Në kujtim të një artisti të shquar, Lukë Kaçaj (1926-2001)

0
1583

Lukë Kaçaj (1926-2001)
Kengetar, tenor, aktor ne TOB (Teatri i Operas dhe Baletit).

Lindi më 19 korrik 1926, në Bajzë të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin “Illyricum”, te Françeskaneve ne Gjuhadol Shkoder. Që në këtë kohë ai shfaqi dhunti të pazakonta muzikore. Aty njohu edhe At Gj Fishten, At A Harapin etj.
U zgjodh per zerin e tij nga At Martin Gjoka OFM dhe mbas tij, nga At Filip Mazrreku po muzikant. Kendonte ne korin e Kishes Fretenve.

Ne fund te 1945, At Mati Prennushi, pra Provinciali i Fretenve ka lajmeruar te atin e Lukes per t`a marre ne Malesi, sepse rrezikohej te arrestohej.
Sic ka treguar vete artisti: “Nga një copë fushë mes malesh, nga Bajza e Kastratit, do të zbriste edhe Luk Kaçaj për në shkollën e etërve dhe falë zërit të tij do të bëhej pjesë e korit të At Filip Mazrekut, At Martin Gjokës e Prenkë Jakovës, së bashku me ata emra që e themeluan muzikën shqiptare si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tish Daija etj.“

Mësuesit françeskanë, metaforikisht malin po e afronin me detin në një shkollë qytetase, e thënë kjo me gjuhën e Koliqit.
Luk Kaçaj ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”.
Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Nikolai Ghiaurov dhe rusi Sasha Vedernikov”.

Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist.
Në vitet 1950-1955 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I. Tchaikowsky, në Moskë dhe që në atë vit emërohet solist në TOB. Ndërkaq, që në kohën e studimeve Kaçaj ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare, duke marrë edhe çmime.

Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve.

Ne kinematografi luan dy role, ne vitin 1953 ate te plakut te verber ne “Skenderbeu” si dhe ne vitin 1969 “Perse bie kjo daulle” ne rolin e Gjon Marashit, nje babai konservator i nuses, Katrines “qe kishte thyer zakonin”.
Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare.

Lukë Kaçaj nderron jete më 7 shtator 2001 në Laç.
Pas vdekjes Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep dekoratën “Nderi i Kombit”


_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “VOAL”-2017

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here