gjo Nike Pyka”; “Mulla Mustafe Qylafi”; “Ne darsem tek Deli Vata” etj..

E megjithate Bike Pepen e denuan duke e larguar nga puna e duke e derguar per riedukim me pune korrektese prej nje vit e gjysme ne Ferme Bujqesore. Mbas v. 90-te u aktivizua ne Radio Shkodra per te prezantuar vepren e tij. Me pas emri i tij bie ne harrese te plote. Artisti i madh Bik Pepa nderron jete me 8 gusht 1998
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin  2013
Marre dhe pershtatur per faqen nga shkrime te Xh.Bushatit dhe M. Shestani
Publikuar per here te pare nga faqja me te njejten emer “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook ne tetor 2019

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here