Në kujtim të një aktori të vecantë | Bujar Lako (1947-2016)!

0
1475

Bujar Lako (1947-2016)
Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare

Lindi me 9 maj 1947 në Lozhan, Korçe. Ne vitin 1972 merr diplomen në Institutin e Lartë të Arteve dhe menjehere pas nje viti behet aktor ne Teatrin Popullor.
Në Teater ai ka interpretuar në rreth 70-80 role, nder te cilet në dramat : “Ariu” e Çehovit, “Monserati” e Emanuel Robles, “Ditë vere” e Mrozhekut, “Varrtarët”. “Vdekja e Dantonit” e Byhnerit. Për aftesine e tij dhe vlerat artistike në vitin 1982 do ti jepet Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë.

Në kinema ai do te kete me pak role te interpretuar, rreth 20 .
Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë ai i Mistos në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, por roli që do ta bëjë të njohur për publikun e gjerë do të jetë ai i Martin Krekës, Sekretarit të Partisë, në filmin “Përballimi” në vitin 1976. Ky eshte edhe roli për të cilin ai do të nderohet me “Çmimin Special” nga Juria e Festivalit të II-të të Filmit Shqiptar.

Bujar Lako do te kete me vone interpretime mjeshtërore në filmat “Gjeneral Gramafoni” (1978) dhe “Ballë për ballë” (1979) respektivisht në rolet e Halit Beratit dhe Mujo Bermemës. Interpretimi në rolin e klarinetistit Halit Berati do të tregojë para publikut se maturia artistike e Bujar Lakos kishte arritur nivele të larta. Do të ngelet në mendjen e publikut ekzekutimi mjeshtëror e teatral i tij në filmin “Gjeneral Gramafoni” në dy pjesë të mirënjohura popullore siç janë këngët popullore “Këngë për Çerçiz Topullin” dhe “Qiraxhiu i Grebenesë” që i japin përshtypje publikut se pas klarinetës është vetë Bujar Lako dhe jo Mjeshtri i Madh, Artisti i Popullit, Laver Bariu.

Për këtë rol ai do të vlerësohej me Kupën e Festivalit si “Aktori më i Mirë” në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar që u zhvillua në Tiranë prej 21 deri në 28 prill të vitit 1979. Në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 20 deri në 26 Prill të vitit 1981 do të vlerësohej me “Çmimin Special” për rolin e Mujo Bermemës në filmin “Ballë për ballë”. Për të dy interpretime do të laureohej me Çmimin e Republikës së Klasit të I-rë. Interpretimet e tij do të vazhdonin më tej në filmat : “Nëntori i dytë” në rolin e Luigj Gurakuqit në vitin 1982, në filmin “Dora e ngrohtë” në rolin e Spahiut në vitin 1983, në filmin “Vendimi” në rolin e Këshilltarit në vitin 1984, në filmin “Telefoni i një mëngjesi” në rolin e Nestorit, Drejtorit të fermës, në vitin 1987, në filmin “ Vrasje në gjueti” në rolin e Ferdinandit në vitin 1987, për të ardhur në vitin 1989 në interpretimin mjeshtëror të rolit të Gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, rol për të cilin ai do të vlerësohet me Çmimin “Aktori më i Mirë” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1990. Në vitin 2005 interpretimi i rolit të i Petros në filmin “Syri Magjik”, me të cilin ai do të vlerësohej me Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro (Egjipt) në 12 Shtator 2005. Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në filmin “Muaji i mjaltit” në rolin e Rrokut.

Bujar Lakon e gjejmë edhe në rolin e spikerit në përmbledhjen muzikore të Aleksandër Peçit “Vajtimi Shqiptar” kushtuar “vitit të zi 1997”.
Në këtë përmbledhje Bujar Lako reciton pjesë nga “Epika e Gilgameshit”.
Kjo përmbledhje do të jetë dhe prezantimi i parë i muzikës shqiptare moderne në Amerikën e Veriut. Djali i tij Bojken Lako përveç se një këngëtar i mirënjohur për publikun shqiptar do të jetë edhe regjisori i komedisë “Harvi” e Mary Chase ku do të interpretojë rolin e Elud Pi Dodit. Mban titullin “Artist I Merituar”. Ndahet nga jeta me 26 dhjetor 2016

Kinematografi
2009 — Muaji i mjaltit….Rroku
2005 — Syri Magjik…Petro
2003 — Lule të kuqe,lule të zeza…..Taksisti
2001 — Amiko……
1989 — Kthimi i ushtrisë së vdekur….Gjenerali
1987 — Binarët….Kujtimi
1987 — Telefoni i një mëngjesi…Nestori,drejtori i fermës
1987 — Vrasje në gjueti…Ferdinandi
1986 — Gabimi….Babai i Martinit
1985 — Gurët e shtëpisë sime….
1984 — I paharruari…..Besim Peja
1984 — Vendimi….Këshilltari
1983 — Dora e ngrohtë…..Spahiu
1982 — Nëntori i dytë…..Luigj Gurakuqi
1979 — Ballë për ballë……..Mujo Bermema,Komandanti shqiptar i Bazës
1978 — Gjeneral Gramafoni……Halit Berati
1978 — Udha e shkronjave (Film TV)…..Tunxhi
1976 — Përballimi……Martin Kreka,sekretari i Partisë
1975 — Në fillim të verës……Misto

Teatër
“Ariu” e Çehovit
“Harvi” e Mary Chase…….Elud Pi Dodi
“Varrtarët”
— /– /2002 — “Portreti i Dorian Greit”
06/06/1998 — “Ditë vere” e e Sllavomir Mrozhekut
— /01/1996 — “Vdekja e Dantonit” e Byhnerit
25/05/1986 — “Vdekja e një komisioneri” e Artur Milerit
12/09/1985 — “Monserati” e Emanuel Robles
02/09/1981 — “Njerëz të thellësive” e leka Bungos
25/10/1980 — “Vizita e inspektorit” e Xh. Pristlit
03/05/1980 — “Nga errësira në dritë” e Piro Manit (Artisti i Popullit) dhe Dhimitë Xhuvanit
11/11/1979 — “Furnalta” e Ruzhdi Pulahës
25/04/1979 — “Gryka e nëmur” e Teodor Laços
07/04/1978 — “Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahës
05/03/1977 — “Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Laços
15/11/1975 — “Lezja” e Kiço Blushit
07/03/1974 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës………….Vata

ÇMIME DHE TITUJ
1985 – Artist i Merituar

12 Shtator 2005 – Çmimin “Aktori më i mirë”
për interpretimin e rolit të Petros në filmin “Syri Magjik”
në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro (Cairo International Film Festival) të zhvilluar në Kajro, Egjipt në vitin 2005.

 

17 Nëntor 1991 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1991.

1982 – Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë
për interpretimet e tij në Teatër.

26 Prill të vitit 1981 – Çmimi Special
për interpretimin e rolit të Mujo Bermemës në filmin “Ballë për ballë” në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 20 deri në 26 Prill të vitit 1981.

 

28 Prill 1979 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni” në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 21 deri në 28 prill të vitit 1979.

1979 – Çmimin e Republikës së Klasit të I-rë
për interpretimin e rolit të Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni”.

 

1979 – Çmimin e Republikës së Klasit të I-rë
për interpretimin e rolit të Mujo Bermemës në filmin “Ballë për ballë”.

 

23 Prill 1977 – Medaljoni i Festivalit
për interpretimin e rolit të Martin Krekës në filmin “Përballimi”
në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në datën 23 Prill të vitit 1977.

23 Prill 1977 – Çmimi Special
për interpretimin e rolit të Martin Krekës në filmin “Përballimi”
në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar ttë zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në datë.


___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne v. 2013 dhe rishikuar disa here ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here