Në kujtim të kompozitorit Rifat Teqja (1928-2013)

0
652

Rifat Teqja (1928-2013)
Artist i Popullit / Dirigjent i teatrit te Operas dhe Baletit.

Lindi ne Peqin me 2 shtator 1928. Ka kryer studimet e larta ne Konsevatorin Tchaikovsky te Moskes per dirigjim simfonik ne v. 1958 . Veprimtaria e dirigjentit të shquar të muzikës shqiptare është e lidhur ngushtë me jetën artistike të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ka aktivitetin artistik prej 35 vitesh, ku realizoi mjaft vepra skenike ndër më të rëndësishmet e repertorit operistik e koreografik: operat “Il barbiere di Siviglia”, “Eugjeni Onjegin”, “Madama Batterfly”, “La Boheme”, “Aleko”, “Le nozze di Figaro”, baletet: “Arrëthyesi”, “Romeo e Zhuljeta”, “Lola”, “Fadeta”, etj.

Ka merita për realizimin edhe të veprave kryesore skenike shqiptare, si: operat: “Mrika”, “Skënderbeu”, “Toka Jonë”, “Borana”, “Zgjimi”, baletet “Cuca e maleve”, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, si dhe për interpretimin e fondit bazë të muzikës simfonike e orkestrale shqiptare me orkestrën e TKOB, RTSH dhe Akademisë së Arteve.

Nën drejtimin e tij u ekzekutuan për herë të parë në Shqipëri me dhjetra vepra të repertorit të huaj simfonik e koncertal. Së bashku me Mustafa Kranten, është themelues i klasës së dirigjimit në Konservatorin Shtetëror,ku ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e pedagogjisë. Nga klasa e tij e dirizhimit kanë dalë dirigjentë të cilët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën muzikore shqiptare dhe më tej.

Eshte dirigjenti i orkestres edhe ne regjistrimin e e muzikes se 15 filmave artistike. Ne vitin 1995 fitoi titullin Profesor.
Është laureuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe mban titullin Artist i Popullit. Nderroi jete me 4 gusht 2013 ne moshen 84 vjecare.

_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here